Lajme Zone
Miratohet deklarata për Specialen, 99 deputetë votojnë pro
PolitikëTelegrafi
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Miratohet deklarata për Specialen, 99 deputetë votojnë pro

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 99 vota për deklaratën lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 99 vota për deklaratën lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.Pas diskutimeve dhe votimit, deputetët kanë përfunduar edhe formimin e komisioneve parlamentare. Gjithashtu në këtë seancë Vlora Çitaku u zgjedh nënkryetare e Kuvendit nga radhët e PDK-së, duke mbyllur kështu seancën e 28 shtatorit.Ndiqni më poshtë zhvillimet, deklaratat dhe vendimet e marra gjatë seancës.Postet:Mbylle28/09/2026 • 22:29Çlirim Haziri-deputetëve: Kërkesa jonë e qartë, Ligji për Specialen duhet të votohet28/09/2026 • 21:19“Jo në emrin tim”, për të 13-tën natë protestohet kundër aktgjykimit të Speciales28/09/2026 • 21:17Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” përshëndet deklaratën e Kuvendit për aktgjykimin e Speciales28/09/2026 • 17:14Edhe në Këln protestë “ Jo në emrin tim”, mërgimtarët kundër aktgjykimit në Hagë28/09/2026 • 14:36Daut Haradinaj: Deklarata e Kuvendit merr kuptim vetëm nëse këtë javë zhbëhet Specialja28/09/2026 • 14:05Haxhiu: Do të qëndrojmë bashkë deri në lirimin e plotë të ish-krerëve të UÇK-së28/09/2026 • 13:50Hamza falënderon deputetët për deklaratën: Tani të votohet Ligji për Dhomat e Specializuara28/09/2026 • 13:50Arian Tahiri kërkon procedim urgjent të ligjit për Specialen28/09/2026 • 13:25Përfn seanca e Kuvendit, formohen edhe komisionet parlamentare28/09/2026 • 13:22PDK përshëndet miratimin e deklaratës për Specialen: Radha tash është e ndryshimeve në ligj28/09/2026 • 13:1715 deputetë të rinj bëjnë betimin në Kuvend28/09/2026 • 13:16Vlora Çitaku zgjidhet nënkryetare e Kuvendit nga PDK28/09/2026 • 13:00Kuvendi miraton deklaratën për aktgjykimin e Speciales, në mbrojtje të UÇK-së28/09/2026 • 12:41Hamza e Abdixhiku në konsultime para nisjes së seancës së Kuvendit28/09/2026 • 12:28Deputetët nisin të mblidhen në Kuvend, vonesa e seancës lidhet me konsultimet për deklaratën për Specialen28/09/2026 • 12:01Kuvendi ende nuk nis seancën, mbi një orë vonesë28/09/2026 • 11:33Haradinaj: Kosova nuk mund t’i përgjigjet disfatës historike me një rezolutë28/09/2026 • 10:56Hamza flet për takimin me Kurtin: Diskutuam për Specialen dhe presidentin, jo për emra konkretë28/09/2026 • 10:51Haradinaj: Jemi realisht në zgjedhje, Kuvendi të bashkohet me zërin e qytetarëve për Specialen28/09/2026 • 10:37Rugova: LDK-ja do ta koordinojë qëndrimin për deklaratën e Speciales28/09/2026 • 10:30Lushtaku kërkon unifikim për Gjykatën Speciale28/09/2026 • 09:51Dy orë para seancës, Kurti largohet nga Kuvendi - hesht për takimin me Hamzën28/09/2026 • 09:43Kuvendi mblidhet sot, në rend dite deklarata për Aktgjykimin e Speciales 23 poste Listo sipas Me te rejat ne fillim Me te vjetrat ne fillim 28/09/2026 • 22:29Çlirim Haziri-deputetëve: Kërkesa jonë e qartë, Ligji për Specialen duhet të votohetEdhe natën e 13 -të në protestën “Jo në emrin tim” kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj drejtuesve të UÇK-së doli kërkesa e përsëritur që të votohet ndryshimet dhe dhe plotësimet e Projektligjit për Specialen.Oraganizatori i protestës, Çlirim Haziri, nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë kërkoi nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të ndërmarrin veprime konkrete lidhur me Gjykatë Speciale.Ai tha se Deklarata e miratuar në seancë e sotme të Kuvendit të Kosovës lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara shpreh një qëndrim politik, ndërsa ligji do të prodhonte pasoja konkrete.Lajmi i PLOTË28/09/2026 • 21:19“Jo në emrin tim”, për të 13-tën natë protestohet kundër aktgjykimit të SpecialesQytetarët janë mbledhur sërish të hënën mbrëma në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në kuadër të protestës “Jo në emrin tim”, e cila po mbahet kundër aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Kjo është nata e 13-të me radhë që qytetarët mblidhen në shesh për të shprehur kundërshtimin ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator.Protesta e së hënës vjen