Lajme Zone
Minutë pas minute/ Revolta e studentëve, nga djegia e kazanëve te përplasjet me militantët e Berishës
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Minutë pas minute/ Revolta e studentëve, nga djegia e kazanëve te përplasjet me militantët e Berishës

“Mos na e merrni kauzën”, ishte thirrja që një grup studentësh protestues u drejtuan deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët tentuan t'i bashkoheshin protestës kundër kryeministrit Edi Rama.

40 MINUTA ME PARE “Mos na e merrni kauzën”, studentët përplasen me deputetët e Berishës në protestë Studentët që kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës kanë kundërshtuar përfshirjen e deputetëve të Partisë Demokratike në protestën e tyre. Thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg” kanë shkaktuar përplasje verbale mes protestuesve dhe militantëve demokratë, duke nxjerrë në pah kundërshtitë për përfaqësimin politik të protestës... “Mos na e merrni kauzën”, ishte thirrja që një grup studentësh protestues u drejtuan deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët tentuan t'i bashkoheshin protestës kundër kryeministrit Edi Rama.

Afrimi i deputetëve të PD-së shkaktoi përplasje verbale mes studentëve dhe militantëve demokratë, të cilët nuk e pritën mirë kundërshtimin ndaj pranisë së përfaqësuesve të opozitës.

Përplasja u ashpërsua kur studentët nisën të thërrisnin “Rama n’burg, Berisha n’burg”, duke vendosur në të njëjtën kërkesë politike kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së, Sali Berisha.

Kjo thirrje shkaktoi reagimin më të fortë të militantëve demokratë, të cilët u përgjigjën me sloganin “Poshtë komunizmi”. Debatet vijuan për disa minuta, ndërsa militantët e PD-së i etiketuan studentët që kundërshtonin praninë e deputetëve si mbështetës të Arlind Qorit.

“Ju erdhi fundi”, “Opozita jemi ne” dhe “Arrestoni Berishën”, ishin disa nga thirrjet e tjera që u dëgjuan gjatë protestës, krahas kërkesës për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Përplasja tregoi se një pjesë e studentëve nuk pranon që Partia Demokratike të marrë përfaqësimin e protestës, edhe pse kërkesa për largimin e Edi Ramës përkon me qëndrimin e opozitës parlamentare.

Në këtë mënyrë, deputetët e Berishës u përballën me një kundërshtim që nuk vinte nga mazhoranca, por nga vetë protestuesit që kërkonin largimin e kryeministrit. 46 MINUTA ME PARE Protesta, studentja: Populli është bërë bashkë, thirrja jonë është kundër Ramës dhe Berishës Pamje nga protesta Tymuese janë ndezur këtë të shtunë gjatë protestës së studentëve dhe qytetarëve përpara Ministrisë së Arsimit, ku pjesëmarrësit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj pranisë së përfaqësuesve të partive politike.

Pas mbërritjes së deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike, protestuesit kanë theksuar se në tubim janë të mirëpritur qytetarët, pavarësisht bindjeve politike, por jo deputetët në cilësinë e përfaqësuesve partiakë.

Një studente deklaroi se protesta synon jo vetëm dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, por edhe ndryshimin e klasës politike, duke kërkuar njëkohësisht largimin e Sali Berishës nga drejtimi i Partisë Demokratike.

“Ne kundërshtojmë praninë e deputetëve, nuk janë të mirëpritur…Si qytetarë i mirëpresim. Ne kemi vetëm një thirrje që të mos sjellin përçarje te një popull që është bërë bashkë dhe duan një Shqipëri të re një Shqipëri më të mirë për të ardhmen, dorëheqjen e Ramës dhe ndryshimin e sistemit. Deputetët nuk kanë përfaqësuar. Kemi thirrje edhe për dorëheqjen e zotit Rama, por edhe largimin e zotit Berisha nga PD. Ne pranojmë vetëm qytetarë pavarësisht bindjeve të tyre politike. Si studentët është e papërballueshme jetesa në Tiranë, jemi për ndryshim të klasës politike”, tha një studente.

Më herët, deputetët demokratë, mes tyre Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj, marshuan nga selia e PD-së drejt Kryeministrisë, ku qëndruan për rreth 30 minuta, përpara se të zhvendoseshin drejt Ministrisë së Arsimit.

