Lajme Zone
Plas sherri në burgun e Fierit, plagoset Denis Bajri i dosjes “Metamorfoza” (detajet)
Të tjeraPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Plas sherri në burgun e Fierit, plagoset Denis Bajri i dosjes “Metamorfoza” (detajet)

Mësohet se sherri ka nisur mes Denis Bajrit, Aldo Gjinit dhe Jurgen Zotajt. Pas ndërhyrjes së forcave të sigurisë së burgut, situata është vënë nën kontroll, ndërsa Aldo Gjini është futur në izolim.

Denis Bajri Një konflikt mes disa të burgosurve ka ndodhur gjatë orarit të ajrimit në burgun e sigurisë së lartë në Fier, duke lënë të plagosur dy persona. Detaje të reja janë zbardhur nga konflikti i ndodhur gjatë orarit të ajrimit në burgun e sigurisë së lartë në Fier, ku mbetën të plagosur Denis Bajri dhe Jurgen Zotaj.

Mësohet se sherri ka nisur mes Denis Bajrit, Aldo Gjinit dhe Jurgen Zotajt. Pas ndërhyrjes së forcave të sigurisë së burgut, situata është vënë nën kontroll, ndërsa Aldo Gjini është futur në izolim.

Sipas të dhënave paraprake, gjatë përplasjes dyshohet se janë përdorur mjete prerëse të improvizuara. Bajri dhe Zotaj kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal të Fierit për ndihmë mjekësore.

Burime spitalore bëjnë me dije se të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, mësohet se tre të burgosurit gëzonin marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin dhe konsideroheshin shokë brenda ambientit të vuajtjes së dënimit.

Ende nuk janë sqaruar motivet dhe rrethanat që çuan në konflikt, ndërsa pritet që autoritetet të përcaktojnë dinamikën e plotë të ngjarjes dhe personat e tjerë që mund të jenë përfshirë. Paraprakisht dyshohet se konflikti ka nisur pas një debati të momentit. Sherr në burgun e Fierit, dy të burgosur përfjnë në spital 8 Gusht, 11:55 Kush është Denis Bajri? Denis Bajri, i njohur edhe si Denis Brajoviç, u ekstradua nga Dubai drejt Shqipërisë më 23 korrik 2025, pasi ishte arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe në shkurt të vitit 2024. Ai ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Metamorfoza” dhe ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

Sipas Policisë së Shtetit, SPAK e akuzon Brajoviçin në lidhje me vrasjen e Gjon Ndojt, i njohur edhe si Gjin Boriçi, ngjarje e ndodhur më 9 gusht 2020 në Shkodër.

“Ky shtetas është i akuzuar nga SPAK, në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Metamorfoza’, pasi dyshohet si autor i vrasjes së shtetasit Gj. B. (N.), kryer më datë 09.08.2020, në Shkodër”, njoftonte Policia.

Emri i Denis Brajoviçit shfaqet gjithashtu në komunikimet e aplikacionit të koduar SKY ECC, të administruara në dosjen “Metamorfoza”. Në materialet e publikuara nga kjo dosje përmenden edhe komunikime të tij me Ervis Martinajn.

Në përgjimet e publikuara në media përmendet gjithashtu një mesazh që Brajoviç dyshohet se i ka dërguar Behar Bajrit pas vrasjes së Gjin Boriçit: “…Gjoks e kry, kapedan. Mu blloku, se dosha me ja gri kryt, se më tha diçka…”.

Brajoviç kishte pasur edhe më herët përballje me drejtësinë. Ai ishte arrestuar si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër, ndërsa rreth vitit 2019 Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ndryshoi masën e sigurisë ndaj tij, duke e lënë në “arrest shtëpie”.

Ai ka qenë gjithashtu subjekt i Operacionit Forca e Ligjit (OFL). Sipas Policisë së Shtetit, Brajoviç ishte hetuar për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Shoferët kapen me shpejtësi deri në 230 km/h, Skënder Hita: Shifrat janë alarmante 8 Gusht 2026, 12:1012:10Kronike Sherr në burgun e Fierit, dy të burgosur përfjnë në spital 8 Gusht 2026, 11:5511:55Kronike U kapën me 28 emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy persona në Korçë 8 Gusht 2026, 11:2511:25Kronike Dogji 3 makina, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan; një tjetër kapet me kokainë dhe armë 8 Gusht 2026, 11:1411:14Kronike U ekstradua nga Kolumbia, GJKKO lë në burg ‘kimistin’ e drogës në Frakull 8 Gusht 2026, 09:4209:42Kronike Aksidenti fatal në Greqi, eksperti zbulon detaje: Nënë e bir po udhëtonin me shpejtësi të lartë 8 Gusht 2026, 08:5708:57Kronike