PERTH - Interi ia doli të fitonte 2-1 kundër Juventusit në miqësoren e zhvilluar mesditën e kësaj të shtune me orën në Shqipëri. Të dyja klubet janë në turneun miqësor në Australi dhe 'Derbi i Italisë' foli për zikaltërit. Skuadra e trajnerit Cristian Chivu është kampione në fuqi e Serie A dhe Kupës së Italisë, teksa vinte nga miqësorja e barazuar 1-1 kundër Milanit tre ditë më parë. Nga ana tjetër 'Zonja e Vjetër' po tre ditë më parë fitoi 1-0 kundër Chelseat me golin e Edon Zhegrovës. Pikërisht sulmuesi i Kosovës ishte titullar në ndeshjen e sotme, por pa mundur të gjente kuadratin edhe pse në pjesën e parë tentoi në një moment nga jashtë zone. LEXO EDHE:'Ausilio më kërcënoi dhe unë shita motorin', Hakan Calhanoglu tregohet besnik: Nëse Interi më telefonon, do të rinovoj Golat e ndeshjes për Interin u shënuan nga Dimarco në minutën e 20-të dhe Andy Diouf në minutën e 62-të. Pesë minuta përpara fundit Conceicao shkurtoi shifrat për 2-1, teksa më pas 'Zonja e Vjetër' kishte edhe një mundësi të mirë shënimi, por pa mundur të konkretizonte me Alajbegovic. Për Interin vijojnë mos jenë të gatshëm Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram, me dyshen që kanë marrë pushime më të gjata për shkak të impenjimit në Kupën e Botës 2026. Gjuajtja e Edon Zhegrovës ndalet nga portieri Provedel në pjesën e parë S.Dh/Shqiptarja.com TAG: Arman Durmisi Edon Zhegrova Inter juventus Perth Australi Komente Komento Sondazhi i ditës:
5 Gusht, 13:27
GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.2% Jo 61.1% Nuk e di 4.7% Vota total: 3305 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 5 Gusht, 13:27 GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?
