Lajme Zone
“Mizori të tmerrshme”/ Von der Leyen dënon sulmet vdekjeprurëse në Kiev: Rusia duhet të paguajë për shkatërrimin e Ukrainës
BotëTop Channel

“Mizori të tmerrshme”/ Von der Leyen dënon sulmet vdekjeprurëse në Kiev: Rusia duhet të paguajë për shkatërrimin e Ukrainës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dënuar ashpër sulmet ajrore ruse ndaj Kievit, duke i cilësuar ato si “mizori të tmerrshme”, pasi të paktën 17 persona humbën jetën gjatë një nate tjetër bombardimesh në kryeqytetin ukrainas.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dënuar ashpër sulmet ajrore ruse ndaj Kievit, duke i cilësuar ato si “mizori të tmerrshme”, pasi të paktën 17 persona humbën jetën gjatë një nate tjetër bombardimesh në kryeqytetin ukrainas. “Edhe një herë zgjohemi me lajmet për mizoritë e tmerrshme të kryera nga Rusia përmes sulmeve të saj ajrore ndaj Ukrainës. Rusia duhet të paguajë për shkatërrimin që ka shkaktuar”, deklaroi Von der Leyen.

Ajo bëri të ditur se Komisioni Evropian planifikon të përdorë të ardhurat e krijuara nga asetet e ngrira ruse për të mbështetur Ukrainën.

“Po i vëmë në dispozicion Ukrainës edhe 1.4 miliardë euro të tjera nga këto të ardhura. Kjo do të mbështesë rezistencën e vazhdueshme të Ukrainës përballë luftës së paligjshme të Rusisë”, tha presidentja e Komisionit Evropian. Top Channel