Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Mirel Mërtiri është kthyer i penduar”, paralajmërimi i gazetarit: Do të shikojmë gjëra të llahtarshme. Rama do të përballet me pasoja ndërkombëtare dhe ligjore


Gazetari Almer Toska ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me Mirel Mërtirin, një prej emrave të lidhur me dosjen e inceneratorëve, duke pretenduar se ai është kthyer në pentito dhe ka bashkëpunuar me drejtësinë austriake.

Gazetari Almer Toska ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me Mirel Mërtirin, një prej emrave të lidhur me dosjen e inceneratorëve, duke pretenduar se ai është kthyer në pentito dhe ka bashkëpunuar me drejtësinë austriake. I ftuar në emisionin “Minuta e Parë” me Ola Brukon në News24, Toska deklaroi se Mërtiri ka humbur një proces gjyqësor në Austri dhe më pas, sipas tij, ka vendosur të bashkëpunojë me autoritetet. Gazetari pretendoi se Mërtiri u ka dorëzuar autoriteteve austriake materiale të ruajtura në një USB, përmbajtja e të cilave, sipas tij, mund të sjellë zhvillime të forta për çështjen e inceneratorëve dhe për Shqipërinë. “Mirel Mërtiri është kthyer i penduar. Ka humbur gjyqin në Austri dhe ka bashkëpunuar. Nuk kam të dhëna ku ndodhet, por në USB-në që i ka dorëzuar drejtësisë austriake do të shohim gjëra të llahtarshme për Shqipërinë, për periudhën kur kishte të dhëna dhe ishte i përfshirë me inceneratorët”, deklaroi Toska. Sipas tij, materialet që pretendon se janë vënë në dispozicion të autoriteteve austriake mund të kenë pasoja që shkojnë përtej vetë dosjes së inceneratorëve. Toska e lidhi drejtpërdrejt këtë zhvillim me kryeministrin Edi Rama, duke paralajmëruar se faktet që, sipas tij, pritet të dalin në dritë mund të rëndojnë pozitën e kreut të qeverisë si në planin ndërkombëtar, ashtu edhe në atë ligjor.

“Faktet që do të dalin do të rëndojnë pozitën e Ramës, ndërkombëtarisht dhe ligjërisht”, deklaroi gazetari. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb