Lajme Zone
Minutë pas minute/ Nuk ka të ndalur revolta qytetare, tym e flakë kudo
PolitikëPamfleti

Minutë pas minute/ Nuk ka të ndalur revolta qytetare, tym e flakë kudo

Vëmendja është zhvendosur tashmë edhe në Rrugën e Kavajës, ku kanë mbërritur grupe protestuesish pas përplasjeve të përsëritura me forcat e rendit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

10 MINUTA ME PARE Protestuesit mbushin rrugët e Tiranës Protestuesit te Rruga e Kavajës Rrugët e Tiranës vijojnë të mbushen me protestues, ndërsa dita e tretë e demonstratave ka hyrë në orët e mbrëmjes me një pjesëmarrje të madhe dhe grupe qytetarësh që lëvizin në disa zona të kryeqytetit.

Vëmendja është zhvendosur tashmë edhe në Rrugën e Kavajës, ku kanë mbërritur grupe protestuesish pas përplasjeve të përsëritura me forcat e rendit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Zhvendosja drejt Rrugës së Kavajës është pjesë e lëvizjes së vazhdueshme të demonstruesve, të cilët gjatë ditës kanë marshuar në disa prej akseve kryesore të Tiranës, duke u shpërndarë dhe rigrupuar në varësi të ndërhyrjeve të policisë.

Ndërsa një pjesë e protestuesve ka marrë drejtimin e Rrugës së Kavajës, grupe të tjera vijojnë të qëndrojnë në bulevard dhe në rrugët përreth. Prania e demonstruesve në disa zona njëkohësisht ka bërë që protesta të mos përqendrohet më vetëm përpara Kryeministrisë.

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë regjistruar sërish përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit. Grupe demonstruesish kanë hedhur gurë drejt policisë, ndërsa efektivët janë përgjigjur me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Pavarësisht ndërhyrjeve, protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugë të ndryshme, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e klasës aktuale politike.

Më herët, turma ishte zhvendosur përgjatë bulevardit “Zogu I” deri te Zogu i Zi, ku u regjistruan incidente me zjarr dhe dëmtime të objekteve. Kosha mbeturinash dhe struktura reklamash u përfshinë nga flakët, ndërsa tymi u përhap në rrugë.

Incidente të tjera me zjarr janë regjistruar pranë Kryeministrisë dhe në Parkun Rinia, ku kioska janë përfshirë nga flakët gjatë protestës.

Policia ka vendosur kordone në disa pika dhe ka ndërhyrë vazhdimisht me gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Gjatë këtyre ndërhyrjeve janë raportuar edhe shoqërime të shumta, megjithëse ende nuk ka një bilanc zyrtar për numrin e personave të shoqëruar.

Ndërkohë, Rruga e Kavajës është kthyer në një tjetër pikë të marshimit, ku prania e protestuesve dëshmon shtrirjen e demonstratës përtej zonës së Kryeministrisë. 16 MINUTA ME PARE Rikthehen përplasjet në bulevard, hidhet sërish gaz dhe ujë Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë janë rikthyer në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke tensionuar sërish situatën në qendër të Tiranës, pas më shumë se dhjetë orësh demonstratash.

Grupe protestuesish kanë hedhur gurë në drejtim të efektivëve të vendosur në bulevard, ndërsa policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për të penguar afrimin e saj drejt pozicioneve të forcave të rendit.

Përdorimi i gazit ka shkaktuar përhapjen e tymit në zonë, duke vështirësuar qëndrimin e demonstruesve në pjesët e bulevardit ku është përqendruar ndërhyrja policore.

Pavarësisht kësaj, protestuesit kanë vijuar të qëndrojnë në zonë dhe të përplasen me efektivët, ndërsa situata mbetet e tensionuar.

Përplasjet e fundit vijnë pas një dite të gjatë marshimesh nëpër kryeqytet. Gjatë orëve të mëparshme, demonstruesit janë zhvendosur nga Kryeministria drejt Rrugës së Elbasanit, pranë stadiumit dhe Presidencës, në zonën e Librit Universitar, si dhe përgjatë bulevardit “Zogu I” deri te Zogu i Zi.

Në disa prej këtyre zonave janë regjistruar incidente me zjarr dhe dëmtime të pronës. Kosha mbeturinash dhe struktura reklamash janë djegur te Zogu i Zi, ndërsa kioska janë përfshirë nga flakët në Parkun Rinia dhe pranë Kryeministrisë.

Më herët, policia kishte vendosur kordone në të dyja anët e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe në hyrje të Pedonales, duke avancuar gradualisht për të shpërndarë demonstruesit. Ndërhyrjet janë shoqëruar edhe me një numër të madh personash të shoqëruar, por ende nuk ka një bilanc zyrtar përfundimtar.

Gjatë protestës janë regjistruar gjithashtu sulme ndaj disa degëve bankare dhe bizneseve private, ndërsa forcat e rendit kanë përdorur në mënyrë të përsëritur gaz lotsjellës dhe ujë me presion. 35 MINUTA ME PARE Bilanc i rëndë nga protesta, 26 persona përfjnë në spital Ilustrim Spitali Universitar i Traumës ka trajtuar gjatë ditës së sotme 26 persona të lënduar gjatë protestës, mes tyre efektivë policie, protestues dhe kalimtarë.

Sipas përditësimit të orës 19:31 të Ministrisë së Shëndetësisë, dy efektivë policie vijojnë të jenë nën kujdesin e mjekëve.

Efektivi me inicialet D.K. është shtruar në shërbimin e Neurokirurgjisë për monitorim të mëtejshëm. Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë.

Ndërkohë, efektivi me inicialet F.R., i ardhur nga Shkodra, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të një dëmtimi në kokë. Mjekët presin reagimin e tij pas operacionit.

Në Spitalin e Traumës ndodhen gjithashtu dy protestues, të cilët paraqiten në gjendje të mirë shëndetësore. Njëra prej tyre, një vajzë, po mbahet në observim dhe aktualisht është në gjendje të qëndrueshme.

