Shqipëria do të kontribuojë në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza, me mbështetje për operacionet e sigurisë dhe planifikimin e misionit. Kjo marrëveshje është përshëndetur nga përfaqësuesi i Lartë për Gazën në Bordin e Paqes, diplomati bullgar Nickolay Mladenov i cili vlerësoi rolin e Shqipërisë në përpjekjet ndërkombëtare për stabilizimin dhe rindërtimin e territorit palestinez. Në një postim në rrjetin social X, Mladenov falënderoi Shqipërinë për këtë angazhim, duke theksuar se mbështetja e saj, së bashku me atë të Kosovës dhe Marokut, do të jetë e rëndësishme për zbatimin e planit ndërkombëtar për Gazën. “E mirëpres ngrohtësisht marrëveshjen e Shqipërisë me Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit, e cila ofron mbështetje shtesë për operacionet e sigurisë dhe kapacitete për planifikimin e operacioneve të misionit në Gaza. Faleminderit për këtë kontribut të rëndësishëm. Së bashku me Marokun dhe Kosovën, mbështetja e Shqipërisë do të jetë thelbësore për avancimin e qeverisjes, sigurisë, përpjekjeve humanitare, sundimit të ligjit dhe rindërtimit, në kuadër të Planit Gjithëpërfshirës dhe Rezolutës 2803 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, shkruan Mladenov. LEXO EDHE:Misioni për stabilizimin e Gazës, nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes për pjesëmarrjen e Shqipërisë Marrëveshja për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit u nënshkrua ditën e djeshme. Misioni synon të mbështesë sigurinë dhe stabilitetin në Gaza, si dhe përpjekjet humanitare dhe rindërtimin e territorit, në kuadër të planit ndërkombëtar të mbështetur nga Kombet e Bashkuara. A.C/Shqiptarja.com TAG: shqiperia Nickolay Mladenov Gaza Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Tetor, 13:43
A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.6% Jo 78.4% Disi 2.9% Vota total: 13167 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