Mbërritja e tyre në protestën studentore u shoqërua me kundërshtime dhe debate, pasi një pjesë e protestuesve kërkuan që tubimi të mbetej jashtë ndikimit të partive politike. 55 MINUTA ME PARE Protesta e studentëve, i vihet zjarri koshave të mbeturinave; policia thirrje me megafon: Largohuni nga aktet e dhunës Prania e deputetëve dhe mbështetësve të PD-së në protestën e studentëve ka shkaktuar përplasje verbale mes pjesëmarrësve. Ndërkohë, disa të rinj me maska u kanë vënë zjarrin koshave të mbeturinave, duke sjellë edhe reagimin e policisë... Prej më shumë se dy orësh, studentët po protestojnë në Rrugën e Durrësit, pranë Ministrisë së Arsimit. Protestës i janë bashkuar edhe mbështetës të Partisë Demokratike dhe deputetë të kësaj force politike.

Por pjesëmarrja e përfaqësuesve të PD-së ka shkaktuar përplasje verbale mes studentëve dhe militantëve demokratë, duke krijuar tensione gjatë tubimit.

Ndërkohë, një grup të rinjsh me maska u kanë vënë zjarrin disa koshave të mbeturinave. Ky është incidenti i parë i raportuar gjatë protestës.

Pas këtij veprimi, policia ka ndërhyrë me thirrje përmes megafonit, duke u kërkuar protestuesve të distancohen nga aktet e dhunës.

“Largohuni nga aktet e dhunës, distancohuni”, ishte thirrja që efektivët e policisë u drejtuan pjesëmarrësve në protestë.

Incidenti ka shtuar tensionet në një tubim ku, krahas kërkesave të studentëve, është shfaqur edhe përplasja për praninë e përfaqësuesve politikë. 59 MINUTA ME PARE "Berisha po bllokon opozitën", protestuesit nuk pranojnë deputetët e PD: Bashkë me Ramën, kanë vjedhur Shqipërinë Protestuesit nuk pranojnë deputetët e PD Momente diskutimi e tensioni janë shoqëruar në protestën para Ministrisë së Arsimit.

Qytetarë e studentë nuk kanë pranuar deputetët e PD në protestë duke shakktuar kështu momente tensioni dhe debate të forta mes tyre.

“Nuk e di përse nuk e kuptojnë që jemi popull, 4 ditët e para Berisha ishte kundër protestës. Dolën 100 mijë veta në shesh doli pro protestës…Këtu nuk jemi për tortë…A nuk e llogarisin dot që se do më populli Berishën dhe as Ramën…Përse Berisha e bllokon opozitën?”, tha një protestues.

Një tjetër qytetar kanë vijuar me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg. Sali Berisha nuk e vjedh protestës dot siç e ka vjedhur Shqipërinë bashkë me Edi Ramën", ka thënë ai. 1 ORE ME PARE “Rama n’burg, Berisha n’burg”, thirrja që tensionoi protestën e studentëve; përplasje verbale mes grupimeve Përplasja në protestë Një thirrje e cila prej muajsh dëgjohet në ccdo protest “Rama n’burg, Berisha n’burg” ka tensionuar protestën e thirrur nga studentët, e cila po mbahet te rruga e Durrësit, pranë Ministrisë së Arsimit.

Madje nuk kanë munguar përplasjet verbale mes grupimeve në protestë, më konkretisht atyre që konsiderohen si militantë apo mbështetës të PD-së dhe studentëve.

“Nuk kemi asgjë me qytetarët, janë të mirëpritur të gjithë qytetarët, por nuk mund të pranojmë deputetët”, tha një studente.

Ndërkohë një tjetër student tha se kauza jonë është e thjeshtë: Rama n'burg, Berisha n'burg. "Ne nuk mund të pranojmë në protestën tonë asnjë që mbështet apo i shërben kësaj klase politike", tha ai. Madje, protestuesit kanë krijuar një kordon për të penguar hyrjen e përfaqësuesve politikë, ndërsa kanë kërkuar burgosjen e Edi Ramës dhe Sali Berishës. Mesazhi i tyre ka qenë i qartë: protesta nuk drejtohet vetëm kundër qeverisë, por edhe kundër opozitës që drejton Berisha.

Pikërisht këtu ka nisur edhe debati me një përfaqësuese të Partisë Demokratike, e cila u ka kërkuar pjesëmarrësve të bashkohen kundër Ramës. Sipas saj, ndarja mes protestuesve dhe demokratëve i shërben vetëm kryeministrit.