në ditën kur Kuvendi i Kosovës miratoi një deklaratë lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë.Në deklaratën e miratuar nga deputetët thuhet se Kuvendi e konsideron “të papranueshëm përfundimin për ekzistencën e një qëllimi të përbashkët kriminal”.Paralelisht me protestat dhe reagimet politike, janë shtuar edhe kërkesat që ndryshimet dhe plotësimet në Projektligjin që lidhet me Dhomat e Specializuara të procedohen sa më shpejt për shqyrtim dhe votim në Kuvend.Lajmi i PLOTË28/09/2026 • 21:17Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” përshëndet deklaratën e Kuvendit për aktgjykimin e SpecialesQendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ka përshëndetur miratimin me 99 vota të deklaratës së Kuvendit të Kosovës lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Deklarata u miratua të hënën, më 28 shtator, me 99 vota për, pa asnjë votë kundër apo abstenim.Në reagimin e saj, Qendra ka vlerësuar konsensusin e arritur mes deputetëve dhe qëndrimin e Kuvendit lidhur me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe aktgjykimin e shkallës së parë të 16 shtatorit.“Na gëzoi fakti që përmes deklaratës së 28 shtatorit 2026, deputetët morën qëndrim të qartë dhe theksuan që asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë të vërtetën historike të luftës në Kosovë”, thuhet në reagimin e Qendrës.Sipas saj, përmes deklaratës deputetët kanë shprehur kundërshtimin ndaj përfundimit të gjykatës lidhur me ekzistencën e një qëllimi të përbashkët kriminal.Kuvendi, në deklaratën e miratuar, ka shprehur shqetësimin për aktgjykimin e shkallës së parë, ka kundërshtuar këtë përfundim dhe ka kërkuar nga institucionet shtetërore që të ndërmarrin veprime juridike, institucionale dhe diplomatike për mbrojtjen e asaj që deklarata e cilëson si të vërtetën historike për luftën e Kosovës.Lajmi i PLOTË28/09/2026 • 17:14Edhe në Këln protestë “ Jo në emrin tim”, mërgimtarët kundër aktgjykimit në HagëEdhe mërgimtarët në Këln të Gjermanisë organizuan protestë kundër aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK-së.Me këtë rast iu shpreh përkrahje e fuqishme luftës së UÇK-së dhe krerëve të saj në Hagë.Platforma “Liria ka emër” publikoi fotografi nga kjo protestë “ jo në mërin tim”, në të cilën vërehet një pjesëmarrje masive e mërgimtarëve në këtë qytet gjerman.28/09/2026 • 14:36Daut Haradinaj: Deklarata e Kuvendit merr kuptim vetëm nëse këtë javë zhbëhet SpecialjaAnëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas miratimit të deklaratës së Kuvendit të Kosovës lidhur me aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke kërkuar veprime konkrete ndaj Dhomave të Specializuara.Haradinaj ka thënë se deklarata, e miratuar 13 ditë pas aktgjykimit, sipas tij do të kishte kuptim vetëm nëse Kuvendi gjatë kësaj jave miraton një ligj që synon ndryshimin e kuadrit ligjor për Dhomat e Specializuara.Lajmi i plotë:28/09/2026 • 14:05Haxhiu: Do të qëndrojmë bashkë deri në lirimin e plotë të ish-krerëve të UÇK-sëKryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se Kuvendi sot ka shprehur një qëndrim të përbashkët lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.Haxhiu ka deklaruar se lufta e UÇK-së ishte luftë për liri dhe pavarësi dhe se, sipas saj, kjo e vërtetë nuk mund të zhbëhet nga një aktgjykim.Lajmi i plotë:28/09/2026 • 13:50Hamza falënderon deputetët për deklaratën: Tani të votohet Ligji për Dhomat e SpecializuaraKryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka falënderuar deputetët që kanë votuar pro Deklaratës në mbrojtje të së vërtetës së luftës çlirimtare dhe kundërshtimin e aktgjykimit të padrejtë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së.Hamza është shprehur se sot u dëshmua se mund të ndërtohet një vullnet i përbashkët politik për mbrojtjen e vlerave tona dhe të së vërtetës historike.“Tani kërkojmë që i njëjti vullnet të dëshmohet edhe përmes votimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Ky vullnet duhet të përkthehet në veprim konkret, në mënyrë që, si shtet me institucione të qëndrueshme dhe funksionale, të përballemi me sfidat që kemi përpara”, ka shkruar kryetari i PDK-së.28/09/2026 • 13:50Arian Tahiri kërkon procedim urgjent të ligjit për SpecialenPas miratimit unanim të deklaratës së Kuvendit për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar nga Qeveria që të veprojë me urgjencë për ndryshimin e ligjit për Specialen.Tahiri tha se projektligji tashmë ndodhet në Qeveri dhe duhet të procedohet sa më shpejt në Kuvend.