Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Moment prekës! “News24 media e popullit!”/ Protestuesit shpërthejnë në duartrokitje dhe ovacione


Një moment emocionues është regjistruar gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku një qytetar ka vlerësuar punën e News24 për raportimin e protestave që prej ditës së parë. Fjalët e tij kanë marrë duartrokitje dhe ovacione nga protestuesit e pranishëm.

Një moment emocionues është regjistruar gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku një qytetar ka vlerësuar punën e News24 për raportimin e protestave që prej ditës së parë. Fjalët e tij kanë marrë duartrokitje dhe ovacione nga protestuesit e pranishëm. Qytetari falënderoi televizionin për pasqyrimin e zhvillimeve, duke theksuar se pjesëmarrësit në protestë nuk kanë dalë në rrugë për të shkaktuar përplasje, por për të shprehur pakënaqësitë e tyre. “E vërteta të thuhet siç është. Mediat e tjera janë të fëlliqura. News24 është media e njerëzve, e popullit. Bravo News24! Duhet raportuar çdo akt dhune”, u shpreh ai, ndërsa protestuesit e pritën me duartrokitje. Më tej, qytetari bëri thirrje kundër dhunës dhe gjakderdhjes, duke treguar se kishte ardhur në protestë me lule, si simbol i paqes. “Nuk jemi të dhunshëm, unë kam ardhur me lule. Nuk duam gjakderdhje dhe vëllavrasje. Nëse vdes një qytetar këtu, do të bëhet gjaku lumë”, deklaroi ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb