Moderatorja shqiptare Franceska Rustemi ka ndarë me ndjekësit një situatë të pazakontë që i ka ndodhur gjatë një daljeje me jaht.
Përmes disa pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, Franceska ka treguar momentet kur mjeti lundrues ku ndodhej ajo dhe grupi i saj duket se ka hasur një problem në mes të detit. Në video shihet një tjetër mjet lundrues që afrohet për t’u ardhur në ndihmë.
Nga pamjet e shpërndara ngrihen dyshime se mund të ketë pasur një problem teknik ose mungesë karburanti, pasi në një moment shihet duke iu dorëzuar grupit një bidon. Ndërkohë, moderatorja shfaq edhe një pajisje sinjalizuese emergjence, e përdorur në raste kur kërkohet ndihmë në det.
“Shenja ime që të filloj të besoj në syrin e keq, sepse kjo më ndodhi në një ditë të zakonshme gushti”, ka shkruar Franceska krahas videos, duke lënë të kuptohet se situata e ka surprizuar dhe shqetësuar.