Pak minuta përpara përditësimit kanë mbërritur edhe tre kalimtarë të lënduar, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave të raportuara në orën 19:31, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nuk ndodhet asnjë person i lënduar nga protesta. 36 MINUTA ME PARE Disa protestues zhvendosen te Zogu i Zi, tym dhe flakë në rrugë Disa protestues kanë vijuar marshimin nëpër Tiranë, duke u zhvendosur drejt zonës së Zogut të Zi, ku janë regjistruar incidente të tjera me zjarr gjatë ditës së tretë të demonstratave në kryeqytet.

Në këtë zonë, kosha mbeturinash dhe struktura reklamash janë përfshirë nga flakët, duke shkaktuar tym në rrugë dhe dëme materiale.

Incidentet janë regjistruar pas zhvendosjes së turmës nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” drejt bulevardit “Zogu I” dhe më pas në zonën e Zogut të Zi.

Gjatë marshimit, protestuesit kanë vijuar thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar largimin e qeverisë dhe ndryshimin e klasës aktuale politike.

Zjarret e regjistruara te Zogu i Zi vijnë pas incidenteve të ngjashme në pjesë të tjera të kryeqytetit. Më herët, një kioskë u përfshi nga flakët në Parkun Rinia, ndërsa një tjetër u dogj pranë Kryeministrisë. Incidente me zjarr janë raportuar edhe në Rrugën e Elbasanit.

Gjatë orëve të fundit, situata më e tensionuar është regjistruar përpara selisë së qeverisë, ku grupe protestuesish kanë hedhur gurë dhe fishekzjarrë drejt forcave të rendit. Policia ka ndërhyrë disa herë me gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën.

Efektivët kanë vendosur gjithashtu kordone në disa pika të qendrës, duke avancuar gradualisht përgjatë bulevardit dhe duke i detyruar demonstruesit të ndryshojnë drejtimin e marshimit.

Ndërhyrjet policore janë shoqëruar me një numër të madh personash të shoqëruar, megjithëse autoritetet nuk kanë publikuar ende një bilanc përfundimtar.

Gjatë ditës së tretë të protestave janë regjistruar edhe sulme ndaj disa degëve bankare dhe bizneseve private, ndërsa demonstruesit kanë lëvizur në zona të ndryshme të Tiranës, përfshirë Rrugën e Elbasanit, Presidencën, Librin Universitar dhe bulevardet kryesore të qytetit.

Zhvendosja drejt Zogut të Zi tregon se marshimi vijon edhe pas disa orësh përplasjesh në qendër të kryeqytetit. Ndërkohë, ende nuk ka një bilanc të konfirmuar të dëmeve të shkaktuara nga djegia e koshave të mbeturinave dhe reklamave në këtë zonë. 49 MINUTA ME PARE Skuqet sërish bulevardi nga flakët, digjet një kioskë në Parkun Rinia Flakët janë shfaqur sërish në qendër të Tiranës, ku një kioskë në Parkun Rinia është përfshirë nga zjarri gjatë protestës që vijon prej më shumë se dhjetë orësh në kryeqytet.

Zjarri ka shkaktuar tym në zonën pranë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke shënuar një tjetër incident gjatë ditës së tretë të demonstratave të nxënësve, studentëve dhe qytetarëve që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Djegia e kioskës në Parkun Rinia vjen pas një sërë incidentesh të ngjashme gjatë protestës së sotme. Më herët, një tjetër kioskë u përfshi nga flakët pranë Kryeministrisë, ndërsa një incident me zjarr u regjistrua edhe gjatë marshimit të demonstruesve në Rrugën e Elbasanit.

Situata në qendër të Tiranës është karakterizuar nga përplasje të vazhdueshme mes grupeve të protestuesve dhe forcave të rendit. Në disa momente, demonstruesit kanë hedhur gurë dhe fishekzjarrë drejt policisë, ndërsa efektivët kanë ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën.

Pavarësisht ndërhyrjeve, protestuesit janë rigrupuar disa herë në bulevard, ku pjesëmarrja është rritur ndjeshëm gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes. 55 MINUTA ME PARE Tirana në kaos nga mëngjesi në darkë, nxënës dhe studentë të vendosur për rrëzimin e kastës politike Mbi dhjetë orë protesta, përplasje me policinë, gaz lotsjellës, ujë me presion, zjarre, dëmtime të bankave dhe bizneseve, si dhe shoqërime të shumta kanë shënuar ditën e tretë të demonstratave në Tiranë. Nxënësit dhe studentët që udhëheqin protestën kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e klasës aktuale politike. Ata kanë paralajmëruar një tjetër tubim për nesër, duke deklaruar se do të vijojnë protestat deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Tirana ka përjetuar mbi dhjetë orë protesta dhe tensione gjatë ditës së tretë të mobilizimit të nxënësve, studentëve dhe qytetarëve që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e klasës politike në vend.

Nga orët e para të grumbullimit deri në mbrëmje, qendra e kryeqytetit është përfshirë nga marshime të vazhdueshme, përplasje mes demonstruesve dhe forcave të rendit, ndërhyrje me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, si dhe incidente që kanë shkaktuar dëme në prona publike dhe private.

Protesta, e cila nisi si një mobilizim i të rinjve, ka marrë përmasa të konsiderueshme gjatë ditës. Pavarësisht ndërhyrjeve të policisë dhe tensioneve të përsëritura, numri i pjesëmarrësve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është rritur ndjeshëm në disa momente, ndërsa demonstruesit janë rigrupuar vazhdimisht përpara Kryeministrisë.

Kërkesa kryesore e protestuesve ka qenë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Përmes thirrjeve të vazhdueshme, nxënësit dhe studentët kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj mënyrës së qeverisjes dhe klasës politike, duke kërkuar ndryshime të thella në drejtimin e vendit.

