Lajme Zone
Misteri i katër gjeorgjianëve në Itali, tentuan të udhëtonin drejt Izraelit me pasaporta false! Pas zbulimit, 2 prej tyre përfundojnë në Shqipëri
BotëReport TV

Misteri i katër gjeorgjianëve në Itali, tentuan të udhëtonin drejt Izraelit me pasaporta false! Pas zbulimit, 2 prej tyre përfundojnë në Shqipëri

Katër shtetas gjeorgjianë janë në qendër të një hetimi në Itali pasi tentuan të udhëtonin drejt Izraelit me pasaporta izraelite të falsifikuara, edhe pse kishin hyrë ligjërisht në vend me dokumentet e tyre gjeorgjiane. Dy prej tyre u larguan më pas drejt Shqipërisë, ndërsa autoritetet italiane po përpiqen të zbardhin arsyen e përdorimit të dokumenteve false.

Katër shtetas gjeorgjianë janë në qendër të një hetimi në Itali pasi tentuan të hynin në Izrael duke përdorur pasaporta izraelite të falsifikuara, edhe pse kishin dokumente të rregullta gjeorgjiane me të cilat kishin hyrë ligjërisht në Itali. Dy prej tyre, pasi u zbuluan nga policia kufitare, u larguan nga Italia drejt Shqipërisë me dokumentet origjinale, ndërsa hetuesit po përpiqen të zbardhin arsyen pse grupi përdori identitete të rreme për të hyrë në Izrael. LEXO edhe...Itali/ Biznesmeni shqiptar plagosi 28-vjeçarin brenda automjetit, dënohet me 11 vite e 6 muaj burg Sipas Tgcom24, mes katër personave ishin një burrë, dy gra rreth të 40-ave dhe një i mitur. Ata mbërritën më 4 tetor në Bolonjë me një fluturim nga Stambolli. Një ditë më pas u ndanë në dy grupe për të ndjekur itinerare të ndryshme drejt Tel Avivit. Një burrë dhe një grua u paraqitën në aeroportin e Bolonjës për t'u nisur drejt Izraelit, ndërsa gruaja tjetër dhe i mituri fluturuan drejt Katanias në Sicili, ku tentuan gjithashtu të hipnin në një avion me destinacion Tel Avivin. Plani dështoi në të dy aeroportet. Gjatë kontrolleve të policisë kufitare, të katër u zbuluan në momentin e imbarkimit pasi paraqitën pasaporta izraelite të falsifikuara. Zbulimet u bënë brenda pak orësh nga njëri-tjetri, në Bolonjë dhe Katania. Dy personat e ndaluar në Bolonjë u denoncuan në gjendje të lirë dhe më pas u larguan nga Italia drejt Shqipërisë. Sipas burimeve të cituara nga mediat italiane, ata nuk kishin precedentë penalë dhe ndodheshin rregullisht në territorin italian. Ata kishin hyrë në Itali me dokumente të vlefshme gjeorgjiane dhe pikërisht me ato dokumente u larguan më pas drejt Shqipërisë, pasi pasaportat izraelite të falsifikuara iu sekuestruan nga autoritetet. Ndryshe ishte situata për dy personat e ndaluar në Katania. Gruaja u arrestua, ndërsa i mituri u la i lirë dhe u denoncua sipas procedurave të autoriteteve italiane. Rasti po hetohet nga strukturat e Digos, të cilat po përpiqen të përcaktojnë lidhjet mes katër personave, vendet ku ata kanë qëndruar gjatë kohës në Bolonjë dhe arsyen pse tentuan të hynin në Izrael me identitete të falsifikuara, megjithëse dispononin dokumente të rregullta të vendit të tyre. Hetuesit po verifikojnë gjithashtu deklaratat që ata kanë dhënë pas zbulimit të dokumenteve false. Sipas burimeve të sigurisë italiane, deri tani nuk janë aktivizuar sinjalizime të posaçme që lidhen me terrorizmin, por theksohet se hetimet janë ende në fazën fillestare dhe asnjë pistë nuk është përjashtuar. Çështja konsiderohet delikate edhe për shkak të kohës kur ndodhi, nw përvjetorin e sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor dhe vetëm pak ditë pas tentativës për rrëmbimin e një avioni të kompanisë FlyDubai. Për rastin e zbuluar në Bolonjë është vënë në dijeni edhe Prokuroria italiane, e cila ka hapur një dosje dhe ka nisur verifikimet. Sipas Tgcom24, fakti që dy prej të dyshuarve janë larguar tashmë nga Italia drejt Shqipërisë mund ta bëjë më të vështirë vijimin e hetimeve U.D/ReportTv.al bolonja stamboll Izrael itali Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja për votim në Kuvend, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 64.4% Jo 30.4% Nuk e di 5.2% Vota total: 191 Sondazhi i ditës: Territorialja për votim në Kuvend, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?