Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Mirditë/ U kap duke ndezur zjarr në fshatin Rraja e Valës, arrestohet piromani 62-vjeçar (EMRI+VIDEO)


Policia në Mirditë ka arrestuar një 62-vjeçar për zjarrvënie të qëllimshme në zonën e Mirditës. Anton Deda u kap nga blutë pak pasi kishte ndezur një vatër zjarri në fshatin Rraja e Valës.

Një 62-vjeçar është arrestuar nga policia e Mirditës, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”. Anton Deda u kap nga blutë pak pasi kishte ndezur një vatër zjarri në fshatin Rraja e Valës. Sipas hetimeve 62-vjeçari që rezulton me precedent të mëparshëm për zjarrvënie të qëllimshme, në ditët e mëparshme kishte ndezur edhe 5 vatra të tjera zjarri. LEXO EDHE:Zjarret/ Angazhohen 2 helikopterë për vatrën në Gojan të Pukës, vijojnë operacionet në Tenë të Rrëshenit e Shtuf (VIDEO) Si pasojë e zjarreve në këtë zonë janë djegur një sipërfaqe prej rreth 15 hektarësh, ndërsa vijon ende operacioni o shërbimit zjarrfikës për shuarjen e plotë të vatrave. "Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë finalizuan me sukses fazën e dytë të operacionit policor të koduar “Piromani”, duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 62 vjeç, banues në fshatin Rraja e Valës, Njësia Administrative Rrëshen, Bashkia Mirditë. Arrestimi i tij u krye për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”. Në momentin e kapjes, 62-vjeçari sapo kishte ndezur një vatër zjarri në fshatin Rraja e Valës. Nga veprimet hetimore dhe ndjekja në terren është dokumentuar se, gjatë ditëve të mëparshme, ky shtetas kishte ndezur edhe 5 vatra të tjera zjarri. Si pasojë e zjarreve, është përfshirë nga flakët një sipërfaqe prej rreth 15 hektarësh, ndërsa vijon puna në terren për shuarjen e plotë të zjarrit dhe vënien nën kontroll të tij. Shërbimet zjarrfikëse, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit. Nga verifikimet e kryera rezulton se shtetasi A. D. ka precedent të mëparshëm për zjarrvënie të qëllimshme. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të aktivitetit të këtij shtetasi dhe verifikimin e përfshirjes së tij edhe në zjarrvënie të tjera të ndodhura më herët në territorin e Bashkisë Mirditë", njoftoi sot policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/Shqiptarja.com TAG: Lezhe mirdite Anton Deda zjarret 2026 Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 2.8 / 5 (5 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Gusht, 13:45

Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.3% Shoqëria 26.9% Social media 15.8% Vota total: 6063 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?