Lajme Zone
Berisha me delegacionin në SHBA/ Këlliçi: 5 vjet me një damkë të pamerituar në kurriz, e vërteta triumfoi
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Berisha me delegacionin në SHBA/ Këlliçi: 5 vjet me një damkë të pamerituar në kurriz, e vërteta triumfoi

Nënkryetari i PD-së Belind Këlliçi ka komentuar vizitën e ...

Nënkryetari i PD-së Belind Këlliçi ka komentuar vizitën e kreut të PD-së Sali Berisha në SHBA.

Përmes një postimi, Këlliçi, i cili është pjesë e delegacionit që shoqëron Berishën në SHBA, shkruan se demokratët dhe Berisha mbajtën për 5 vite mbi kurriz një damkë që nuk e meritonin, por e vërteta triumfoi dhe viziat në SHBA është vetëm hapi i parë. “U desh shumë forcë e vendosmëri e demokratëve dhe Sali Berishës për të çmontuar një operacion korruptiv e kriminal ku u përfshinë shumë aktorë, me Edi Ramën në krye!

5 vjet u mbajt padrejtësisht në kurrizin tonë një damkë e pamerituar, një barrë e rëndë dhe padrejtësi e madhe.

Në fund e drejta dhe e vërteta triumfoi.

Kjo është një histori që nuk duhet arkivuar, por që meriton transparencë si shërbim ndaj interesit publik dhe ndaj vendit.

Sot me mbërritjen e Sali Berishës në SHBA është hedhur vetëm hapi i parë!”, shkruan Këlliçi./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.