Por protestuesit nuk e kanë pranuar këtë argument. Ata kanë kundërshtuar idenë se çdo protestë kundër qeverisë duhet të përfjë nën drejtimin e Partisë Demokratike, duke theksuar se kundërshtimi i Ramës nuk nënkupton mbështetje për Berishën.

Në debat është bërë edhe një dallim i rëndësishëm mes qytetarëve që votojnë Partinë Demokratike dhe deputetëve që e përfaqësojnë atë. Protestuesit kanë deklaruar se çdo demokrat mund të marrë pjesë në tubim si qytetar, por jo Sali Berisha dhe deputetët e tij në cilësinë e përfaqësuesve politikë.

Kjo ka qenë edhe pika kryesore e përplasjes. Përfaqësuesja e PD-së ka propozuar që demokratët të bashkohen me protestën pa simbole partiake, por pjesëmarrësit kanë këmbëngulur se problemi nuk qëndron vetëm te flamujt apo simbolet. Sipas tyre, prania e deputetëve do ta kthente protestën qytetare në një aktivitet që mund ta përdorte politikisht opozita.

Gjatë debatit është përmendur edhe Arlind Qori, të cilit një prej protestuesve i ka kërkuar të mos krijojë ndarje mes pjesëmarrësve. Megjithatë, kundërshtimi ndaj përfshirjes së deputetëve të PD-së ka vijuar.

Në thelb, përplasja para Ministrisë së Arsimit ka nxjerrë në pah një qëndrim politik që nuk përputhet me pretendimin e Partisë Demokratike për të përfaqësuar automatikisht çdo pakënaqësi ndaj qeverisë.

Protestuesit nuk kanë pranuar ta trajtojnë betejën kundër Edi Ramës si një arsye për t'u rreshtuar pas Sali Berishës. Përkundrazi, ata i kanë vendosur të dy drejtuesit politikë në shënjestër të kundërshtimit të tyre.

Dhe pikërisht për këtë arsye kanë kërkuar që deputetët e PD-së të qëndrojnë jashtë tubimit. Për pjesëmarrësit, protesta duhet të mbetet e qytetarëve, pa drejtimin dhe përfaqësimin e asnjërës prej dy forcave kryesore politike. 1 ORE ME PARE Tubimi në Tiranë, protestuesi: Do i mbrojmë studentët deri në vdekje! Protesta Një protestues i është përgjigjur aktit normativ të qeverisë me një maskë me foton e kryeministrit Edi Rama. Në një deklaratë për mediat, ai u identifikua si babai i dy studentëve dhe kërkoi largimin e menjëhershëm të kryeministrit, pasi sipas tij populli nuk e do dhe nuk e mbështet më.

“Ne i mbrojmë studentët. Unë jam babai i dy studentëve dhe deri në vdekje do t’i mbrojmë studentët. Edi Rama as më shpejt të japë dorëheqjen. Ai duhet ta kuptojë që popull nuk e do më. Sovrani është pronari i këtij vendi. Qeveria është menaxher i përkohshëm. Koha jote ka mbaruar”, tha ai.

Sipas tij është emergjencë kombëtare largimi i të rinjve jashtë vendit, pasi këtu nuk ka të ardhme dhe as shpresë.

“Në arsim ka shumë pika që duhen bërë shumë mirë, por mbi të gjitha rinia nuk duhet të emigrojë. Kjo është emergjencë kombëtare. Këtu nuk ka të ardhme nuk ka shpresë”, shtoi protestuesi.

I pyetur për dhunën në protestë ai tha se e ka provuar vetë në ditën ë parë të protestë ku i është krisur kafka.

“Më kanë dhunuar në maksimum, por e kam provuar çfarë do të thotë dhunë. Është e pafalshëm dhuna ndaj fëmijëve tanë. Më kanë dhunuar ditën e parë në protestë. Më kanë krisur kafkën. Kam shumë pasoja, por ne të rriturit i durojmë por jo fëmijët”, u shpreh ai.

