22 MINUTA ME PARE Protesta në Tiranë/ Qytetari goditet gjatë tubimit, përfn i gjakosur në tokë Tensionet gjatë protestës në Tiranë janë shoqëruar me incidente të rënda, ndërsa një protestues është goditur gjatë përplasjes në qendër të qytetit. Në pamje, qytetari shihet i shtrirë në tokë, me gjak në trup, pas goditjes që ka marrë në fytyrë. Ngjarja vjen në një kohë kur situata në kryeqytet është përshkallëzuar, me përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Policia ka ndërhyrë me autobote ujëhedhëse dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës, pas hedhjes së bombave molotov drejt efektivëve.
Mbetet për t'u sqaruar se në çfarë rrethanash është goditur protestuesi, ndërkohë që ambulanca e ka marrë atë për ta dërguar drejt spitalit për ti dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore. 44 MINUTA ME PARE Përshkallëzohet protesta, Policia fut autobotet në sheshin “Skënderbej”; përdor gaz dhe plumba gome për shpërndarjen e turmës Situata është përshkallëzuar gjatë protestës në Tiranë, ndërsa Policia ka futur autobotet ujëhedhëse në sheshin “Skënderbej”, ku ishin tërhequr protestuesit pas përplasjeve pranë Ministrisë së Brendshme.
Sipas informacioneve të raportuara, forcat e Policisë po përdorin ujë me presion, gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë turmën e protestuesve.
Ndërhyrja e Policisë vjen pas momenteve të tensionuara pranë Ministrisë së Brendshme, ku protestuesit hodhën një breshëri bombash molotov drejt efektivëve të rreshtuar përballë tyre.
Si pasojë e hedhjes së molotovëve, flakët shpërthyen pranë këmbëve të punonjësve të Policisë, ndërsa këta të fundit reaguan duke përdorur ujë me presion për të shpërndarë protestuesit.
Pas kësaj ndërhyrjeje, një pjesë e protestuesve u zhvendos drejt sheshit “Skënderbej”, ku vijoi edhe ndërhyrja e forcave të rendit. 52 MINUTA ME PARE Nuk stepen nga gazi dhe përplasjet me policinë, qindra të rinj mblidhen në Sheshin Skënderbej! Qindra të rinj janë mbledhur në Sheshin Skënderbej, duke vijuar protestën kundër qeverisë së Edi Ramës, pavarësisht përplasjeve të forta me policinë dhe ndërhyrjeve me gaz lotsjellës e ujëhedhëse gjatë ditës.
Grumbullimi vjen në një kohë kur tensionet nuk janë ndërprerë në kryeqytet. Forcat e rendit kanë ndjekur protestuesit nëpër rrugë dhe lagje, ndërsa turma është zhvendosur disa herë, nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” drejt Rrugës së Durrësit, Bulevardit “Zogu i Parë” dhe Unazës.
Megjithatë, ndërhyrjet policore nuk i kanë penguar qindra të rinj të mblidhen sërish në zemër të Tiranës. Prania e tyre në Sheshin Skënderbej vjen pas rigrumbullimit të demonstruesve pranë hyrjes së Pedonales dhe Parkut Rinia.
Gjatë orëve të fundit, përplasje të ashpra janë regjistruar përpara Ministrisë së Brendshme dhe te Blloku i Ministrive, ku protestuesit kanë hedhur koktej Molotov, gurë dhe mjete tymuese në drejtim të policisë. Forcat e rendit janë përgjigjur me gaz lotsjellës, ndërsa më herët kanë përdorur edhe tre automjete ujëhedhëse për të shpërndarë turmën.
Ndërsa në disa pika të qendrës kanë vijuar konfrontimet, qindra të rinj kanë zgjedhur të qëndrojnë në Sheshin Skënderbej, duke mbajtur aktive protestën dhe kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit. 1 ORE ME PARE Policia sulmon me gaz lotsjellës protestuesit pranë Ministrisë së Brendshme, përplasje me molotovë dhe gurë Tensione të forta në qendër të Tiranës. Policia ndërhyn me gaz lotsjellës kundër demonstruesve, ndërsa nga turma hidhen koktej Molotov, mjete tymuese dhe gurë. Përplasjet vijojnë në ditën e gjashtë të protestës kundër qeverisë Rama. Përplasje të ashpra po zhvillohen përpara Ministrisë së Brendshme në Tiranë, ku policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës kundër protestuesve, ndërsa demonstruesit po hedhin koktej Molotov, mjete tymuese dhe gurë në drejtim të forcave të rendit.
