Aktori me famë botërore, Richard Gere, ka ngritur shqetësimin për modelin e ngritur nga Italia në Shqipëri për menaxhimin e emigrantëve, duke paralajmëruar se kjo qasje mund të kthehet në një shembull për mënyrën se si Bashkimi Evropian do ta trajtojë emigracionin në të ardhmen. Në një videomesazh në mbështetje të organizatës ActionAid, Gere foli për pasojat që, sipas tij, sjellin politikat e ndalimit, dëbimit dhe zhvendosjes së kontrollit të kufijve jashtë territorit evropian, duke e vendosur Shqipërinë në qendër të kritikës së tij.
“Ajo që po ndodh atje mund të shndërrohet në një model për mënyrën se si Evropa do ta menaxhojë emigracionin në të ardhmen”, u shpreh aktori, duke iu referuar modelit të zhvilluar nga Italia me Shqipërinë.
Gere argumenton se menaxhimi i emigracionit nuk duhet të bëhet në kurriz të të drejtës për azil dhe të drejtave themelore të njerëzve.
“Emigracioni mund të menaxhohet pa kushte çnjerëzore, pa dobësuar të drejtën për të kërkuar azil dhe pa i trajtuar të drejtat e njeriut si pengesë”, tha ai.
Aktori kritikoi gjithashtu mënyrën se si emigrantët po perceptohen përmes politikave të reja kufitare.
“Frika po zëvendëson dhembshurinë. Njerëzit po reduktohen në numra, probleme ose kërcënime”, deklaroi Gere, duke kundërshtuar normalizimin e ndalimit dhe dërgimit të emigrantëve përtej kufijve të BE-së.
Modeli Itali-Shqipëri parashikon që një pjesë e procedurave për emigrantët të zhvillohen në qendra të ngritura në territorin shqiptar, jashtë territorit italian. Pikërisht ky zhvendosje e menaxhimit të emigracionit përtej kufijve të BE-së është ajo që Gere e sheh me shqetësim.
Në fund të videomesazhit, aktori bëri thirrje për një qasje që vendos dinjitetin njerëzor në qendër të politikave migratore.
“Ne jemi të gjithë emigrantë. Le të mbrojmë njerëzoren tonë të përbashkët sa ende kemi kohë”, përfi Richard Gere. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

