Von der Leyen surprizoi me propozimin për Kanadanë, ndërsa në skemë mund të përfshihen edhe Australia dhe Zelanda e Re. Ursula von der Leyen dhe Mark Carney janë fotografuar në një samit të G7 në Kananaskis, Kanada më 16 qershor 2025. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, befasoi Brukselin dhe opinionin ndërkombëtar gjatë fjalimit të saj për Gjendjen e Bashkimit Evropian 2026, duke hedhur idenë që Kanadaja të bëhet anëtare e asociuar e Bashkimit Evropian.
Ideja mori menjëherë mbështetje politike edhe në Parlamentin Evropian. Presidentja e këtij institucioni, Roberta Metsola, sugjeroi se në një kategori të tillë mund të përfshihen edhe Australia dhe Zelanda e Re, vende që, ashtu si Kanadaja dhe Malta që janë pjesë e Komonuelthit.
Megjithatë, pavarësisht interesit që ka ngjallur, propozimi është ende larg të qenit një mekanizëm konkret. Për momentin, “anëtarësimi i asociuar” është një koncept politik dhe jo një status juridik i përcaktuar në kuadrin e Bashkimit Evropian.
Çfarë do të nënkuptonte anëtarësimi i asociuar?Propozimi i von der Leyen mund të kuptohet si një përpjekje për të krijuar një formë të re dhe më të thellë bashkëpunimi mes BE-së dhe vendeve partnere që nuk duan ose nuk mund të bëhen anëtare të plota të Unionit.
Një marrëdhënie e tillë do të ishte më e thellë se një marrëveshje e zakonshme e tregtisë së lirë, por më pak kërkuese në aspektin politik dhe institucional sesa anëtarësimi i plotë në BE.
Në varësi të mënyrës se si do të hartohej, një marrëveshje e tillë mund të përfshinte fusha si:tregtia dhe ekonomia;mbrojtja dhe siguria;energjia;inteligjenca artificiale;kërkimi shkencor;arsimi;teknologjia dhe tregtia dixhitale.Megjithatë, krijimi i një modeli të tillë do të kërkonte vite negociatash. Edhe disa vende që kanë statusin e kandidatëve për anëtarësim në BE kanë kaluar dekada në procesin e integrimit pa arritur te anëtarësimi.
Termi “anëtar i asociuar” mund të tingëllojë sikur është një nivel i përcaktuar në hierarkinë e anëtarësimit në BE, por aktualisht nuk është i tillë. Ai nuk ka një status të veçantë juridik në traktatet e BE-së.
Koncepti është bërë më i pranishëm në debatin evropian gjatë dekadës së fundit, veçanërisht pas Brexit-it dhe diskutimeve për mënyrat se si Ukraina mund të afrohej më shumë me BE-në pas pushtimit rus të vitit 2014 dhe pushtimit në shkallë të gjerë të vitit 2022.
Zona Ekonomike EvropianeShembulli ekzistues që i afrohet më shumë një modeli të tillë është Zona Ekonomike Evropiane (ZEE).ZEE-ja lidh 27 vendet anëtare të BE-së me tre vende të Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë: Norvegjinë, Islandën dhe Lihtenshtajnin.
Këto vende kanë akses në tregun e vetëm evropian, i cili bazohet në lëvizjen e lirë të:mallrave;shërbimeve;kapitalit;njerëzve. Marrëveshja përfshin gjithashtu fusha si konkurrenca, subvencionet shtetërore, mbrojtja e konsumatorit, mjedisi, e drejta e kompanive, arsimi dhe kërkimi shkencor.
Dallimi kryesor lidhet me rregullat e tregut të përbashkët.Nëse BE-ja miraton një rregull të ri për shërbimet digjitale ose vendos kufizime për një produkt financiar, vendet e ZEE-së duhet ta përshtatin legjislacionin e tyre me këto rregulla për të ruajtur përputhshmërinë me sistemin evropian.
Rregulloret e BE-së, në përgjithësi, zbatohen drejtpërdrejt, ndërsa direktivat përcaktojnë objektivin që duhet arritur dhe u lënë autoriteteve kombëtare më shumë hapësirë për mënyrën e zbatimit.