Situata është tensionuar ndjeshëm në këtë pjesë të kryeqytetit, ku përballja mes protestuesve dhe efektivëve ka vijuar pas rikthimit të turmës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Policia po përdor gaz lotsjellës për të larguar demonstruesit nga zona përpara Ministrisë së Brendshme. Nga ana tjetër, hedhja e molotovëve, tymueseve dhe gurëve ka përshkallëzuar përplasjet.
Konfrontimi vjen pas disa orësh ndjekjeje të protestuesve nëpër rrugët dhe lagjet e Tiranës. Forcat e rendit i shtynë demonstruesit nga bulevardi drejt Muzeut Historik Kombëtar, më pas drejt Bulevardit “Zogu i Parë” dhe Unazës, ku një pjesë e turmës marshoi në drejtim të Zogut të Zi.
Megjithatë, një numër i madh qytetarësh u rikthyen në qendër, duke u grumbulluar pranë hyrjes së Pedonales dhe Parkut Rinia. Pas këtij rigrumbullimi, tensionet u përqendruan përpara Ministrisë së Brendshme.
Më herët gjatë ditës, policia përdori edhe tre automjete ujëhedhëse për të shpërndarë demonstruesit. Përplasjet u shoqëruan me hedhje gurësh, fishekzjarrësh dhe rrokullisje të blloqeve të betonit në drejtim të efektivëve.
Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës ka hyrë në ditën e gjashtë të përplasjeve, ndërsa demonstruesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit.
Përpara Ministrisë së Brendshme, policia po vijon ndërhyrjen me gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit po përballen me forcat e rendit duke hedhur molotovë, tymuese dhe gurë. 1 ORE ME PARE Policia i ndoqi nëpër rrugë e lagje, por protestuesit rikthehen masivisht në Bulevard Situata në bulevard Pavarësisht ndërhyrjeve të policisë dhe ndjekjes së demonstruesve nëpër rrugët e Tiranës, një pjesë e madhe e qytetarëve janë mbledhur sërish në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Prani e madhe protestuesish raportohet te hyrja e Pedonales dhe pranë Parkut Rinia. Protestuesit janë rikthyer në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pavarësisht ndërhyrjeve të vazhdueshme të policisë, e cila gjatë orëve të fundit i ka ndjekur demonstruesit nëpër rrugë dhe lagje të kryeqytetit.
Një pjesë e madhe e qytetarëve janë grumbulluar sërish në qendër të Tiranës, me përqendrim të dukshëm te hyrja e Pedonales dhe pranë Parkut Rinia.
Rikthimi i turmës në bulevard vjen pas disa orësh përplasjesh dhe zhvendosjesh në akse të ndryshme të qytetit. Policia përdori ujëhedhëse dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit, ndërsa më pas i ndoqi ata nga zona e Muzeut Historik Kombëtar drejt Bulevardit “Zogu i Parë” dhe rrugëve përreth.
Një pjesë e protestuesve marshuan edhe në Unazë, në drejtim të Zogut të Zi, por ndërhyrjet policore nuk e kanë penguar rigrumbullimin e qytetarëve në qendër.
Tashmë, prania e madhe e demonstruesve pranë Pedonales dhe Parkut Rinia tregon se protesta po rikthehet në zonën ku gjatë ditës janë regjistruar disa nga përplasjet më të forta me forcat e rendit.
Në ditën e gjashtë të protestave kundër qeverisë së Edi Ramës, policia ka arritur ta zhvendosë turmën disa herë, por jo t'i japë fund grumbullimit. Demonstruesit po rikthehen në bulevard, duke vijuar kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit.
Pas ndjekjes nëpër rrugët e kryeqytetit, përballja mes policisë dhe protestuesve është përqendruar sërish në zemër të Tiranës, ku qytetarët po mblidhen në numër të madh. 1 ORE ME PARE Protesta në Tiranë, i moshuari humb ndjenjat pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës Një i moshuar ka humbur ndjenjat pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Tiranë, ndërsa në kryeqytet vijojnë protestat e shoqëruara me tensione dhe përplasje mes demonstruesve dhe forcave të policisë.
Sipas informacioneve paraprake, i moshuari është ndjerë keq dhe më pas ka pësuar gjendje të fikëti, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e ekipeve të ndihmës.
