Lajme Zone
Misteri i Shqipërisë në alarmin e Milojko Spajiçit
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Misteri i Shqipërisë në alarmin e Milojko Spajiçit

Në Podgoricë prej disa ditësh qarkullon një pyetje së cilës ende nuk i është dhënë përgjigje: cilat janë dy vendet që, sipas kryeministrit Milojko Spajiç, po përpiqen të ndërhyjnë në Malin e Zi pikërisht në një prej fazave më të rëndësishme të rrugës së tij drejt Bashkimit Evropian?

Presidenti Milatoviç thërret urgjent Këshillin e Mbrojtjes dhe Sigurisë më 31 gusht; çfarë dinë shërbimet dhe cilët janë emrat që kryeministri malazez nuk po i thotë? Edi Rama dhe Milojko Spajiç / Kryeministri malazez thotë se dy vende të rajonit po përgatiten për veprimtari hibride kundër Malit të Zi. Emrat nuk i bëri publikë. Më pas ndërhynë mediat vendase: “Vijesti” përmendi Serbinë dhe Shqipërinë, “Dan” Serbinë dhe Kroacinë. Në Podgoricë tashmë pyetja nuk është vetëm kush fshihet pas alarmit të Spajiçit, por edhe kush po i ushqen versionet në qarkullim. Në Podgoricë prej disa ditësh qarkullon një pyetje së cilës ende nuk i është dhënë përgjigje: cilat janë dy vendet që, sipas kryeministrit Milojko Spajiç, po përpiqen të ndërhyjnë në Malin e Zi pikërisht në një prej fazave më të rëndësishme të rrugës së tij drejt Bashkimit Evropian?

Spajiç deklaroi se autoritetet disponojnë “informacione serioze operative të sigurisë” për përgatitjen e një veprimtarie hibride, ku dyshohet se janë të përfshirë zyrtarë të të paktën dy vendeve të rajonit. Ai foli edhe për lidhje me aktorë politikë dhe një pjesë të medias brenda Malit të Zi. Akuza është e rëndë. Emrat, megjithatë, kryeministri nuk i dha.

Këtë boshllëk e mbushën mediat malazeze dhe pikërisht këtu historia bëhet e paqartë.

“Vijesti”, duke iu referuar burimeve të veta, raportoi se Spajiç kishte parasysh Serbinë dhe Shqipërinë. Pak më vonë “Dan”, dha një version tjetër: Serbinë dhe Kroacinë. Dy versione për të njëjtën deklaratë dhe tri shtete të përmendura.

Ka edhe një hollësi që nuk mund të kalojë pa u vënë re: Shqipëria gjendet vetëm në njërin version. Kroacia vetëm në tjetrin. Serbia përmendet në të dy.

Kjo, në vetvete, nuk provon përfshirjen e Beogradit në ndonjë veprimtari kundër Malit të Zi. Burimet anonime të gazetave nuk mund të zëvendësojnë provat dhe as qëndrimin zyrtar të institucioneve. Pikërisht për këtë arsye duhet treguar e njëjta kujdes edhe me Shqipërinë.

Deri tani, Spajiç nuk e ka akuzuar publikisht Tiranën.

Ky është fakt dhe mbi të duhet të mbështetet çdo lexim serioz i çështjes.

Reagimi i Shqipërisë ishte për këtë arsye i matur. Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha hodhi poshtë çdo mundësi të përfshirjes së Tiranës në përpjekje destabilizuese ndaj Malit të Zi, ndërsa kujtoi se bëhet fjalë për interpretime mediatike dhe jo për një akuzë zyrtare të qeverisë malazeze.

Atëherë lind pyetja: pse doli emri i Shqipërisë?

Përgjigje ende nuk ka. Mund të bëhet fjalë për informacion që nuk është bërë publik, për burime të ndryshme brenda aparatit shtetëror malazez, ose thjesht për betejën politike dhe mediatike që ka shpërthyer pas deklaratës së Spajiçit. Pa prova, çdo përfundim tjetër do të ishte spekulim.

