Lajme Zone
Mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit, jep dorëheqjen imami shqiptar në Zvicër! Zbardhen edhe deklaratat homofobe
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit, jep dorëheqjen imami shqiptar në Zvicër! Zbardhen edhe deklaratat homofobe

Aliu drejtonte deri në mesin e kësaj jave Komisionin e Imamëve pranë Federatës së Organizatave Islamike në Zvicër (FIDS) dhe shërbente si autoriteti më i lartë teologjik i Bashkimit të Organizatave Islamike në Zürich (VIOZ), rol në të cilin mbante kontakte të rregullta zyrtare me autoritetet kantonale e komunale zvicerane.

Një nga figurat e njohura të komunitetit islamik në Zvicër, imami me origjinë shqiptare Bashkim Aliu, është detyruar të largohet nga të gjitha funksionet e tij publike pas një hulumtimi të gazetës SonntagsZeitung. Hulumtimi zbardhi deklaratat e tij homofobe si dhe kontaktet e afërta me qarqe radikale islamike, përfshirë pjesëmarrjen në një ngjarje ku i pranishëm ishte edhe lideri i Hamasit, Ismail Hanije, i vrarë në Teheran nga Izraeli. Aliu drejtonte deri në mesin e kësaj jave Komisionin e Imamëve pranë Federatës së Organizatave Islamike në Zvicër (FIDS) dhe shërbente si autoriteti më i lartë teologjik i Bashkimit të Organizatave Islamike në Zyrih (VIOZ), rol në të cilin mbante kontakte të rregullta zyrtare me autoritetet kantonale e komunale zvicerane. Mirëpo, pas botimit të gjetjeve, FIDS e ka shkarkuar menjëherë nga detyrat, ndërsa vetë Aliu është detyruar të japë dorëheqjen nga të gjitha postet brenda VIOZ-it. LEXO EDHE:Itali/ 20-vjeçari shqiptar zbret të vendosë trekëndëshin pas aksidentit, përplaset për vdekje nga një automjet sapo del nga makina (EMRI) Gazeta zvicerane zbuloi një seri qëndrimesh kontroverse të imamit, mes të cilave një postim të vitit 2017 ku ai e cilësonte paradën "Pride" në Prishtinë si një "paradë të turpit". Organizatat zvicerane VIOZ dhe FIDS u distancuan prerazi, duke theksuar se qëndrimet homofobe ose që cenojnë dinjitetin njerëzor bien ndesh me parimet e tyre dhe me ligjin zviceran. Pjesa më e rëndë e skandalit ndërlidhet me një udhëtim të Aliut në Doha të Katarit në janar të vitit 2024. Atje ai mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Bashkimit Ndërkombëtar të Dijetarëve Myslimanë, një organizatë e lidhur ngushtë me Vëllezërit Tanë Myslimanë. Në të njëjtën veprimtari mbajti fjalim edhe shefi i atëhershëm i Hamasit, Ismail Hanije. Drejtuesit e FIDS-it deklaruan se nuk kishin asnjë dijeni për pjesëmarrjen e Aliut në këtë konferencë, ndërsa VIOZ-i njoftoi se ai nuk kishte udhëtuar në emër të tyre dhe se kjo çështje po i nënshtrohet verifikimeve të mëtejshme. Rasti ka marrë përmasa politike edhe për shkak të financimit publik. Nga viti 2017 deri në vitin 2025, kantoni i ka kaluar VIOZ-it rreth 2,5 milionë franga për projektin e kujdesit shpirtëror islamik në institucionet publike, përveç një mbështetjeje vjetore prej 50 mijë frangash nga vetë qyteti i Zyrihut. P.J P.J Shqiptarja.com TAG: shqiptaret ne zvicer zvicer zyrih Ismail Hanijeh bashkim aliu Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

3 Nëntor, 11:50

Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 49% Veliajn 18.1% Asnjërin 32.9% Vota total: 1889 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?