Mjekët dhe studentët e Mjekësisë janë bashkuar në një marshim drejt Kryeministrisë, duke dalë në rrugë me thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe largimin e kabinetit të drejtuar prej tij. Marshimi vjen në kuadër të protestave që po zhvillohen në Tiranë, ku të rinjtë dhe qytetarët po shprehin pakënaqësitë e tyre dhe po kërkojnë ndryshime. Me thirrjet e tyre, protestuesit kanë drejtuar mesazhe kundër qeverisë. Pjesëmarrja e mjekëve dhe studentëve të Mjekësisë i shtohet zërave që po kërkojnë të dëgjohen nga institucionet, në një klimë protestash dhe tensionesh politike. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
