Policia Kufitare ka arrestuar në aeroportin e Rinasit shtetasen turke Julide Yazici, e shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ajo është dënuar nga Gjykata e Stambollit me 4 vjet e 2 muaj burg për veprat penale “Dhënia e ndihmës logjistike për organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrja në grupe terroriste”, ndërsa ndaj saj kanë nisur procedurat për ekstradim drejt Turqisë.
Ndërkohë, autoritetet shqiptare kanë finalizuar edhe dy ekstradime nga jashtë vendit. Nga Mbretëria e Bashkuar është ekstraduar Kostandino Tahiri, i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 3 vjet burg në vitin 2021 për veprën penale “Plagosje me dashje”.
Gjithashtu, nga Athina është ekstraduar Andrea Biti, i dënuar në vitin 2024 nga Gjykata e Fierit me 8 muaj burg për veprën penale “Vjedhje”. Operacionet janë kryer në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar të autoriteteve shqiptare me homologët e vendeve të tjera.

