Lajme Zone
Mir Bruli dërgohet me urgjencë nga burgu i Fierit në QSUT, gjendja e tij tepër e rëndë
Të tjeraJOQ Albania

Mir Bruli dërgohet me urgjencë nga burgu i Fierit në QSUT, gjendja e tij tepër e rëndë

Biznesmeni nga Velipoja, Mir Bruli, është transportuar nga burgu i Fierit drejt Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, për shkak të problemeve shëndetësore.Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore dhe pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje në zemër, ndërsa po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Biznesmeni nga Velipoja, Mir Bruli, është transportuar nga burgu i Fierit drejt Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, për shkak të problemeve shëndetësore.Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore dhe pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje në zemër, ndërsa po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Familjarët e tij po përgatisin një kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë me arrest në shtëpi, me argumentin se gjendja shëndetësore e Brulit kërkon kujdes dhe mbështetje të vazhdueshme nga familja.

Arrestimi dhe dënimi nga GJKKO

Mir Bruli, 58 vjeç, pronar i resortit turistik “Ara e Vjetër”, u arrestua më 17 maj 2024 në Velipojë, në kuadër të një operacioni të zhvilluar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), gjatë të cilit u lëshuan 50 urdhër-arreste në disa qytete të vendit.

Më 29 prill të këtij viti, Gjykata e Posaçme e dënoi me 9 vite burg, ndërsa përmes gjykimit të shkurtuar dënimi u reduktua në 6 vite. Sipas informacionit të disponueshëm, çështja është në pritje të një vendimi përfundimtar nga Apeli i GJKKO-së.

Bruli u shpall fajtor për transportimin në mënyrë të paligjshme nga Mali i Zi drejt Shqipërisë të disa personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale.

Lidhja me dosjen “Metamorfoza”

Mir Bruli është i afërm i biznesmenit Pëllumb Gjoka, i arrestuar në kuadër të dosjes së njohur si “Metamorfoza”.

Në këtë çështje, Gjoka u shpall fajtor për sigurimin e kushteve për vrasjen e dy personave dhe u dënua me 6 vite burg. Ndërkohë, ish-funksionari i policisë Ardit Hasanbegaj u dënua me 5 vite burg.

Pëllumb Gjoka po përballet gjithashtu me një proces tjetër gjyqësor në GJKKO, së bashku me dy persona të tjerë, për akuza që lidhen me vrasjen e Gjin Ndojit, i njohur edhe si Boriçi, si dhe me sigurimin e kushteve për kryerjen e vrasjeve të tjera.

Hetimet ndaj Gjokës dhe personave të tjerë të përfshirë në dosje nisën pas mbërritjes nga Franca të materialeve hetimore që përmbanin të dhëna të siguruara nga aplikacioni i koduar Sky ECC.

Në kuadër të kësaj çështjeje, ndaj anëtarëve të dyshuar të grupit janë ngritur akuza për vepra të ndryshme penale, përfshirë vrasjen, korrupsionin aktiv dhe pastrimin e parave, të dyshuara se janë kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Ndërsa zyrtarët e dyshuar për përfshirje në këtë veprimtari janë përballur me akuza që lidhen me korrupsionin, zbulimin e akteve apo të dhënave sekrete, si dhe sigurimin e kushteve dhe mjeteve për kryerjen e vrasjeve.