Nga 802 hektarët e Butrintit te hoteli 'Fantasy' në Kalasë e Gjirokastrës, ku ka 60% pronësi, te 138 veprat e artit të zhdukura dhe 462 milionë lekët e vjedhura me Ilir Beqjen; pavarësisht kallëzimeve penale në SPAK, Kumbaro vijon të mbetet ministre prej 12 vitesh. Nuk ka deklaruar vilën në Palasë, 3 shtëpi në Francë e 2 në Holandë... Thuhet se Edi Rama e ka kushërirë Mirela Kumbaron, prandaj e ka bërë deputete dhe ministre prej 12 vitesh, ndërsa vetë Mirela ka deklaruar se Edi Rama, gjatë kohës që ishte emigrant në Francë, shkonte shpesh në shtëpinë e saj.
Cilado qofshin arsyet e qokave shpërblyese, që Mirela Kumbaro është ministresha e patundshme në pushtetin e Edi Ramës, kjo u përket atyre dhe "mumjeve" të PS-së që nuk guxojnë të flasin.
Shqetësim është fakti se ministrja e patundshme Mirela Kumbaro është e paprekshme nga drejtësia, megjithëse në tavolinën e SPAK-ut ka disa kallëzime penale dhe i ka dalë emri gjatë hetimit të aferave të kolegëve ministra, drejtorë, biznesmenë e trafikantë.
Investigimet dhe përllogaritjet e bëra nga "Pamfleti", mbështetur në vendimet e Kumbaros, në kallëzimet penale, raportet e auditimeve të brendshme, të Ministrisë së Financave e KLSH-së, rezulton se aferat e saj me fondet e pasuritë në 3 ministri janë në shifrën rreth 2 miliardë euro.
Disa nga aferat e ministreshës së patundshme në qeveri dhe të paprekshme nga drejtësia:
· Në shkelje të ligjit, Mirela Kumbaro hoqi 802 hektarë nga Parku Kombëtar i Butrintit dhe firmosi lejimin e tjetërsimit të tyre në shesh ndërtimi për resorte, komplekse pallatesh e vilash, duke filluar me 45 mijë m² dhënë investimit "Manastiri Resort" të Idajet Ismailit, pronar i kullës te stadiumi "Air Albania", në ortakëri me familjarin e një ish-ministri të qeverisë "Rama".
· Në shkelje të ligjit, Mirela Kumbaro i dha kompanisë "Sallameri Hako" leje për ndërtim hoteli, restoranti, pika qebaptoresh, parkim e lavazh në zonën qendrore brenda Parkut të Butrintit.
· Hoqi stadiumin kombëtar nga lista e objekteve të mbrojtura, me qëllim hapjen rrugë për ndërtimin e kullës nga Idajet Ismailaj e Edi Rama, brenda zonës së mbrojtur.
· Në shkelje të ligjit, Mirela Kumbaro i dha licencë kompanisë "Sokolaj" për të trafikuar nga Shqipëria në Tajlandë mbetjet e rrezikshme të kompanisë "Kurum".
· Emri i Mirela Kumbaros doli në dosjen hetimore të arrestimit të ish-ministrit Ilir Beqja, ku rezultoi se bashkë me të ka vjedhur 462 milionë lekë, duke sajuar të njëjtin tender paralel fiktiv si Ilir Beqja, për akomodim të delegacioneve të BE-së, por SPAK nuk e futi në dosjen hetimore.
· Doli te leja për kulla, pallate e vila në zonën e mbrojtur te Kalaja e Lëkurësit në Sarandë, që do të ndërtohen nga Dajlan Avdia, miku i Edi Ramës.
· Doli te leja për hotelin "Fantasy" në majë të Kalasë së Gjirokastrës, ndërtuar nga trafikanti Sokol Ferruni; hotel që sipas një raporti të SHISH-it, Kumbaro ka 60 për qind pronësi.
· Doli në zhdukjen e 138 veprave të artit, kulturës e historisë të viteve 1500-1900, që sipas KLSH-së janë nxjerrë nga Qendra e Trashëgimisë, Muzeu dhe Galeria e Arteve në vitet 2015-2017 me urdhër të Mirela Kumbaros për gjoja restaurime e ekspozita dhe nuk u rikthyen.
Në vijim do të flasim për faktin që Mirela Kumbaro, megjithëse prej muajit shtator 2025 është ministre e Arsimit, vazhdon të marrë "çeqe" 5000 euroshe nga kompanitë e studimeve mjedisore dhe nga kompanitë që marrin këto raporte false. Këtë skemë gjobash ilegale po e zbaton Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Marjeta Përlala, ish-zv/drejtoreshë dhe seksere e Kumbaros në Ministrinë e Turizmit-Mjedisit; ndërsa më parë e zbatonte ish-drejtoresha Arta Dollani, të cilën Mirela Kumbaro e ka marrë me vete dhe e ka emëruar drejtoreshë në Ministrinë e Arsimit. Detyrë e SPAK-ut është të hetojë burimin e financimit të 9 apartamenteve që ministrja Mirela Kumbaro ka në Shqipëri, të deklaruar si të blera me kursimet nga pagat dhe honoraret, por nuk ka deklaruar vilën në një nga resortet në Palasë-Himarë, 3 shtëpi në Francë dhe 2 në Holandë./Pamfletimirela kumbaro spak afera me tenderët dhe pasuritë publike Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Ardit Hysa, njeriu i Olta Xhaçkës nga Ministria e Mbrojtjes te KAYO, dyshimet për punët e errëta në Vjenë dhe hija e SPAK 19 Tetor 2026, 12:2812:28Anti-Mafia SPAK merr të pandehur Xhaçka-Gaçin, por asnjë pasuri nuk është sekuestruar dhe llogaritë austriake mbeten të paprekura 19 Tetor 2026, 11:2211:22Anti-Mafia Socialistët e vërtetë, kanë shansin dhe detyrimin të distancohen nga “monstra” Edi Rama dhe struktura e tij kriminale 18 Tetor 2026, 18:2018:20Anti-Mafia “Dhëndrushi” kërkon të përfitojë nga lëvizja studentore/ Dosja “Partizani” dhe fshehja pas prestanome-ve në lejet e kullave që i dha Edi Rama 16 Tetor 2026, 11:4411:44Anti-Mafia Studentët në protestë, Arben Muçobega i Mirela Kumbaros merr një tjetër leje për 3 pallate e hotel në Himarë 15 Tetor 2026, 10:5510:55Anti-Mafia “Më mori 22 mijë euro”/ Denoncohet për mashtrim avokati Adrian Leka, kandidat për KLGJ dhe anëtar i bordit të Universitetit të Shkodrës 14 Tetor 2026, 11:1511:15Anti-Mafia