Ka, megjithatë, një pjesë të historisë që meriton shumë më tepër vëmendje.

“Vijesti” ka raportuar, duke cituar burime nga sektori i sigurisë, se shqetësimi nuk lidhet vetëm me ndikimin nga jashtë. Sipas gazetës, po ndiqen edhe lidhje të mundshme brenda strukturave të pushtetit. Madje është hedhur dyshimi se një funksionar i lartë mund të jetë i cenueshëm ndaj ndikimit të personave të lidhur me krimin, të cilët pretendohet se disponojnë materiale komprometuese për të.

Edhe këtu duhet bërë një dallim i qartë: bëhet fjalë për pretendime të burimeve të gazetës, jo për fakte të provuara publikisht.

Nëse këto të dhëna konfirmohen, atëherë çështja merr përmasa shumë më serioze. Problemi nuk qëndron vetëm në faktin se kush kërkon të ndikojë Malin e Zi nga jashtë, por nëse ky ndikim ka gjetur mbështetje brenda institucioneve të tij.

Koha kur shpërtheu debati e shton peshën e tij.

Mali i Zi është vendi më i përparuar i Ballkanit Perëndimor në negociatat me Bashkimin Evropian. Podgorica ka hapur të gjithë kapitujt negociues dhe Brukseli ka hyrë tashmë në fazën e përgatitjeve që lidhen me anëtarësimin e ardhshëm.

Një krizë e rëndë politike në këtë moment do ta ngadalësonte procesin. Për ta dëmtuar rrugën evropiane të Malit të Zi nuk është e domosdoshme të ndryshohet orientimi strategjik i vendit. Mund të mjaftojnë muaj të tërë përplasjesh politike, dobësimi i qeverisë ose zgjedhje të parakohshme.

Pikërisht këtu qëndron pesha e paralajmërimit të Spajiçit.

Nëse kryeministri ka në dorë të dhëna konkrete, institucionet malazeze duhet t'i shqyrtojnë dhe, aq sa lejon siguria kombëtare, të sqarojnë se çfarë po ndodh. Një akuzë që prek vende fqinje, marrëdhënie diplomatike dhe vetë rrugën drejt BE-së nuk mund të mbetet gjatë mes deklaratave politike dhe burimeve anonime.

Presidenti Jakov Milatoviç e ka marrë seriozisht alarmin e ngritur nga kryeministri. Ai thirri për 31 gusht një mbledhje urgjente të Këshillit të Mbrojtjes dhe Sigurisë, ku drejtuesve të institucioneve të sigurisë u është kërkuar të paraqesin të dhënat që kanë për ndërhyrjen e dyshuar nga jashtë.

Kjo mbledhje mund të jetë edhe prova e parë për peshën reale të deklaratave të Spajiçit. Nëse pas tyre qëndrojnë të dhëna konkrete të shërbimeve, çështja mund të marrë përmasa shumë më të mëdha se debati që ka shpërthyer në mediat malazeze. Nëse jo, kryeministri do të duhet të shpjegojë pse ngriti publikisht një alarm kaq të rëndë pa treguar se mbi çfarë mbështetej.

Deri atëherë, një pyetje mbetet pezull mbi Ballkan: çfarë dinë shërbimet dhe cilët janë emrat që Spajiç nuk po i thotë?/Pamfletimisteri i shqipërisë në alarmin e milojko spajiçit gjergj zefi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Editorial Çfarë fsheh vizita e beftë e shefit të CIA-s në Moskë? 28 Gusht 2026, 20:4120:41Editorial Gysi, 'fuqia' që Edi ua hodhi peshkaqenëve 27 Gusht 2026, 15:2615:26Editorial Sa na duhet edhe ne një Dolly Parton 26 Gusht 2026, 10:3310:33Editorial Donald Trump, ky humbës i madh 25 Gusht 2026, 15:1015:10Editorial Vjeshta e Mbijetesës 24 Gusht 2026, 13:0313:03Editorial Kush po kërkon t’i rrëmbejë “Flamingot”? 23 Gusht 2026, 16:0016:00Editorial