Lajme Zone
Momenti kur polici tenton t’i marrë telefonin qytetarit që po filmonte, më pas e shoqërojnë
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 12 burime — Krahaso mbulimin →

Momenti kur polici tenton t’i marrë telefonin qytetarit që po filmonte, më pas e shoqërojnë

Një tjetër episod i ndodhur gjatë protestës së 94-të qytetare në Tiranë ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si Policia e Shtetit ndërhyri ndaj protestuesve mbrëmjen e 1 shtatorit.

Një tjetër episod i ndodhur gjatë protestës së 94-të qytetare në Tiranë ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si Policia e Shtetit ndërhyri ndaj protestuesve mbrëmjen e 1 shtatorit.

Mes personave të shoqëruar gjatë tensioneve pranë Kryeministrisë, bie në sy edhe rasti i një qytetari, i cili, sipas pamjeve të publikuara në media, nuk duket se po kryente ndonjë veprim të dhunshëm, por po dokumentonte me telefon ndërhyrjen e policisë ndaj protestuesve.

Në video shihet momenti kur një efektiv i policisë i afrohet qytetarit dhe tenton t’i marrë telefonin nga dora, ndërsa ai filmonte. Pak çaste më pas, efektivi, së bashku me dy kolegë të tjerë, e kapin qytetarin nga krahët dhe e shoqërojnë.

Pamjet ngrenë një pyetje të drejtpërdrejtë: përse u shoqërua një qytetar që, në atë moment, duket se po ushtronte vetëm të drejtën për të dokumentuar atë që po ndodhte në një protestë publike?

Episodi merr edhe më shumë rëndësi në një protestë që u shoqërua me përplasje mes policisë dhe protestuesve. Sipas Policisë, gjatë tubimit u arrestuan 14 persona dhe u proceduan penalisht 3 të tjerë, ndërsa autoritetet argumentuan se protestuesit kishin bllokuar hyrje-daljet e Kryeministrisë dhe nuk iu bindën thirrjeve për lirimin e rrugës.

Por pikërisht për këtë arsye, çdo ndërhyrje e efektivëve ndaj qytetarëve duhet të jetë e justifikuar dhe proporcionale me veprimin konkret të personit.

Nëse pamjet konfirmojnë se qytetari nuk po ushtronte dhunë, nuk po pengonte efektivët dhe thjesht po dokumentonte veprimet e Policisë, atëherë rasti kërkon një shpjegim të qartë nga autoritetet: mbi çfarë baze u vendos shoqërimi i tij dhe përse u tentua t’i merrej telefoni?

Dikush duhet të mbajë përgjegjësi nëse rezulton se efektivët kanë tejkaluar kompetencat e tyre. Dokumentimi i veprimeve të Policisë nga qytetarët është një element i rëndësishëm i transparencës gjatë tubimeve publike dhe një ndërhyrje e pajustifikuar ndaj një personi që filmon duhet të hetohet.

Pamjet flasin qartë. Tashmë mbetet që institucionet të japin përgjigje për këtë episod. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)