“Rama, jep dorëheqjen!” ka qenë një nga thirrjet që ka shoqëruar marshimin e demonstruesve në rrugët e Tiranës.

Gjatë ditës, protesta nuk është kufizuar vetëm në hapësirën përpara selisë së qeverisë. Turma është zhvendosur në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, duke kaluar në Rrugën e Elbasanit, pranë stadiumit dhe Presidencës, në zonën e Librit Universitar dhe më pas në bulevardin “Zogu I”.

Në disa prej këtyre pikave, policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës për të penguar avancimin e protestuesve, duke i detyruar të ndryshojnë drejtim. Megjithatë, demonstruesit kanë vijuar marshimin dhe janë rikthyer disa herë në zonën e Kryeministrisë.

Përplasjet më të forta janë regjistruar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku grupe protestuesish kanë hedhur gurë dhe fishekzjarrë drejt forcave të rendit. Policia është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, ndërsa ka vendosur kordone në të dyja anët e bulevardit për të kufizuar lëvizjen e turmës.

Në një moment, efektivët kanë avancuar gradualisht përgjatë bulevardit, duke i shtyrë demonstruesit drejt Urës së Lanës. Një tjetër kordon policor është vendosur në hyrje të Pedonales, ndërsa ndërhyrjet janë shoqëruar me një numër të madh personash të shoqëruar.

Autoritetet nuk kanë publikuar ende një bilanc përfundimtar të shoqërimeve, arrestimeve të mundshme dhe personave të lënduar gjatë incidenteve.

Një pjesë e ditës është shoqëruar edhe me dëmtime të konsiderueshme të pronës private. Protestuesit kanë sulmuar disa degë bankare në kryeqytet, përfshirë një bankë në zonën e “Ushtarit të Panjohur”, një tjetër në rrugën “Myslym Shyri” dhe degën e Bankës Kombëtare Tregtare përballë Ambasadës Amerikane.

Në këtë të fundit, demonstruesit kanë arritur të hyjnë në ambientet e brendshme, kanë nxjerrë dokumente, i kanë shpërndarë në rrugë dhe u kanë vënë flakën. Pranë bankës janë sulmuar edhe dy dyqane të kompanive të telefonisë celulare.

Incidente me zjarr janë regjistruar gjithashtu gjatë marshimit. Një kioskë është përfshirë nga flakët në Rrugën e Elbasanit, ndërsa një tjetër është djegur pranë Kryeministrisë, duke shkaktuar tym në bulevard.

Megjithëse tymi dhe gazi lotsjellës kanë mbuluar herë pas here pjesë të qendrës, demonstruesit kanë vijuar të grumbullohen. Në orët e mbrëmjes, turma është zhvendosur drejt bulevardit “Zogu I”, duke vazhduar thirrjet për dorëheqjen e Ramës.

Protesta ka sjellë edhe reagime nga përfaqësues të institucioneve shtetërore. Drejtuesit e Policisë së Shtetit kanë kërkuar që demonstruesit të shmangin dhunën dhe kanë shprehur shqetësim për përfshirjen e të miturve në incidente. Edhe zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka theksuar se e drejta për të protestuar nuk duhet të shoqërohet me dhunë dhe se siguria e fëmijëve duhet të qëndrojë mbi interesat politike.

Nga ana tjetër, pjesëmarrësit në protestë kanë këmbëngulur në kërkesat e tyre për ndryshim politik. Përfaqësues të të rinjve kanë shprehur pakënaqësi për kushtet e jetesës, mundësitë për arsimim dhe perspektivën e tyre në Shqipëri, duke e lidhur mobilizimin me kërkesën për përgjegjësi nga qeveria.

Pas një dite të gjatë tensionesh, organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë paralajmëruar një tjetër tubim për nesër. Ata deklarojnë se janë të vendosur të vijojnë protestat deri në largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e klasës aktuale politike. 59 MINUTA ME PARE Protestuesit zhvendosen në bulevardin “Zogu I”: Rama, jepe dorëheqjen Protestuesit kanë ndryshuar sërish drejtimin e marshimit në Tiranë, duke u zhvendosur drejt bulevardit “Zogu I”, pas përplasjeve të regjistruara gjatë orëve të fundit përpara Kryeministrisë.

Gjatë lëvizjes përgjatë bulevardit, demonstruesit kanë vijuar thirrjet kundër qeverisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra.

“Rama, jep dorëheqjen!”, kanë thirrur protestuesit, ndërsa turma ka vijuar marshimin në këtë pjesë të kryeqytetit.

Zhvendosja drejt bulevardit “Zogu I” vjen pas ndërhyrjeve të përsëritura të forcave të rendit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë demonstruesit e grumbulluar përpara selisë së qeverisë.

Pavarësisht ndërhyrjeve, numri i protestuesve në zonën e Kryeministrisë ishte rritur ndjeshëm gjatë orëve të fundit. Grupe demonstruesish u rigrupuan disa herë në bulevard, përpara se një pjesë e turmës të zhvendosej drejt rrugëve të tjera të qendrës.

Gjatë përplasjeve përpara Kryeministrisë, protestuesit hodhën gurë dhe fishekzjarrë në drejtim të forcave të policisë, ndërsa efektivët ndërhynë për të krijuar distancë dhe për të shpërndarë turmën.

Në të njëjtën zonë, një kioskë u përfshi nga flakët, duke shkaktuar tym në bulevard. Ndërkohë, policia vendosi kordone në disa pika të qendrës dhe shoqëroi një numër të madh personash, megjithëse ende nuk ka një bilanc zyrtar për shoqërimet. 59 MINUTA ME PARE Elbasani paralajmëron një tjetër protestë, qytetarët pritet të mblidhen sërish në mbrëmje Pas protestave të zhvilluara gjatë paradites, të cilat u shoqëruan edhe me ndërhyrje të policisë dhe shoqërime të disa personave, në Elbasan është paralajmëruar një tjetër tubim për mbrëmjen e sotme.

