Lajme Zone
Miratimi i Territoriales/ Berisha: Betejë ligjore, s’do lejojmë asgjësimin e 15 bashkive! Deputetët e PS u shantazhuan që të votonin pro
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Miratimi i Territoriales/ Berisha: Betejë ligjore, s’do lejojmë asgjësimin e 15 bashkive! Deputetët e PS u shantazhuan që të votonin pro

Kreu i PD-së, Sali Berisha thotë se do të përdorin çdo betejë ligjore për të kundërshtuar hartën e re territoriale që u miratua me 85 vota pro.

Kreu i PD-së, Sali Berisha thotë se do të përdorin çdo betejë ligjore për të kundërshtuar hartën e re territoriale që u miratua me 85 vota pro. Berisha thotë se nuk do ta lejojnë asgjësimin e 15 bashkive për interesat elektorale të kryeministrit Edi Rama, ndërsa shprehet se kanë nisur të mbledhin firmat për referendum. Sali Berisha: PD do të përdorë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive dhe për projektin e saj 100 bashki plus. Në këtë kuadër, ne kemi nisur mbledhjen e firmave për referendum. Do të studiojmë modalitetet e referendumeve lokale dhe kombëtare, të cilat kemi bindjen më të thellë se mbrojmë interesat e qytetarëve shqiptarë nga një bandë. Ankim në kushtetuese? LEXO EDHE:‘Territorialja’/ Meçe: Turp i Zotit, Berisha mblodhi vetëm 200 vetë në protestë! Mos të flasë më në emër të popullit! Gjoni: Rama e ka ‘tredhur’ PD-në! Rira: Ligji i votuar, paçavure Sali Berisha: Nuk përjashton asnjë nga mundësitë ligjore. Ne bëmë avokatinë e qytetarëve në një debat ndër më të gjatët dhe intensiv në historinë e kuvendit. 14 orë, paraqitëm çdo argument dhe asnjë interes partiak, të gjitha në interes të qytetarëve, por u shumëzuan me zero për interesa elektorale të padrinos. Ne çdo hapësirë ligjore për të mbrojtur të drejtat e komuniteteve, do të shfrytëzojmë. Kreu i PD thotë se socialistët u shantazhuan që të votonin pro hartës territoriale. “Mbrëmë pas mesnate, në një akt flagrant antikombëtar, antiqytetar, krimi, pengmarrja dhe ryshfeti, mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive të vendit, për asgjësimin e tyre. Deputetët e partisë së krimit në unison, shkelmuan interesat e zgjedhësve të tyre. Të marrë peng me korrupsionin e tyre, me vjedhjet dhe plaçkën që kanë siguruar me mandatin e tyre, ata votuan në një krim kolektiv për asgjesimin e 15 bashkive. Reforma territoriale është pa dyshim, në raport me qytetarin dhe komunitetet, reforma më e rëndësishme sepse kjo reformë ka të bëjë me vetë qeverisjen e komuniteteve. Ka të bëjë me qeveritë vendore të tyre, të cilat kanë misionin zhvillimin e territorit të komunitetit. Kanë mision konservimin e trashëgimisë kulturore historike të komunitetit. Kanë mision mbrojtjen, zhvillimin e identiteteve të komuniteteve. Dita e djeshme ishte dita e hanxharëve të krimit, ku deputetët merreshin peng si lepuj, ku ata shantazhoheshin, thirreshin, kërcënoheshin me pasoja të rënda familjare dhe personale. A mund të imagjinoni ju se si deputeti i Fushë-Arrëzit voton për shkrirjen e Fushë-Arrezit, e cila për hir të së vërtetës ka qenë një qendër në rrugën që lidhte Shqipërinë me Kosovën, ka qenë një qendër në shekuj. Berisha thotë se PD do të refuzojë të marrë pjesë në komisionin që pritet të ngrihet javën e ardhshme për të caktimin e kompetencave të bashkive të reja. “Në asnjë rrethanë. PD mori pjesë dhe unë ua kam thënë se ne marrim pjesë, jo se bindemi që Rama nuk do t’i përdorë votat e krimit kundër qytetarëve. E kishim shumë të qartë. Por morëm pjesë dhe ndoqëm axhendën në mbarë Shqipërinë për të dëgjuar zërin e qytetarëve, të cilët në çdo konsultë e demaskuan ndarjen territoriale të Ramës. Shkriu pa asnjë lloj argumenti 15 bashki për qëllime elektorale”, tha Berisha. Lajmi në përditësim.... SI.E./Shqiptarja.com TAG: reforma territoriale PD sali berisha Komente Komento Sondazhi i ditës:

8 Tetor, 11:03

PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 60.8% Jo 32.3% Nuk e di 6.9% Vota total: 2404 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?