Ndërkohë protestues të tjerë kanë ironizuar duke protestuar në mënyrë simbolike me kartëmonedha 500-euroshe në duar. 1 ORE ME PARE Tensione te Ministria e Arsimit, studentët përzënë deputetët e PD-së nga protesta Momente tensioni janë regjistruar përpara Ministrisë së Arsimit, pasi deputetët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike iu bashkuan protestës së studentëve. Këta të fundit kanë kundërshtuar praninë e përfaqësuesve të opozitës dhe i kanë larguar nga tubimi, ndërsa mes dy të rinjve ka pasur edhe një debat. Momente tensioni janë regjistruar këtë të shtunë përpara Ministrisë së Arsimit, pasi deputetët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike iu bashkuan protestës së studentëve.

Prania e përfaqësuesve të opozitës ka shkaktuar reagime nga protestuesit, të cilët kanë refuzuar përfshirjen e figurave politike në tubim dhe kanë kërkuar largimin e deputetëve demokratë.

Gjatë këtyre momenteve, dy të rinj kanë debatuar me njëri-tjetrin, ndërsa pjesëmarrës të tjerë kanë theksuar se protesta është qytetare dhe nuk përfaqëson asnjë forcë politike.

Një prej të rinjve u shpreh se në tubim nuk janë të mirëpritur personat që identifikohen me partitë politike.

"Kjo protestë është e popullit, ai që nuk është i mirëpritur është një person që vetë ekzistenca e tij simbolizon një parti. Nuk duam persona që janë simbol i partive politike që na kanë rrënuar ndër vite”, tha i riu.

Edhe një tjetër protestuese reagoi ndaj pranisë së përfaqësuesve politikë.

“Shqiptarët janë bashkë, por jo kriminelët”, u shpreh një tjetër protestuese gjatë tubimit.

Ndërkohë, një qytetare tjetër këmbënguli se protesta nuk ka lidhje me partitë politike dhe se të rinjtë nuk do të lejojnë që tubimi i tyre të përdoret për qëllime partiake.

“Kjo rini nuk mashtrohet. Protesta nuk është për partinë, le ta harrojnë se mund të mashtrojnë këtë rini. Na kanë mashtruar ne, por me këtë rini jo. Egnaf”, u shpreh ajo.

Deputetët e Partisë Demokratike, mes tyre Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj, kishin nisur marshimin nga selia blu, së bashku me mbështetësit e opozitës.

Pasi qëndruan për rreth 30 minuta përpara Kryeministrisë, ata vijuan drejt Ministrisë së Arsimit, ku po zhvillohej protesta studentore. Në marshim nuk mori pjesë kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Megjithatë, mbërritja e tyre u prit me kundërshtime nga protestuesit, të cilët kërkuan që deputetët të largoheshin nga tubimi.

Studentët vijojnë prej tri javësh protestat kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa deklaratat e sotme të pjesëmarrësve tregojnë kundërshtimin e tyre ndaj përfshirjes së figurave partiake në protestë. 1 ORE ME PARE Protesta para Ministrisë së Arsimit, një prej pjesëmarrësve maskohet si Rama Protesta para Ministrisë së Arsimit, një prej pjesëmarrësve maskohet si Rama Protestuesit janë grumbulluar këtë të shtunë përpara Ministrisë së Arsimit, duke vijuar tubimet kundër qeverisë.

Ashtu si në protestat e mëparshme, disa prej pjesëmarrësve kanë zgjedhur të shfaqen të maskuar. Mes tyre, një protestues ka tërhequr vëmendjen pasi është maskuar si kryeministri Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat, ai u identifikua si babai i dy studentëve dhe kërkoi largimin e menjëhershëm të kryeministrit, pasi sipas tij populli nuk e do dhe nuk e mbështet më.

“Ne i mbrojmë studentët. Unë jam babai i dy studentëve dhe deri në vdekje do t’i mbrojmë studentët. Edi Rama as më shpejt të japë dorëheqjen. Ai duhet ta kuptojë që popull nuk e do më. Sovrani është pronari i këtij vendi. Qeveria është menaxher i përkohshëm. Koha jote ka mbaruar”, tha ai.

Sipas tij është emergjencë kombëtare largimi i të rinjve jashtë vendit, pasi këtu nuk ka të ardhme dhe as shpresë.

“Në arsim ka shumë pika që duhen bërë shumë mirë, por mbi të gjitha rinia nuk duhet të emigrojë. Kjo është emergjencë kombëtare. Këtu nuk ka të ardhme nuk ka shpresë”, u shpreh protestuesi.