Në qytetin e Elbasanit është njoftuar organizimi i një tjetër proteste, e cila pritet të nisë me grumbullimin e pjesëmarrësve në orën 19:00. Njoftimi është shpërndarë përmes rrjeteve sociale, ku bëhet e ditur se vendtakimi i protestuesve do të jetë sheshi i qytetit. Ky paralajmërim vjen pas protestave të zhvilluara gjatë paradites së sotme në Elbasan, në kuadër të tubimeve që kanë përfshirë edhe disa qytete të tjera të vendit.

Sipas informacioneve të raportuara, protestat e paradites në Elbasan janë shoqëruar me disa persona të shoqëruar nga policia.

Ndërkohë, mbetet për t'u parë se sa qytetarë do t'i përgjigjen thirrjes për tubimin e orës 19:00 dhe si do të zhvillohet protesta e paralajmëruar. 1 ORE ME PARE As tymi dhe as gazi nuk i ndalin protestuesit, rritet pjesëmarrja; përplasje të forta në bulevard Tensione te Kryeministria Pavarësisht ndërhyrjeve të policisë me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, si dhe tymit nga një kioskë e përfshirë nga flakët, numri i protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është shtuar ndjeshëm. Turma vijon të qëndrojë përpara Kryeministrisë, ndërsa pjesëmarrja e madhe shënon një tjetër zhvillim gjatë ditës së tretë të protestave në Tiranë. Numri i protestuesve përpara Kryeministrisë është rritur ndjeshëm, pavarësisht tensioneve, ndërhyrjeve të policisë dhe incidenteve të regjistruara gjatë orëve të fundit në qendër të Tiranës.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” po mbushet me demonstrues, ndërsa grupe të tjera qytetarësh i janë bashkuar turmës, duke shtuar pjesëmarrjen në protestën që ka hyrë në ditën e tretë.

As përdorimi i përsëritur i gazit lotsjellës nga policia dhe as tymi që ka mbuluar pjesë të zonës përpara Kryeministrisë nuk kanë sjellë largimin e përgjithshëm të demonstruesve. Përkundrazi, pas tërheqjeve të përkohshme gjatë ndërhyrjeve të forcave të rendit, turma është rigrupuar dhe është zgjeruar përgjatë bulevardit.

Situata vijon të jetë e tensionuar, pasi gjatë orëve të fundit janë regjistruar përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. Grupe demonstruesish kanë hedhur gurë dhe fishekzjarrë drejt forcave të rendit, ndërsa këto të fundit janë përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Tensioneve u është shtuar edhe zjarri në një kioskë pranë Kryeministrisë, nga e cila janë ngritur flakë dhe tym. Megjithatë, incidenti nuk e ka ndërprerë grumbullimin e protestuesve në bulevard.

Më herët, policia vendosi kordone në të dyja anët e bulevardit dhe avancoi gradualisht, duke i shtyrë grupe demonstruesish drejt Urës së Lanës. Një tjetër kordon u vendos në hyrje të Pedonales, ndërsa gjatë ndërhyrjeve u raportua për një numër të madh personash të shoqëruar.

Pas këtyre zhvillimeve, protestuesit janë rikthyer përpara selisë së qeverisë, ku pjesëmarrja është shtuar ndjeshëm krahasuar me momentet e mëparshme të përplasjes.

Rritja e numrit të demonstruesve vjen pas disa orësh lëvizjesh nëpër kryeqytet. Gjatë ditës së sotme, turma ka marshuar në Rrugën e Elbasanit, pranë stadiumit dhe Presidencës, si dhe në zonën e Librit Universitar, përpara se të rikthehej në qendër.

Marshimi është shoqëruar me incidente dhe dëmtime të pronës private, përfshirë sulme ndaj disa degëve bankare dhe bizneseve, ndërsa policia ka ndërhyrë në disa raste për të shpërndarë protestuesit.

Megjithëse pjesëmarrja në bulevard është dukshëm e lartë, ende nuk ka një vlerësim të konfirmuar për numrin e përgjithshëm të demonstruesve.

Aktualisht, përpara Kryeministrisë vijon grumbullimi i një numri të madh protestuesish, ndërsa policia mban pozicionet e saj në bulevard dhe në rrugët lidhëse të qendrës së Tiranës. 1 ORE ME PARE Bilanci i protestës, 2 policë dhe 4 protestues në spital; një efektiv operohet në kokë Protesta në Tiranë Dy efektivë policie dhe katër protestues ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Universitar të Traumës, pas lëndimeve që kanë pësuar gjatë protestës.

Sipas përditësimit të orës 17:50 të Ministrisë së Shëndetësisë, efektivi i policisë me inicialet Fasli Ramaj, i ardhur nga Shkodra, po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të një dëmtimi në kokë.

Ndërkohë, efektivi tjetër, me inicialet D.K., është shtruar në shërbimin e Neurokirurgjisë, ku mjekët po e mbajnë nën monitorim. Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë.

Në Spitalin e Traumës po marrin trajtim edhe katër protestues, të cilët, sipas informacioneve të deritanishme, paraqiten në gjendje të mirë shëndetësore.

Mes tyre është edhe protestuesja me inicialet E.P., e cila ndodhet nën monitorim intensiv. Sipas të dhënave paraprake, ajo është e vetëdijshme dhe gjendja e saj shëndetësore paraqitet e mirë.

Sa i përket Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, përditësimi i orës 17:50 konfirmon se aktualisht nuk ka persona të lënduar që po marrin trajtim në këtë institucion.

Mjekët në Spitalin e Traumës vijojnë kujdesin për gjashtë të lënduarit, ndërsa efektivi F.R. mbetet rasti që kërkon ndërhyrje kirurgjikale. 1 ORE ME PARE Video/ Tym dhe flakë në bulevard, i vihet zjarri një kioske Zjarr në bulevard Tensionet vijojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku një kioskë pranë Kryeministrisë është përfshirë nga flakët. Nga vendngjarja ngrihet tym, ndërsa protestuesit dhe policia vijojnë përplasjet në zonën përreth selisë së qeverisë. Tym dhe flakë janë regjistruar përpara Kryeministrisë në Tiranë, ku një kioske i është vënë zjarri gjatë ditës së tretë të protestave në kryeqytet.

