Një moment i pazakontë me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale, pasi tifozi i njohur amerikan Laurence Leavy i famshëm si “Marlins Man”, u bë viral pas një takimi me artisten gjatë një ndeshjeje bejsbolli në SHBA. Leavy, i cili është një figurë e njohur në tribunat e sportit amerikan për veshjen e tij karakteristike ngjyrë portokalli, u filmua duke biseduar me Dua Lipën pa e kuptuar fillimisht se kush ishte këngëtarja që kishte pranë. LEXO edhe...Dua Lipa promovon letërsinë në Londër, merr pjesë në festivalin e njohur! Këngëtarja shqiptare bashkon emra të artit në një skenë Pamjet u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, ku përdoruesit komentuan me humor situatën e pazakontë. Për shumë njerëz, ideja që një tifoz i njohur të mos e dallojë një prej yjeve më të mëdha të muzikës pop u kthye menjëherë në një moment viral. Dua Lipa ishte e pranishme në ndeshjen e bejsbollit së bashku me partnerin e saj, aktorin Callum Turner ndërsa takimi me “Marlins Man” u kthye në një nga episodet më të komentuara të mbrëmjes. Laurence Leavy është bërë i njohur prej vitesh për paraqitjet e tij në ndeshje të mëdha sportive në SHBA, ku veshja portokalli e bën lehtësisht të dallueshëm nga kamerat dhe tifozët. A.C/ReportTv.al dua lipa SHBA Laurence Leavy Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 73.4% Jo 23.8% Nuk e di 2.8% Vota total: 5006 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?
