Lajme Zone
“Mos i besoni fjalës pa kapar”, pronarin e apartamentit e mashtrojnë në mes të sezonit
Të tjeraJOQ Albania

“Mos i besoni fjalës pa kapar”, pronarin e apartamentit e mashtrojnë në mes të sezonit

Një qytetar i është drejtuar JOQ Albania për të denoncuar një rast që, sipas tij, i ka shkaktuar humbje gjatë pikës së sezonit turistik.

Një qytetar i është drejtuar JOQ Albania për të denoncuar një rast që, sipas tij, i ka shkaktuar humbje gjatë pikës së sezonit turistik.

Qytetari tregon se një person e ka telefonuar për t’i marrë me qira apartamentin për periudhën 5-10 gusht. Duke i besuar fjalës së tij, ai thotë se ia ka mbajtur apartamentin pa i kërkuar kapar dhe ka refuzuar persona të tjerë që kishin kërkuar akomodim për të njëjtën periudhë.

“Më tha 100% që do të vinte. Unë, duke i besuar, largova edhe njerëz të tjerë që më kërkuan apartamentin për këtë periudhë.”

Sipas qytetarit, personi i kishte thënë se do të mbërrinte të nesërmen rreth mesditës, por më pas nuk është paraqitur. Ai thotë se personi nuk i hap më telefonin dhe nuk i përgjigjet as mesazheve në WhatsApp. Qytetari kërkon që rasti të publikohet me qëllim sensibilizimin e pronarëve të tjerë, në mënyrë që të tregohen më të kujdesshëm kur rezervojnë apartamente pa marrë kapar.

“Publikojeni, nëse mundeni, që të mos mashtrohet njeri si puna ime. Nëse është për sensibilizim, pjesa tjetër është në rregull”, shprehet ai.