Luka Modriç do të vazhdojë të jetë pjesë e kombëtares së Kroacisë edhe në moshën 41-vjeçare. Vendimi është konfirmuar nga Federata Kroate e Futbollit, e cila ka bërë të ditur se mesfushori i Milanit do të jetë në dispozicion të përfaqësueses për sezonin e ri.
Modriç një prej futbollistëve me më shumë ndeshje në historinë e Kroacisë, kishte lënë të hapur të ardhmen e tij me ekipin kombëtar pas zhvillimeve të muajve të fundit, por tashmë ka konfirmuar vazhdimin.
Modriç do të mbushë 41 vjeç javën e ardhshme, në prag të pushimit të radhës ndërkombëtar, ndërsa njëkohësisht ka vendosur të vijojë karrierën edhe në nivel klubesh me Milanin për sezonin 2026-2027. Tashmë është konfirmuar se ai do të jetë pjesë edhe e Kroacisë në sezonin e ri të Ligës së Kombeve.
Federata Kroate ka njoftuar se Modriç do të përfshihet në grumbullimin e shtatorit dhe tetorit. Lista e plotë e lojtarëve të përzgjedhur për këto ndeshje do të bëhet publike të hënën. Mesfushori ka dhënë gjithashtu konfirmimin se do të jetë i gatshëm për të gjithë fushatën e Kroacisë në Ligën e Kombeve, me kushtin që të jetë në gjendje të mirë fizike.
Ky vendim vjen pas një periudhe gjatë së cilës ishte diskutuar mundësia që Modriç të tërhiqej nga kombëtarja. Në fund të sezonit të kaluar, ai nuk arriti të luante në Champions Ligë me Milanin dhe më pas Kroacia pati një paraqitje që përfi me eliminim nga Portugalia në fazën e 1/32-ve të Kupës së Botës. Këto zhvillime kishin sjellë pikëpyetje rreth vazhdimit të karrierës së tij me përfaqësuesen.
Megjithatë, Modriç ka zgjedhur të vijojë. Për Kroacinë, mesfushori mbetet një prej lojtarëve me eksperiencën më të madhe dhe tashmë do të jetë pjesë e një tjetër fushate ndërkombëtare. Objektivi i radhës është Liga e Kombeve, ku ai do të jetë në dispozicion të trajnerit Slaven Biliç, nëse gjendja fizike do t’ia lejojë.
Në aspektin statistikor, Modriç ka regjistruar deri tani 202 paraqitje me kombëtaren kroate. Kjo shifër e rendit atë në vendin e tretë në klasifikimin e futbollistëve me më shumë ndeshje me një kombëtare në nivel botëror. Përpara tij është Lionel Mesi me 207 paraqitje, ndërsa rekordin e mban Kristiano Ronaldo me 233 ndeshje.
Vazhdimi i Modriç me Kroacinë merr një rëndësi të veçantë edhe për shkak të moshës. Në moshën 41-vjeçare, ai do të nisë një tjetër sezon me klubin dhe kombëtaren, duke vijuar një karrierë ndërkombëtare që tashmë përfshin 202 ndeshje me Kroacinë.
Federata Kroate pritet të bëjë publike të hënën listën e plotë për grumbullimin e shtatorit dhe tetorit, ndërsa Modriç është konfirmuar si një prej emrave të saj. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