Incidenti ka ndodhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në një kohë kur situata pranë selisë së qeverisë vijon të jetë e tensionuar për shkak të përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit. Flakët kanë përfshirë kioskën, ndërsa tymi është përhapur në zonën përreth. Ende nuk ka informacion të konfirmuar për përmasat e dëmeve materiale apo për persona të lënduar nga zjarri. Ngjarja vjen pas përplasjeve të përsëritura përpara Kryeministrisë, ku grupe protestuesish kanë hedhur gurë dhe fishekzjarrë drejt efektivëve të policisë. Forcat e rendit janë përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën.

Më herët, policia kishte vendosur kordone nga të dyja anët e bulevardit dhe kishte avancuar gradualisht, duke i shtyrë protestuesit drejt Urës së Lanës. Një tjetër kordon ishte vendosur në hyrje të Pedonales, ndërsa gjatë ndërhyrjeve janë raportuar shoqërime të shumta.

Pavarësisht këtyre masave, grupe demonstruesish janë rigrupuar pranë Kryeministrisë, ku tensionet kanë vijuar dhe është regjistruar edhe incidenti me djegien e kioskës.

Gjatë ditës së tretë të protestave, demonstruesit kanë lëvizur në disa zona të Tiranës, përfshirë Rrugën e Elbasanit, zonën e stadiumit, Presidencën dhe Librin Universitar. Marshimi është shoqëruar me dëmtime të objekteve, bankave dhe bizneseve private.

Autoritetet nuk kanë publikuar ende një bilanc të plotë të dëmeve materiale dhe të personave të shoqëruar gjatë protestës. 2 ORE ME PARE Kaos përpara Kryeministrisë, përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë Kaos te Kryeministria Situata është tensionuar sërish përpara Kryeministrisë, ku protestuesit kanë hedhur gurë dhe fishekzjarrë në drejtim të forcave të rendit. Policia ka ndërhyrë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, ndërsa përplasjet vijojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Tensionet janë rikthyer përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, ku protestuesit janë përplasur sërish me forcat e policisë gjatë ditës së tretë të demonstratave në kryeqytet.

Grupe protestuesish kanë hedhur gurë dhe fishekzjarrë në drejtim të efektivëve të vendosur përpara selisë së qeverisë, ndërsa policia është përgjigjur duke përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Përplasjet janë përqendruar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku forcat e rendit kanë vendosur kordone për të penguar afrimin e demonstruesve drejt godinës së Kryeministrisë. Ndërhyrjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion kanë detyruar grupe protestuesish të tërhiqen përkohësisht, por tensionet kanë vijuar, me hedhje të tjera gurësh dhe fishekzjarrësh në drejtim të policisë.

Situata vjen pas një sërë ndërhyrjesh policore në qendër të Tiranës, ku efektivët kanë avancuar gradualisht përgjatë bulevardit, duke kufizuar lëvizjen e demonstruesve përmes kordoneve të vendosura nga të dyja anët. Gjatë këtyre ndërhyrjeve janë raportuar edhe shoqërime të shumta të protestuesve. Ende nuk ka një bilanc zyrtar për numrin e personave të shoqëruar dhe për masat që mund të jenë marrë ndaj tyre.

Më herët, një pjesë e turmës ishte tërhequr drejt Urës së Lanës, ndërsa policia kishte vendosur një tjetër kordon edhe në hyrje të Pedonales. Megjithatë, protestuesit janë rikthyer në zonën përpara Kryeministrisë, ku janë regjistruar përplasjet e fundit.

Dita e tretë e protestave është shoqëruar me lëvizje të vazhdueshme të demonstruesve nëpër rrugët e kryeqytetit, ndërhyrje të përsëritura të policisë dhe dëmtime të pronës private.

Përveç incidenteve përpara Kryeministrisë, gjatë ditës janë regjistruar sulme ndaj disa degëve bankare dhe bizneseve në zona të ndryshme të Tiranës. 2 ORE ME PARE Policia "rrethon" protestuesit në bulevard, shoqërohen në komisariate shumë të rinj Shoqërimet e policisë Forcat e policisë kanë shoqëruar një numër të madh protestuesish gjatë ndërhyrjeve në qendër të Tiranës. Efektivët kanë vendosur kordone nga të dyja anët e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe po avancojnë gradualisht, duke i shtyrë demonstruesit drejt Urës së Lanës. Policia ka intensifikuar ndërhyrjen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në qendër të Tiranës, ku forcat e rendit kanë vendosur kordone nga të dyja anët, duke rrethuar grupet e protestuesve dhe duke kufizuar hapësirën e tyre të lëvizjes.

Situata është tensionuar pas rigrupimit të demonstruesve përpara Kryeministrisë, ku policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën.

Tashmë, efektivët kanë krijuar dy linja policore përgjatë bulevardit dhe po avancojnë gradualisht drejt protestuesve, duke i detyruar ata të tërhiqen nga zona përpara selisë së qeverisë.

Një pjesë e demonstruesve është zhvendosur drejt Urës së Lanës, ndërsa forcat e policisë po vijojnë të përparojnë hap pas hapi, me synimin për të shpërndarë grupet që qëndrojnë ende në bulevard.

