Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën “Bardhyl”, në Tiranë. Paraprakisht raportohet se një automjet është përplasur me një urban, ndërsa pas përplasjes autobusi ka goditur edhe një motor që ndodhej i parkuar. Nga aksidenti, sipas burimeve paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
