Tensionet në seancën plenare u përshkallëzuan edhe më tej, pasi kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, vendosi të përjashtojë kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Vendimi erdhi pasi Bardhi hodhi ujë në drejtim të kryeministrit Edi Rama, në shenjë proteste kundër vendimit të mazhorancës për të kaluar në votim një sërë aktesh pa debat parlamentar.
Pas incidentit, truprojat e kryeministrit ndërhynë menjëherë duke u pozicionuar pranë tij për ta mbrojtur. Nga ana tjetër, Peleshi vazhdoi procedurën për votimin e pikave të rendit të ditës me ritëm të shpejtë, duke lexuar projektvendimet dhe projektrezolutat për t'i kaluar në votim.
Ndërkohë, deputetët e opozitës protestuan nga vendet e tyre duke goditur tavolinat dhe duke hedhur akuza në drejtim të kryeministrit me thirrje si: "O hajdut!" dhe "Dorëheqje!". Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