“Kuvendi e kreu punën e vet, u pa vullneti politik, tani përgjegjësia është te Qeveria. Ligji është në Qeveri, andaj e shfrytëzoj rastin që të trajtohet ligji me përgjegjshmëri dhe me urgjencë”, tha ai.Ai kërkoi që projektligji të kthehet në Kuvend gjatë ditëve në vijim, duke thënë se nuk ka arsye për vonesa.“Nuk ka asnjë arsye që të vonohet dhe ligji të mbetet në Qeveri”, u shpreh Tahiri.Tahiri theksoi se çështja e ndryshimit të ligjit për Dhomat e Specializuara është e ndarë nga zgjedhja e presidentit, të cilën e cilësoi si çështje të vullnetit dhe konsensusit politik.28/09/2026 • 13:25Përfn seanca e Kuvendit, formohen edhe komisionet parlamentareKa përfunduar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, gjatë së cilës u trajtuan të gjitha pikat e parapara në rendin e ditës.Pika e fundit e seancës ishte formimi i komisioneve parlamentare, të cilat tashmë janë miratuar, duke përmbyllur kështu punimet e seancës.Gjatë seancës, Kuvendi miratoi edhe deklaratën lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, ndërsa deputetët shqyrtuan edhe pikat e tjera të rendit të ditës. Formimi i komisioneve i hap rrugë funksionalizimit të mëtejmë të punës së Kuvendit dhe komisioneve parlamentare.28/09/2026 • 13:22PDK përshëndet miratimin e deklaratës për Specialen: Radha tash është e ndryshimeve në ligjPartia Demokratike e Kosovës ka përshëndetur miratimin e deklaratës së Kuvendit lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.Në një njoftim, PDK-ja ka falënderuar grupet parlamentare për mbështetjen dhe harmonizimin e tekstit të deklaratës, e cila ishte propozuar nga grupi parlamentar i kësaj partie.Lajmi i plotë28/09/2026 • 13:1715 deputetë të rinj bëjnë betimin në Kuvend15 deputetë të rinj bëjnë betimin në KuvendFoto: Ridvan Slivova/TelegrafiPesëmbëdhjetë deputetë të rinj kanë bërë betimin në Kuvendin e Kosovës, pas zëvendësimit të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që janë emëruar në pozita ministrore në Qeverinë e re.Emrat e deputetëve të rinj janë prezantuar në seancën plenare nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.Lajmi i plotë>>>28/09/2026 • 13:16Vlora Çitaku zgjidhet nënkryetare e Kuvendit nga PDKVlora Çitaku është zgjedhur si nënkryetare e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.Duke mos arritur që në seancat e kaluara të mos i sigurojë votat për t’u zgjedhur në këtë pozitë, Çitaku më në fund ka marrë ato.Lajmi i plotë>>>28/09/2026 • 13:00Kuvendi miraton deklaratën për aktgjykimin e Speciales, në mbrojtje të UÇK-sëKuvendi i Kosovës ka miratuar me 99 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Deklaratën lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së.Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, bëri të ditur se teksti i deklaratës ishte harmonizuar paraprakisht ndërmjet të gjitha grupeve parlamentare.Deklarata, përmban shtatë pika dhe shpreh shqetësimin e Kuvendit lidhur me aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.Lajmi i plotë28/09/2026 • 12:41Hamza e Abdixhiku në konsultime para nisjes së seancës së KuvenditPak para nisjes së seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është parë në sallën e Kuvendit duke u konsultuar me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.Ai ka diskutuar edhe me deputetet Vjosa Osmani e Doarsa Kica-Xhelilin.Lajmi i plotë>>>28/09/2026 • 12:28Deputetët nisin të mblidhen në Kuvend, vonesa e seancës lidhet me konsultimet për deklaratën për SpecialenDeputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur të mbërrijnë në ndërtesën e Kuvendit, ndërsa seanca plenare, e paraparë të nisë në orën 11:00, ende nuk ka filluar.Siç mëson Telegrafi vonesa në nisjen e seancës lidhet me konsultimet ndërmjet subjekteve politike lidhur me deklaratën e përbashkët që pritet të dalë nga Kuvendi për Dhomat e Specializuara të Kosovës.Lajmi i plotë:28/09/2026 • 12:01Kuvendi ende nuk nis seancën, mbi një orë vonesëSeanca plenare e Kuvendit të Kosovës, e