Paralelisht, një tjetër kordon policor është vendosur në hyrje të Pedonales, duke kufizuar lëvizjen edhe në këtë drejtim. Prania e forcave të rendit në disa pika të qendrës ka krijuar një perimetër kontrolli rreth zonave ku po lëvizin protestuesit. Ndërkohë, raportohet për një numër të madh personash të shoqëruar nga policia gjatë ndërhyrjeve në bulevard dhe në zona të tjera të kryeqytetit. Ende nuk ka një shifër zyrtare për të shoqëruarit dhe nuk dihet sa prej tyre mund të përballen me masa të mëtejshme procedurale. Zhvillimet e fundit vijnë pas disa orësh protestash dhe përplasjesh në rrugët e Tiranës. Gjatë ditës së tretë të demonstratave, turma ka lëvizur nga Kryeministria drejt Rrugës së Elbasanit, më pas pranë stadiumit, Presidencës dhe zonës së Librit Universitar, për t'u rikthyer sërish në bulevard. Gjatë këtyre lëvizjeve, policia ka përdorur disa herë gaz lotsjellës dhe ujë me presion, ndërsa janë regjistruar dëmtime të institucioneve bankare, bizneseve dhe objekteve përgjatë rrugëve ku kanë kaluar protestuesit.

Aktualisht, ndërhyrja e policisë është përqendruar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në hyrjet drejt qendrës së Tiranës. Kordonet policore po avancojnë gradualisht, ndërsa protestuesit janë tërhequr drejt Urës së Lanës dhe situata vijon të mbetet e tensionuar. 2 ORE ME PARE Protestuesit rigrupohen përpara Kryeministrisë, policia ndërhyn me ujë dhe gaz; shoqërohen disa persona Situata mbetet e tensionuar në qendër të Tiranës, ku protestuesit janë rigrupuar përpara godinës së Kryeministrisë, pas disa orësh marshimi në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Rikthimi i demonstruesve pranë selisë së qeverisë është shoqëruar me ndërhyrje të forcave të policisë, të cilat kanë përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën dhe për të penguar afrimin e saj drejt perimetrit të sigurisë.

Pavarësisht ndërhyrjeve, grupe protestuesish kanë vijuar të qëndrojnë në zonë dhe të rigrupohen, ndërsa përplasjet me efektivët e policisë kanë krijuar një situatë të tensionuar përpara Kryeministrisë.

Ndërkohë, gjatë protestës së sotme, policia ka shoqëruar një numër të madh personash në komisariatet e kryeqytetit. Ende nuk ka një bilanc zyrtar për numrin e përgjithshëm të të shoqëruarve, ndërsa nuk është bërë e qartë se sa prej tyre mund të jenë arrestuar apo ndaj sa personave mund të nisin procedime penale.

Rigrupimi përpara Kryeministrisë vjen pas lëvizjes së demonstruesve në Rrugën e Elbasanit, ku policia përdori gaz lotsjellës për të penguar avancimin e tyre. Pas kësaj ndërhyrjeje, turma ndryshoi drejtim, duke kaluar pranë stadiumit dhe Presidencës, për të vijuar drejt zonës së Librit Universitar.

Gjatë marshimit janë regjistruar dëmtime të objekteve dhe bizneseve përgjatë rrugës, ndërsa forcat e rendit kanë ndërhyrë në disa raste për të shpërndarë grupet e protestuesve.

Më herët gjatë ditës, demonstruesit sulmuan disa institucione bankare në kryeqytet. Një prej incidenteve më të fundit u regjistrua në degën e Bankës Kombëtare Tregtare, përballë Ambasadës Amerikane, ku protestuesit hynë në ambientet e bankës, nxorën dokumente dhe u vunë flakën në rrugë.

Në të njëjtën zonë u sulmuan edhe dy dyqane të kompanive celulare që ndodhen ngjitur me bankën. Incidente të tjera u regjistruan në zonën e “Ushtarit të Panjohur” dhe në rrugën “Myslym Shyri”, ku u dëmtuan degë të tjera bankare.

Protesta e ditës së tretë është karakterizuar nga zhvendosje të vazhdueshme të turmës, ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, si dhe dëmtime të pronës private. 3 ORE ME PARE Protestuesit marshojnë nëpër Tiranë, turma zhvendoset drejt Librit Universitar Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, ndërsa dita e tretë e demonstratave po shoqërohet me tensione të vazhdueshme dhe ndërhyrje të forcave të policisë në disa zona të kryeqytetit.

Pas incidenteve të regjistruara në Rrugën e Elbasanit, turma e demonstruesve ka tentuar të vijojë marshimin përgjatë këtij aksi, por është përballur me ndërhyrjen e efektivëve të policisë, të cilët kanë përdorur gaz lotsjellës për të penguar avancimin e saj.

Ndërhyrja e forcave të rendit ka detyruar protestuesit të ndryshojnë drejtimin e lëvizjes. Demonstruesit kanë kaluar më pas në zonën e stadiumit dhe pranë Presidencës, duke vijuar marshimin drejt Librit Universitar.

Gjatë këtij itinerari janë regjistruar incidente dhe dëmtime të objekteve përgjatë rrugës. Ndërkohë, policia ka vijuar të ndjekë lëvizjen e turmës dhe ka përdorur në mënyrë të përsëritur gaz lotsjellës për të shpërndarë grupet e protestuesve dhe për të penguar përshkallëzimin e situatës.Marshimi në disa zona të kryeqytetit vjen pas tensioneve të regjistruara më herët pranë Kryeministrisë, ku forcat e rendit ndërhynë me gaz lotsjellës dhe autobote me ujë me presion për të shpërndarë demonstruesit.

Gjatë ditës së sotme, protesta është shoqëruar edhe me sulme ndaj institucioneve financiare dhe bizneseve private. Në Rrugën e Elbasanit, përballë Ambasadës Amerikane, protestuesit sulmuan degën e Bankës Kombëtare Tregtare, ku arritën të hynin në ambientet e brendshme, nxorën dokumente dhe u vunë flakën në rrugë.

Në të njëjtën zonë, objekt sulmi u bënë edhe dy dyqane të kompanive të telefonisë celulare që ndodhen ngjitur me bankën. Po gjatë lëvizjes së protestuesve në Rrugën e Elbasanit, një kioskë u përfshi nga flakët.