Pra, përfitimi kryesor është qasja në tregun evropian, ndërsa kostoja është pranimi i një pjese të konsiderueshme të rregullave të përbashkëta.
Nuk ka një precedent të drejtpërdrejtë për një “anëtarësim të asociuar”, ndaj është e vështirë të përcaktohet një afat.Proceset e anëtarësimit të vendeve në BE zgjasin mesatarisht rreth nëntë vjet, megjithëse dallimet mes vendeve janë të mëdha. Turqia e nisi procesin në vitin 1987 dhe, pas dekadash me progres të kufizuar, perspektiva e anëtarësimit është praktikisht e bllokuar.
Për krahasim, Mbretërisë së Bashkuar iu deshën më shumë se katër vjet për të përfunduar daljen nga BE-ja dhe për të formalizuar marrëdhënien e re tregtare me Unionin.
Ndërsa vendet që u përfshinë në Zonën Ekonomike Evropiane kaluan rreth katër vjet nga konceptimi i marrëveshjes deri në zbatimin e saj.
Përfitimet dhe kostojaNjë marrëdhënie e tillë do t'u jepte vendeve partnere akses në një treg me rreth 450 milionë konsumatorë. Nëse Kanadaja do të përfshihej në një sistem të tillë, hapësira ekonomike e lidhur me të do të ishte edhe më e madhe.
Por ky akses do të shoqërohej me një kufizim të caktuar të lirisë për të vendosur rregulla krejtësisht të pavarura në nivel kombëtar.Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni, për shembull, mund të marrin pjesë në grupet e ekspertëve të BE-së dhe të japin mendime gjatë hartimit të legjislacionit. Megjithatë, ato nuk kanë të drejtë vote në procesin formal të vendimmarrjes së BE-së.
Në këtë kuptim, vendet jashtë BE-së që marrin pjesë në këtë sistem janë më shumë zbatuese të rregullave sesa përcaktuese të tyre.
Anëtarësimi në ZEE gjithashtu nuk nënkupton pjesëmarrje në të gjitha politikat e BE-së. Marrëveshja nuk përfshin, ndër të tjera, bashkimin doganor, politikën e përbashkët tregtare, pjesën më të madhe të politikave të përbashkëta bujqësore dhe të peshkimit, shumicën e bashkëpunimit në drejtësi dhe punët e brendshme, politikën e jashtme dhe të sigurisë, taksimin dhe monedhën euro.
Çfarë marrëdhënieje ka sot Mbretëria e Bashkuar me BE-në?Pas Brexit-it, Mbretëria e Bashkuar është një vend i tretë, jashtë tregut të vetëm dhe bashkimit doganor të BE-së.
Anglia, Skocia dhe Uellsi kanë autonomi rregullatore, ndërsa Irlanda e Veriut ka një pozicion të veçantë dhe ruan përputhje të pjesshme me rregullat e tregut të vetëm.
Marrëveshja e Tregtisë dhe Bashkëpunimit mes Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së mundëson tregti pa tarifa dhe pa kuota për mallrat që plotësojnë rregullat e origjinës. Megjithatë, ajo nuk rikthen tregtinë pa pengesa që ekzistonte përpara Brexit-it.
Kompanitë duhet të përballen me deklarata doganore, kontrolle kufitare dhe kërkesa për certifikimin e produkteve. Marrëveshja parashikon gjithashtu bashkëpunim më të kufizuar në shërbime dhe tregtinë digjitale sesa ai që ekziston brenda ZEE-së.
Irlanda e Veriut ka një status të veçantë përmes Kornizës së Windsor-it, e cila ruan përputhjen me disa rregulla të BE-së për mallrat, doganat, produktet agro-ushqimore dhe barnat, për shkak të kufirit tokësor me Republikën e Irlandës.
Çfarë mund të fitojnë Kanadaja dhe Australia?Nëse ideja e anëtarësimit të asociuar do të konkretizohej, Kanadaja dhe Australia nuk do të merrnin domosdoshmërisht të njëjtin status. Secila prej tyre do të duhej të negocionte një marrëveshje të përshtatur me gjeografinë, ekonominë dhe interesat e veta politike.
