Lajme Zone
Minxhozi për drejtësinë speciale: Ka vënë në lëvizje një mekanizëm të pakthyeshëm, t’i dalë për zot!
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Minxhozi për drejtësinë speciale: Ka vënë në lëvizje një mekanizëm të pakthyeshëm, t’i dalë për zot!

Analisti Skënder Minxhozi ka komentuar zhvillimet rreth hetimit të SPAK ndaj ish-drejtoreshës së SHISH. Sipas tij, nëse provohet se Vlora Hyseni ka pasur një raport të papërshtatshëm me Agasin, situata do të bëhej e vështirë edhe për shtetin.

Minxhozi ngriti pikëpyetje edhe mbi përgjegjësinë e institucioneve, në rast se ato kanë qenë në dijeni për një raport të tillë dhe nuk kanë ndërmarrë masa. Minxhozi u shpreh se drejtësia speciale ka vënë në lëvizje një proces me pasoja të rëndësishme politike.

“ Shërbimet sekrete janë nga një kult dhe nuk duken kurrë as në media dhe në televizion, por janë aty. Në Itali s’ka të tillë trajtim për shërbimet sekrete. Nëse SPAK ka vepruar për spektakël, kjo gjë do të dalë në gjykatë. Nëse Vlora Hysenit i provohet se ka pasur një raport të papërshtatshëm me Agasin, atëherë ajo do ndodhet në pozitë të vështirë, duke përfshirë shtetin në situatë të sikletshme. Nëse rezulton se institucionet e shtetit e kanë ditur që kjo drejtuese e lartë e ka këtë raport dhe sërish nuk kanë vepruar, edhe kjo është një situatë e sikletshme. Nëse ata e dinin këtë raport të papërshtatshëm, duhet ta kishin larguar që ditën e parë. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. E sigurt është që drejtësia speciale ka vënë në lëvizje një mekanizëm të pakthyeshëm që, me bujën dhe impaktin që do të ketë, me dallgët dhe tërmetin politik, e ka të vështirë që ta rikthejë, t’i dalë për zot këtij mishi që ka hedhur në zgarë për ta pjekur.” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitetReal Story