Më herët, demonstruesit kishin sulmuar edhe dy banka të tjera, njëra në zonën e “Ushtarit të Panjohur” dhe tjetra në rrugën “Myslym Shyri”, duke thyer xhamat, dëmtuar bankomatët dhe shkaktuar dëme materiale.

Ndryshe nga përqendrimi në një pikë të vetme, protesta e sotme është karakterizuar nga lëvizja e vazhdueshme e turmës nëpër rrugët e Tiranës. Ndërhyrjet e policisë me gaz lotsjellës kanë bërë që demonstruesit të ndryshojnë disa herë drejtim, duke u zhvendosur nga një zonë në tjetrën.Aktualisht, marshimi ka vijuar nga zona e stadiumit dhe Presidencës drejt Librit Universitar, ndërsa policia po ndërhyn herë pas here me gaz lotsjellës. 3 ORE ME PARE Protesta në Tiranë, një vajzë plagoset në kokë; dyshohet se u godit nga bombola e gazit lotsjellës Një vajzë ka mbetur e plagosur në kokë gjatë protestave të dhunshme që po zhvillohen prej tri ditësh në kryeqytet. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e reja është goditur në kokë nga një bombol e përdorur nga forcat e Policisë për shpërndarjen e gazit lotsjellës gjatë përplasjeve me protestuesit.

Si pasojë e dëmtimit dhe gjakderdhjes së madhe, vajza është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar mbi rrethanat e sakta të plagosjes, ndërsa mbetet e paqartë nëse dëmtimi është shkaktuar nga bombola e gazit lotsjellës apo nga ndonjë objekt tjetër.

Ndërkohë, protestat në Tiranë janë shoqëruar me tensione dhe akte dhune. Gjatë përplasjeve, protestuesit kanë hedhur gurë dhe sende të forta në drejtim të institucioneve, forcave të Policisë, si dhe godinave të bankave e bizneseve private. 3 ORE ME PARE Vijojnë sulmet/ Protestuesit hyjnë në degën e BKT-së përballë Ambasadës Amerikane, bastisen dhe kompanitë celulare (Video) Dita e tretë e protestave në Tiranë vijon të shoqërohet me incidente dhe dëmtime të pronës private. Protestuesit kanë sulmuar degën e Bankës Kombëtare Tregtare (BKT), përballë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku kanë arritur të hyjnë brenda, të nxjerrin dokumente dhe t'u vënë flakën në rrugë. Objekt sulmi janë bërë edhe dy dyqane të kompanive celulare që ndodhen ngjitur me bankën. Një tjetër bankë është sulmuar nga protestuesit në Tiranë, ndërsa demonstratat që kanë hyrë në ditën e tretë vijojnë të shoqërohen me tensione, dëmtime të bizneseve dhe përplasje me forcat e rendit.

Incidenti i radhës është regjistruar në Rrugën e Elbasanit, përballë Ambasadës Amerikane, ku një grup protestuesish ka sulmuar degën e Bankës Kombëtare Tregtare (BKT), duke arritur të depërtojë në ambientet e brendshme të institucionit financiar.

Pasi kanë hyrë në bankë, demonstruesit kanë marrë dokumente që ndodheshin në ambientet e saj dhe i kanë nxjerrë jashtë, duke i shpërndarë në rrugë. Më pas, protestuesit u kanë vënë flakën dokumenteve, ndërsa incidenti është shoqëruar me dëmtime materiale në institucionin bankar. Por sulmet nuk janë kufizuar vetëm te banka. Protestuesit kanë goditur edhe dy dyqane të kompanive të telefonisë celulare që ndodhen ngjitur me degën e BKT-së, duke i përfshirë edhe këto biznese në incidentet e regjistruara në këtë zonë të kryeqytetit. Sulmi ndaj bankës dhe dy dyqaneve celulare vjen në një kohë kur turma e demonstruesve është zhvendosur drejt Rrugës së Elbasanit, pas tensioneve të regjistruara më herët përpara godinës së Kryeministrisë.

Pranë selisë së qeverisë, policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën dhe për të penguar avancimin e protestuesve. Pas kësaj ndërhyrjeje, demonstruesit vijuan lëvizjen në rrugë të tjera të kryeqytetit.

Gjatë zhvendosjes drejt Rrugës së Elbasanit, një kioskë është përfshirë gjithashtu nga flakët, duke shënuar një tjetër incident gjatë protestës së sotme.

Sulmi ndaj degës së BKT-së është i treti i raportuar ndaj një institucioni bankar gjatë ditës së sotme. Më herët, protestuesit sulmuan një bankë në zonën e “Ushtarit të Panjohur”, ku thyen xhamat dhe bankomatët, ndërsa disa persona hynë edhe në ambientet e brendshme të saj.Një tjetër bankë u sulmua më pas në rrugën “Myslym Shyri”, ku demonstruesit përdorën shkopinj për të goditur derën hyrëse dhe xhamat, duke shkaktuar dëme materiale.

Incidentet e njëpasnjëshme ndaj institucioneve bankare dhe bizneseve kanë shoqëruar ditën e tretë të protestave në kryeqytet, gjatë së cilës turma është zhvendosur në disa zona dhe policia ka ndërhyrë në disa raste me gaz lotsjellës dhe ujë me presion. 3 ORE ME PARE Tym e flakë në rrugët e Tiranës, ndiqni drejtpërdrejt protestën 3 ORE ME PARE Protestuesit zhvendosen drejt Rrugës së Elbasanit, përfshihet nga flakët një kioskë Dita e tretë e protestave në Tiranë vijon të shoqërohet me incidente dhe dëmtime materiale. Pas tensioneve të regjistruara pranë Kryeministrisë, turma e protestuesve është zhvendosur drejt Rrugës së Elbasanit, ku një kioskë është përfshirë nga flakët. Turma e protestuesve është zhvendosur drejt Rrugës së Elbasanit, ndërsa dita e tretë e demonstratave në kryeqytet vijon të shoqërohet me tensione dhe incidente në zona të ndryshme të qytetit.