Dyshohet se gjendja e tij mund të jetë shkaktuar nga ekspozimi ndaj gazit lotsjellës, megjithatë kjo rrethanë nuk është konfirmuar ende. Aktualisht, nuk ka informacione të mëtejshme mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Ngjarja është regjistruar gjatë ditës së gjashtë të protestave kundër qeverisë në Tiranë, të cilat janë shoqëruar me incidente dhe ndërhyrje të forcave të rendit. 1 ORE ME PARE Video/ Protestuesit tallen me policinë, bëjnë pompa në mes të rrugës Një moment ironie ka shoqëruar protestën kundër qeverisë së Edi Ramës në Tiranë, ku disa protestues janë ulur në mes të rrugës dhe kanë nisur të bëjnë pompa, duke u tallur me efektivët e policisë.
Skena është regjistruar gjatë zhvendosjes së demonstruesve nëpër rrugët e kryeqytetit, pas përplasjeve të njëpasnjëshme me forcat e rendit.
Në vend që të vijonin marshimin, disa prej protestuesve kanë ndaluar në asfalt dhe kanë kryer ushtrime fizike, në një veprim që synonte të ironizonte policinë dhe ndërhyrjet e saj për shpërndarjen e turmës. Episodi vjen pas disa orësh tensionesh në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Muzeut Historik Kombëtar dhe në dalje të Rrugës së Durrësit, ku policia ka përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës, ndërsa demonstruesit kanë hedhur gurë dhe fishekzjarrë.
Gjatë ditës së sotme, turma është zhvendosur disa herë, fillimisht drejt Bulevardit “Zogu i Parë” dhe më pas në Unazë, duke marshuar në drejtim të Zogut të Zi.
Mes këtyre zhvillimeve, veprimi i protestuesve që bëjnë pompa në mes të rrugës ka krijuar një kontrast me përplasjet e ashpra të regjistruara gjatë ditës.
Protestat kundër qeverisë Rama vijojnë për të gjashtën ditë radhazi, ndërsa demonstruesit mbajnë të pandryshuar kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit. 1 ORE ME PARE Protestuesit zhvendosen në Unazë, turma marshon drejt Zogut të Zi! Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës ka marrë një tjetër drejtim në ditën e gjashtë të saj. Turma e demonstruesve është zhvendosur në Unazën e Tiranës dhe po marshon drejt zonës së Zogut të Zi, pas një serie përplasjesh me forcat e policisë në qendër të kryeqytetit.
Lëvizja vjen pas tensioneve në dalje të Rrugës së Durrësit, ku policia përdori gaz lotsjellës, ndërsa studentët hodhën gurë dhe fishekzjarrë në drejtim të efektivëve.
Më pas, forcat e policisë ndoqën protestuesit që u zhvendosën drejt Bulevardit “Zogu i Parë”. Tashmë turma ka ndryshuar sërish itinerar, duke u drejtuar nga Unaza drejt Zogut të Zi.
Gjatë ditës së sotme, demonstruesit kanë marshuar në disa prej akseve kryesore të Tiranës, ndërsa policia ka ndërhyrë vazhdimisht për shpërndarjen e tyre. Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, forcat e rendit përdorën tre automjete ujëhedhëse dhe gaz lotsjellës, ndërsa gjatë përplasjeve protestuesit rrokullisën blloqe betoni drejt policisë.
Zhvendosja e fundit drejt Zogut të Zi e shtrin protestën përtej qendrës së kryeqytetit, pas disa orësh tensionesh dhe ndërhyrjesh policore.
Pavarësisht përplasjeve dhe përpjekjeve të policisë për shpërndarjen e turmës, protestuesit vijojnë marshimin dhe kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Në ditën e gjashtë, protesta po lëviz nga një aks rrugor në tjetrin, ndërsa demonstruesit po marshojnë drejt Zogut të Zi. 1 ORE ME PARE Protesta në Tiranë/ Një vajzë humb ndjenjat pranë Sheshit Skënderbej, protestuesit i vijnë menjëherë në ndihmë Një vajzë ka humbur ndjenjat gjatë protestës në Tiranë, në zonën pranë Sheshit Skënderbej. Disa prej qytetarëve dhe protestuesve të pranishëm i kanë ardhur menjëherë në ndihmë, duke u përpjekur ta asistojnë pas humbjes së ndjenjave.
Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në përkeqësimin e gjendjes së saj shëndetësore. Nuk është e qartë nëse incidenti lidhet me ekspozimin ndaj gazit lotsjellës të përdorur gjatë protestës apo me faktorë të tjerë.