Marrëveshja mund të bazohej pjesërisht në modelin e ZEE-së: akses në sektorë të caktuar të tregut të vetëm në këmbim të përshtatjes me rregullat evropiane, mekanizmave të mbikëqyrjes, zgjidhjes së mosmarrëveshjeve dhe kontributeve financiare në programe të përbashkëta.
Por modeli mund të jetë edhe më i kufizuar dhe i përqendruar vetëm në sektorë të veçantë.
Kryeministri kanadez Mark Carney, në një fjalim në Parlamentin Evropian, ka përmendur fusha të tilla si energjia, prokurimet në mbrojtje, inteligjenca artificiale, hapësira, tregtia digjitale dhe programi arsimor Erasmus+.
Kjo do të nënkuptonte një marrëdhënie të ndërtuar sipas sektorëve, në vend të përfshirjes së plotë në të gjithë tregun e vetëm.
Si mund ta krijojë BE-ja një status të tillë?Traktatet e BE-së i japin Unionit mundësi të krijojë marrëveshje asociimi me vende të treta.
Neni 217 i Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Evropian ofron bazën ligjore për marrëdhënie të tilla, duke mundësuar të drejta dhe detyrime reciproke, veprime të përbashkëta dhe procedura të veçanta.
Megjithatë, një marrëveshje e re që do të quhej konkretisht “anëtarësim i asociuar” do të kërkonte negociata dhe përcaktim të qartë të të drejtave, detyrimeve dhe fushave të bashkëpunimit.Një marrëdhënie më e ngushtë me BE-në mund të përballet me kundërshtime edhe brenda vendeve që do të kërkonin këtë status, veçanërisht nga grupet politike, bizneset apo votuesit që kundërshtojnë rregullat ndërkombëtare ose ndërhyrjen e institucioneve të jashtme në politikat kombëtare.
Ekziston gjithashtu një dimension gjeopolitik.Një shembull është qëndrimi i presidentit amerikan Donald Trump ndaj afrimit të mundshëm mes BE-së dhe Kanadasë. Trump ka kërcënuar me vendosjen e barrierave të reja tregtare ndaj BE-së dhe Kanadasë në rast të një afrimi të mëtejshëm mes tyre, duke e përshkruar një lëvizje të tillë si një “akt armiqësor”.
Kështu, ideja e një “anëtarësimi të asociuar” mund të shndërrohet në një projekt shumë më të gjerë se një marrëveshje tregtare, një mënyrë për të krijuar një rreth të ri partnerësh të afërt me Bashkimin Evropian, pa u bërë domosdoshmërisht anëtarë të plotë të tij.
Për momentin, megjithatë, nuk ekziston ende një model i përcaktuar juridik për këtë status. Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re janë vetëm pjesë e një diskutimi politik që mund të kërkojë vite negociatash për t'u kthyer në një marrëveshje konkrete./ Politico.eustatusin e anëtarësimit të asociuar be Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Pozicioni i Serbisë në zhvillimet ndërkombëtare, Vuçiç niset drejt OKB-së; paralajmëron takim me Trump 20 Shtator 2026, 12:4012:40Rajoni dhe Bota Protesta në Hagë del jashtë kontrollit, përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë 20 Shtator 2026, 11:4311:43Rajoni dhe Bota Nga Argjentina te Maroku: Si Trump po nxit rishikimin e kufijve 20 Shtator 2026, 11:4211:42Rajoni dhe Bota SHBA godet me raketa një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, vriten 4 persona 20 Shtator 2026, 09:4909:49Rajoni dhe Bota Përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme/ Rebelët Houthi godasin sërish Arabinë Saudite me drone, Jemeni në kaos total 20 Shtator 2026, 09:2509:25Rajoni dhe Bota Zgjedhje vendimtare në Berlin dhe Mecklenburg, Merz përballet me një test të rëndësishëm politik 20 Shtator 2026, 09:1009:10Rajoni dhe Bota