paraparë të nisë në orën 11:00, ende nuk ka filluar.Në rendin e ditës së seancës është edhe miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator 2026.Ende nuk janë bërë të ditura arsyet e vonesës së nisjes së seancës.28/09/2026 • 11:33Haradinaj: Kosova nuk mund t’i përgjigjet disfatës historike me një rezolutëIsh-diplomatja Meliza Haradinaj ka kritikuar mënyrën se si Kuvendi i Kosovës po trajton aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë.Në një reagim në rrjetet sociale, Haradinaj ka thënë se 12 ditë pas dënimeve, përgjigjja e institucioneve të Kosovës është një rezolutë, të cilën e cilësoi si pa fuqi detyruese.“12 ditë pas dënimeve monstruoze në Hagë, Kuvendi mblidhet sot dhe përgjigjja shtetërore është… një rezolutë”, ka shkruar ajo.Sipas Haradinajt, bëhet fjalë për “një letër politike pa fuqi detyruese, pa mekanizëm zbatimi, dhe pa ndonjë efekt real”.Ajo ka kritikuar ashpër këtë qasje, duke thënë se çështja prek historinë, luftën çlirimtare dhe shtetin e Kosovës.28/09/2026 • 10:56Hamza flet për takimin me Kurtin: Diskutuam për Specialen dhe presidentin, jo për emra konkretëKryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur para nisjes së seancës së Kuvendit për takimin e së dielës me kryeministrin Albin Kurti.Hamza tha se gjatë takimit kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike, përfshirë projektligjin për Dhomat e Specializuara dhe çështjen e zgjedhjes së presidentit.Megjithatë, ai sqaroi se gjatë takimit nuk është diskutuar për emra konkretë për presidentin.Lajmi i plotë:28/09/2026 • 10:51Haradinaj: Jemi realisht në zgjedhje, Kuvendi të bashkohet me zërin e qytetarëve për SpecialenDeputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar para nisjes së seancës së Kuvendit se afati për zgjedhjen e presidentit përfn më 6 tetor, duke theksuar se kanë mbetur shumë pak ditë për krijimin e institucioneve.“Gjykata e konfirmoi se më 6 tetor mbyllet afati për presidentin. Jemi shumë pak ditë”, tha Haradinaj. Ai akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti, se sipas tij e kanë shfrytëzuar qëllimisht kohën pa krijuar institucionet.Lajmi i plotë:28/09/2026 • 10:37Rugova: LDK-ja do ta koordinojë qëndrimin për deklaratën e SpecialesDeputeti i LDK-së, Ukë Rugova ka deklaruar para nisjes së seancës së Kuvendit se qëndrimi i Grupit Parlamentar të LDK-së lidhur me Deklaratën për Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara do të koordinohet pasi të shqyrtohet teksti.“Jemi duke shkuar në mbledhjen e Grupit Parlamentar dhe do të shohim. Patjetër duhet me votu, vetëm ta shohim qysh po koordinohet teksti”, tha ai.Rugova foli edhe për situatën politike, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjes së presidentit dhe shmangies së zgjedhjeve të reja.28/09/2026 • 10:30Lushtaku kërkon unifikim për Gjykatën SpecialeDeputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka kërkuar unifikim të spektrit politik për çështjen e Gjykatës Speciale, duke theksuar se kjo çështje nuk duhet të lidhet me zgjedhjen e Presidentit.“Çështja e Dhomave të Specializuara kërkon unifikim, ndërsa Presidenti është çështje e negociatave politike”, ka deklaruar Lushtaku.Ai tha se qytetarët po kërkojnë një qëndrim të përbashkët të politikës lidhur me Dhomat e Specializuara.28/09/2026 • 09:51Dy orë para seancës, Kurti largohet nga Kuvendi - hesht për takimin me HamzënKryeministri i Kosovës, Albin Kurti është parë sot duke dalë nga Kuvendi i Kosovës, dy orë para seancës plenare që është paraparë të nis në orën 11.Në dalje nga parlamenti, ai u pyet për takimin e mbrëmshëm me kreun e PDK-së, Bedri Hamzën, por refuzoi të flasë.Lajmi i plotë:28/09/2026 • 09:43Kuvendi mblidhet sot, në rend dite deklarata për Aktgjykimin e SpecialesKuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në seancë plenare, duke filluar nga ora 11:00.Në rend dite të seancës është miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator 2026.Rendi i ditës i seancës së sotme1.Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme;2.Betimi i deputetëve;3.Miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator 2026;4.Zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga Grupi Parlamentar i PDK-së;5.Formimi i komisioneve parlamentare.