JOQ ka siguruar pamjet e aksidentit të ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Bardhyl” në Tiranë. Në video shihet një automjet që dyshohet se po lëvizte me shpejtësi dhe përplaset me një autobus urban.
Nga përplasja, urbani humbet drejtimin, del nga korsia dhe kalon në anën tjetër të rrugës, duke goditur më pas një motor që ishte i parkuar në anë. Në pamje shihet edhe një kalimtare në trotuar, e cila fatmirësisht arrin t’i shpëtojë përplasjes.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje, ndërsa deri tani nuk ka një njoftim zyrtar për rrethanat e aksidentit. Gjithashtu, ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga përplasja.

