MIRDITË- Një aksident i rëndë me një viktimë dhe dy të plagosur është regjistruar në aksin Lurë-Rrëshen, në fshatin Kurbnesh të Mirditës. Në makinë udhëtonin tre djem të rinj, të cilët po ktheheshin nga Lura. Paraprakisht dyshohet se drejtuesi 20-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit, duke dalë nga rruga dhe përfunduar në greminë. LEXO edhe...Lezhë/ Shpërthimi i bombolës së gazit në familjen Kola, kryefamiljari ende në gjendje të rëndë! Do dërgohet për mjekim jashtë vendit! 5 të tjerët jashtë rrezikut për jetën Si pasojë e aksidentit, 20-vjeçari Claudio Ndoj që udhëtonte si pasagjer ka humbur jetën në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit, gjithashtu 20 vjeç Arli Aleksandër Kacorri, dhe pasagjeri tjetër, një 15-vjeçar, kanë mbetur të plagosur rëndë. Për nxjerrjen e trupave që përfunduan në greminë është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve, siç shihet edhe nga fotot që sjell Report Tv. Dy të plagosurit janë transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. “Në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, në fshatin Kurbnesh, Mirditë, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. K., rreth 20 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë, shtetasi C. N., rreth 20 vjeç, pasagjer në automjet, ka ndërruar jetë. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. K., 20 vjeç, dhe pasagjeri tjetër, i mitur, rreth 15 vjeç, janë transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë”, njofton policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Share SI.E./ReportTv.al Claudio Ndoj mirdite Lezhe aksident me vdekje Arli Kacorri Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 31.9% Drejtësia 65.2% Nuk e di 2.8% Vota total: 846 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?