Ndërkohë, drejt Ministrisë së Arsimit po marshojnë edhe deputetët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike, të cilët më herët u nisën nga selia blu dhe qëndruan për rreth 30 minuta përpara Kryeministrisë.

Në krye të marshimit janë deputetët Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj, ndërsa kryetari i PD-së, Sali Berisha, nuk është i pranishëm.

Studentët, të cilët prej tri javësh vijojnë protestat, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. 1 ORE ME PARE Protesta në Tiranë, dy fëmijë ulen përballë policisë te Ministria e Arsimit Dy fëmijë ulen përballë policisë te Ministria e Arsimit Dy fëmijë ulen përballë policisë gjatë protestës në Tiranë, një qytetar me veshje popullore mban flamurin kombëtar

Dy fëmijë janë ulur në vijat e bardha të rrugës pranë Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ndërsa përballë tyre qëndrojnë efektivë të Policisë së Shtetit, të angazhuar për garantimin e rendit gjatë protestës së sotme.

Në të njëjtin vend ndodhet edhe një protestues me veshje popullore shqiptare, i cili mban në dorë flamurin kombëtar.

Pamja vjen gjatë tubimit të 31 sotëm në kryeqytet, ku prania e forcave policore dhe masat e sigurisë janë ndër elementet kryesore të organizimit të protestës.

Protesta e sotme zhvillohet në ditën e 19-të të mobilizimit studentor, ndërsa Partia Demokratike ka thirrur gjithashtu një tubim kombëtar në mbështetje të të rinjve.

Studentët kishin njoftuar grumbullimin në orën 12:00 pranë Ministrisë së Arsimit dhe zhvendosjen e protestës drejt Kryeministrisë në orën 14:00. Në mbështetje të tyre pritet të marrin pjesë edhe pedagogë, të cilët prej disa ditësh kanë bojkotuar mësimin.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, ndërsa pakënaqësitë e shprehura gjatë javëve të fundit lidhen edhe me kostot e arsimit, kushtet e jetesës, mundësitë e punësimit dhe korrupsionin.

Për garantimin e sigurisë, Policia e Shtetit ka angazhuar mbi 2 mijë efektivë, përfshirë forcat “Shqiponja”, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe punonjës të komisariateve të kryeqytetit. Autoritetet kanë vendosur në gatishmëri edhe automjete me ujë me presion, ndërsa kanë parashikuar monitorimin e tubimeve me dronë dhe kamera sigurie. 1 ORE ME PARE Pas 30 minutash para Kryeministrisë, deputetët e PD-së vijojnë marshimin drejt Ministrisë së Arsimit Deputetët e PD-së vijojnë marshimin drejt Ministrisë së Arsimit Protestuesit e Partisë Demokratike, të udhëhequr nga deputetët e opozitës, janë larguar nga ambientet përpara Kryeministrisë dhe po marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit, për t'iu bashkuar tubimit të studentëve.

Marshimi nisi më herët nga selia e PD-së, me pjesëmarrjen e deputetëve Flamur Noka, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj dhe mbështetësve demokratë.

Në marshim nuk është i pranishëm kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Ndërkohë, studentët janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit, ku po vijojnë protestën e tyre kundër qeverisë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Me zhvendosjen drejt Ministrisë së Arsimit, deputetët dhe mbështetësit e opozitës synojnë t'i bashkohen protestës studentore. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen LIVE UPDATES "Të Pashoq"/ Prisni, Amerika nuk ka folur! 28 Tetor 2026, 19:2819:28LIVE UPDATES Minutë pas minute/ 3 orë protestë, nisin tensionet para Kryeministrisë 25 Tetor 2026, 17:0917:09LIVE UPDATES Protestuesit nuk dorëzohen, gaz, flakë dhe tensione në rrugët e kryeqytetit; Tirana në kolaps 24 Tetor 2026, 19:1919:19LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Tirana sërish mes gazit, ujit dhe tensioneve; përplasje të forta mes policisë dhe protestuesve 24 Tetor 2026, 15:5315:53LIVE UPDATES Nis protesta, iu vihet flaka koshave të mbeturinave; studentët qëllojnë me gurë policinë 24 Tetor 2026, 14:3014:30LIVE UPDATES "Të Pashoq"/ Edi Rama, dorëhiqet apo arratiset? 21 Tetor 2026, 19:5719:57LIVE UPDATES