Gjatë lëvizjes së demonstruesve në këtë zonë, një kioskë është përfshirë nga flakët, duke shënuar një tjetër rast të dëmtimit të pronës gjatë protestës së sotme.

Incidenti vjen pas tensioneve të regjistruara pranë godinës së Kryeministrisë, ku forcat e policisë ndërhynë me gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën dhe për të penguar afrimin e protestuesve drejt institucionit.

Gjatë orëve të mëparshme, demonstruesit kanë lëvizur në disa prej rrugëve kryesore të Tiranës, ndërsa në zona të ndryshme janë regjistruar përplasje me forcat e rendit dhe dëmtime të pronës publike e private.

Në rrugën “Myslym Shyri”, protestuesit sulmuan një bankë të nivelit të dytë, duke goditur me shkopinj derën hyrëse dhe xhamat e saj. Më herët, një tjetër bankë ishte sulmuar në zonën e “Ushtarit të Panjohur”, ku u dëmtuan xhamat dhe bankomatët.

Ndërkohë, zhvendosja e turmës drejt Rrugës së Elbasanit tregon se demonstruesit po vijojnë lëvizjen nëpër kryeqytet, pas ndërhyrjeve të policisë në zonat ku janë përqendruar më parë.

Ende nuk ka të dhëna të konfirmuara për shkakun e zjarrit në kioskë, për përmasat e dëmeve materiale apo për persona të lënduar nga ky incident.

Protestat kanë hyrë në ditën e tretë, ndërsa tensionet dhe incidentet e regjistruara gjatë ditës së sotme kanë përfshirë disa prej akseve kryesore të Tiranës. 3 ORE ME PARE Protesta me 15 të lënduar, mes tyre 2 të mitur; polici nga Shkodra në monitorim intensiv Protesta Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas protestës. Sipas të dhënave të orës 16:15, 14 persona janë paraqitur në Spitalin e Traumës dhe një efektiv policie në QSUT. Një polic nga Shkodra ndodhet në monitorim intensiv... Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka njoftuar se 15 persona kanë kërkuar trajtim mjekësor pas protestës, mes tyre 9 efektivë policie, 4 protestues dhe 2 të mitur. Sipas njoftimit zyrtar të orës 16:15, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 14 të lënduar, konkretisht 8 policë, 4 protestues dhe 2 të mitur.

Aktualisht, në këtë spital vijojnë të marrin trajtim 4 efektivë policie. Ministria bën të ditur se dy prej tyre janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa një efektiv nga Shkodra ndodhet në monitorim intensiv. Njoftimi nuk jep hollësi për gjendjen e efektivit të katërt.

Në Spitalin e Traumës vijojnë të trajtohen edhe 4 protestues, të cilët, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Sa u përket dy të miturve, Ministria e Shëndetësisë njofton se njëri prej tyre ka marrë trajtimin e nevojshëm dhe është larguar nga spitali jashtë rrezikut për jetën, i shoqëruar nga prindi. Gjatë trajtimit, ekipi mjekësor ka siguruar edhe praninë e psikologut. Për të miturin tjetër, njoftimi nuk jep informacion mbi gjendjen aktuale.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është paraqitur një tjetër efektiv policie. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ai është larguar nga spitali sipas rekomandimit të mjekëve.

Ministria nuk ka dhënë të dhëna për natyrën e dëmtimeve apo rrethanat në të cilat janë lënduar personat që kanë kërkuar trajtim mjekësor. 4 ORE ME PARE Protestuesit zhvendosen drejt Kryeministrisë, policia ndërhyn me gaz lotsjellës dhe ujë me presion Turma e protestuesve është zhvendosur drejt godinës së Kryeministrisë gjatë ditës së tretë të protestave në Tiranë. Forcat e policisë, të vendosura në gatishmëri, kanë ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë demonstruesit dhe për të penguar avancimin e tyre drejt institucionit. Protestuesit janë zhvendosur drejt Kryeministrisë, ku janë regjistruar momente tensioni mes turmës dhe forcave të policisë.

Efektivët e vendosur pranë godinës së qeverisë kanë qëndruar në gatishmëri, ndërsa përballë afrimit të demonstruesve kanë ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe autobote me ujë me presion.

Ndërhyrja e policisë ka pasur si qëllim shpërndarjen e turmës dhe pengimin e avancimit të protestuesve drejt godinës së Kryeministrisë.

Përdorimi i gazit lotsjellës dhe ujit me presion ka detyruar një pjesë të demonstruesve të tërhiqen nga zona përpara institucionit.

Situata është shoqëruar me tensione, ndërsa forcat e rendit kanë vijuar të mbajnë pozicionet e tyre pranë Kryeministrisë për të kontrolluar lëvizjen e protestuesve.

Ky zhvillim shënon një tjetër moment tensioni gjatë ditës së tretë të protestave në kryeqytet, ndërsa policia ka përdorur mjete për shpërndarjen e turmës. protesta revolte Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Tirana për të tretën ditë në kaos, dhunë, zjarr e tym në çdo lagje e rrugë 15 Tetor 2026, 14:5914:59LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Dita e tretë e revoltës së rinisë, bojkoti studentor shtrihet nga veriu në jug; ‘shkundet’ politika 15 Tetor 2026, 09:5909:59LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Tirana në “gjendje lufte”, dhuna, kaosi dhe revolta pushtojnë kryeqytetin! 14 Tetor 2026, 18:3318:33LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Studentët ndezin sërish flakë Tiranën, gurë, ujë, gaz lotsjellës dhe përplasje me policinë 14 Tetor 2026, 15:0315:03LIVE UPDATES Minutë pas minute/ "Shpërthen" revolucioni studentor, mijëra persona në këmbë kundër kastës politike 14 Tetor 2026, 11:4711:47LIVE UPDATES Shpërthen revolta e studentëve, tensione dhe përplasje te Ministria e Arsimit; ndërhyn policia, 23 të shoqëruar 13 Tetor 2026, 14:5014:50LIVE UPDATES