Lajme Zone
Mohamed Salah mbërrin te Trabzonspor, Ernest Muçi bën gjestin e veçantë për të pritur ikonën e Egjiptit
SportTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Mohamed Salah mbërrin te Trabzonspor, Ernest Muçi bën gjestin e veçantë për të pritur ikonën e Egjiptit

Transferimi i bujshëm i Mohamed Salah te Trabzonspor vazhdon të jetë tema kryesore në Turqi, ndërsa një tjetër detaj ka tërhequr vëmendjen e tifozëve.

Transferimi i bujshëm i Mohamed Salah te Trabzonspor vazhdon të jetë tema kryesore në Turqi, ndërsa një tjetër detaj ka tërhequr vëmendjen e tifozëve. Sipas raportimeve, mesfushori shqiptar Ernest Muçi do t’ia dorëzojë fanellën me numrin 10 superyllit egjiptian. Nga pikëpamja e marketingut, numri 10 konsiderohet zgjedhja ideale për një futbollist të kalibrit të Salah, duke e bërë këtë vendim thuajse të pashmangshëm.

Ardhja e Salah ka shkaktuar entuziazëm të jashtëzakonshëm në Trabzon dhe në gjithë futbollin turk, ndërsa klubi ka përforcuar ndjeshëm skuadrën gjatë merkatos.

Tifozët mezi presin të shohin në fushë partneritetin mes Ernest Muçit dhe Mohamed Salahut, një dyshe që premton spektakël dhe cilësi të lartë në sezonin e ri. Nëse bashkëpunimi i tyre funksionon sipas pritshmërive, Trabzonspor mund të jetë një nga skuadrat më të forta dhe më tërheqëse për t’u ndjekur në kampionatin turk. Top Channel