Lajme Zone
Mori mandatin nga Presidenti për formimin e qeverisë së re/ Eisenkot sfidon Netanyahun: Do të bëj gjithçka për të përmbushur detyrën, fton edhe deputetët e Likud të bashkohen
BotëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Mori mandatin nga Presidenti për formimin e qeverisë së re/ Eisenkot sfidon Netanyahun: Do të bëj gjithçka për të përmbushur detyrën, fton edhe deputetët e Likud të bashkohen

Lideri i opozitës izraelite, Gadi Eisenkot, i cili mori mandatin nga Presidenti Isaac Herzog për formimin e qeverisë së re, është zotuar se do të bëjë gjithçka për të përmbushur detyrën e tij dhe për t’i dhënë fund qeverisjes së Benjamin Netanyahut.

Lideri i opozitës izraelite, Gadi Eisenkot, i cili mori mandatin nga Presidenti Isaac Herzog për formimin e qeverisë së re, është zotuar se do të bëjë gjithçka për të përmbushur detyrën e tij dhe për t’i dhënë fund qeverisjes së Benjamin Netanyahut. “Ka ardhur koha për të formuar një qeveri kombëtare emergjence. Do të bëj gjithçka për të siguruar që ne të jemi në lartësinë e situatës”, shkroi Eisenkot në një reagim në platformën X. Ndërkohë, partia e tij, Yashar, u ka bërë thirrje edhe deputetëve të Likud-it, partisë së Netanyahut, që t’i bashkohen qeverisë së ardhshme, duke lënë të hapur mundësinë e një koalicioni më të gjerë politik. Në reagimin e saj, Yashar theksoi se nëse Likud dhe aleatët e saj dëshirojnë vërtet një qeveri uniteti kombëtar, duhet të shkëputen nga aleanca me partitë ekstremiste dhe të mbështesin një kabinet të drejtuar nga Eisenkot. Kjo lëvizje vjen në një moment vendimtar për politikën izraelite, pasi pavarësisht epërsisë parlamentare që ka siguruar opozita në konsultimet presidenciale, formimi i një koalicioni të qëndrueshëm mbetet një sfidë e vështirë. Eisenkot ka në dispozicion 28 ditë për të formuar qeverinë, me mundësi zgjatjeje edhe për 14 ditë të tjera. Ndërkohë, Netanyahu vijon të mbetet në detyrë deri në krijimin dhe miratimin e një qeverie të re. זו העת להקמת ממשלת חירום לאומית.

אעשה הכל כדי שנהיה ראויים 🇮🇱

— Gadi Eisenkot – גדי איזנקוט (@gadi_eisenkot) November 7, 2026 © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Benjamin Netanyahu izrael