Ambasadorja e re e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, e ka nisur misionin e saj me një mesazh në gjuhën shqipe, duke theksuar se mbështetja e rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Europian do të jetë në qendër të punës së saj gjatë katër viteve të ardhshme. Në një video të publikuar nga Tirana, diplomatja shprehet se është e nderuar të shërbejë në Shqipëri në një moment që e cilëson të rëndësishëm për procesin e integrimit. Ajo thekson se do të punojë së bashku me ekipin e Delegacionit të BE-së, në koordinim me shtetet anëtare dhe institucionet partnere, për të mbështetur këtë proces. “Mirë se të gjeta Shqipëri! Krenare që nis misionin tim si Ambasadore e re e BE-së në Shqipëri. Mbështetja e rrugëtimit të vendit drejt Bashkimit Evropian do të jetë në qendër të misionit tim dhe mezi pres të punoj me të gjithë ju për arritjen e këtij qëllimi,”, shkruan Moreira de Sousa. LEXO EDHE:Rregullorja e GJKKO censuron mediat, BE i qëndron të njëjtës linjë: Do vijojmë monitorimin, jemi të gatshëm për të ofruar ekspertizë Ambasadorja ndalet edhe te mikpritja shqiptare, duke thënë se mezi pret të udhëtojë në të gjithë vendin për ta njohur nga afër. Krahas videos, ajo shkruan se ndihet krenare që ka nisur misionin si ambasadore e BE-së në Shqipëri dhe se pret të bashkëpunojë me të gjithë aktorët për të mbështetur rrugën e vendit drejt Bashkimit Europian. Deklarata e plotë e Ambasadores “Mirëdita. Unë quhem Sofia Moreira de Sousa dhe jam Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri. Është një nder të jem këtu, në një moment kaq vendimtar të rrugës së shqiptarëve drejt Bashkimit Evropian. Së bashku me ekipin tim në Delegacionin e Bashkimit Evropian jam këtu për të mbështetur ccdo hap të shqiptarëve drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Në koordinim të ngushtë me shtetet anëtare do të angazhohemi me të gjithë partnerët dhe aktorët drejt këtij qëllimi të përbashkët. Në katër vitet e ardshme të misionit tim në këtë vend të bukur dhe mikpritës, mund të mbështeteni në angazhimin tim absolut për të ndërtuar së bashku të ardhmen evropiane të shqiptarëve. Kam dëgjuar shumë për mikpritjen e popullit shqiptar, mezi pres të udhëtoj në mbarë vendin për ta përjetuar vetë Mirupafshim” U.D/Shqiptarja.com TAG: Sofia Moreira de Sousa BE Bashkimi Europian Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Mara emigrante ne Itali: 04/09/2026 18:42 Mire se erdhe ne Shqiperine tone te dashur dhe te bukur Sofia Moreira de Sousa , ju urojme suksese .Italia eshte si shtepia jone e dyte se kemi femijet tane atje . Përgjigju Sondazhi i ditës:
2 Shtator, 23:22
Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.8% Të gabuar 21% Nuk e di 4.2% Vota total: 2866 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 2 Shtator, 23:22 Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?