Pas disa minutash, ambulanca është paraqitur në vendngjarje dhe ka marrë të renë për ta shoqëruar në spital. 1 ORE ME PARE Policia në ndjekje të protestuesve, turma zhvendoset drejt Bulevardit “Zogu i Parë” Policia ka nisur ndjekjen e protestuesve në qendër të Tiranës, ndërsa turma po zhvendoset drejt Bulevardit “Zogu i Parë”, pas përplasjeve të forta pranë Muzeut Historik Kombëtar dhe në dalje të Rrugës së Durrësit.
Lëvizja e demonstruesve vjen pas ndërhyrjes së forcave të rendit me gaz lotsjellës, ndërsa gjatë përballjeve të fundit studentët kanë hedhur gurë dhe fishekzjarrë në drejtim të policisë.
Tashmë protesta ka marrë një tjetër drejtim, me qytetarët që po lëvizin përgjatë Bulevardit “Zogu i Parë” dhe efektivët e policisë që i ndjekin nga pas.
Kjo është një tjetër zhvendosje e turmës gjatë ditës së sotme. Më herët, protestuesit u ndanë në dy grupe, me një pjesë që qëndroi në fund të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe një tjetër që marshoi drejt Muzeut Kombëtar.
Në bulevard, policia ndërhyri me tre automjete ujëhedhëse dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit. Gjatë përplasjeve, protestuesit rrokullisën edhe blloqe të mëdha betoni në drejtim të forcave të rendit.
Në ditën e gjashtë të revoltës kundër Edi Ramës, ndërhyrjet policore nuk i kanë dhënë fund protestës. Demonstruesit po ndryshojnë vazhdimisht vendndodhjen, ndërsa kërkesa e tyre për dorëheqjen e kryeministrit mbetet e pandryshuar. 2 ORE ME PARE Tensione të forta në dalje të Rrugës së Durrësit, policia hedh gaz lotsjellës! Përplasjet zhvendosen pranë Muzeut Historik Kombëtar, ku policia po përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit. Studentët hedhin gurë dhe fishekzjarrë në drejtim të forcave të rendit, ndërsa protesta kundër qeverisë Rama vijon në ditën e gjashtë. Tensione të forta po regjistrohen në dalje të Rrugës së Durrësit, pranë Muzeut Historik Kombëtar, ku studentët dhe forcat e policisë janë përfshirë në një tjetër përplasje gjatë protestës kundër qeverisë së Edi Ramës.
Policia po përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit, ndërsa studentët po hedhin gurë dhe fishekzjarrë në drejtim të efektivëve.
Përplasja vjen pas zhvendosjes së një pjese të protestuesve nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” drejt zonës së Muzeut Kombëtar. Turma ishte ndarë në dy grupe, me një pjesë të demonstruesve që mbetën në fund të bulevardit dhe të tjerët që marshuan drejt Rrugës së Durrësit.
Ndërhyrja e policisë me gaz lotsjellës ka përshkallëzuar tensionet në këtë pjesë të qendrës së Tiranës, ndërsa hedhja e gurëve dhe fishekzjarrëve nga studentët ka sjellë një tjetër përballje të drejtpërdrejtë me forcat e rendit.
Gjatë ditës së sotme, policia ka përdorur edhe tre automjete ujëhedhëse për të shpërndarë protestuesit nga bulevardi. Në përplasjet e mëparshme, demonstruesit kanë rrokullisur blloqe të mëdha betoni në drejtim të policisë.
Në ditën e gjashtë të protestave, përplasjet po zhvendosen nga njëra zonë e kryeqytetit në tjetrën, ndërsa studentët dhe qytetarët që marrin pjesë në demonstrata vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Situata në dalje të Rrugës së Durrësit mbetet e tensionuar, me gaz lotsjellës, gurë dhe fishekzjarrë gjatë përballjes mes protestuesve dhe policisë. 2 ORE ME PARE Protestuesit ndahen në dy grupe, një pjesë mbetet në Bulevard, turma tjetër marshon drejt Bankës së Shqipërisë Zhvillime të reja në ditën e gjashtë të revoltës kundër qeverisë Rama. Pas përplasjeve me policinë dhe ndërhyrjes me ujëhedhëse e gaz lotsjellës, demonstruesit janë zhvendosur në dy drejtime të ndryshme të qendrës së Tiranës.
Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës ka marrë një tjetër zhvillim në qendër të Tiranës, ku turma e demonstruesve është ndarë në dy grupe pas përplasjeve të ashpra me forcat e policisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Një pjesë e protestuesve vijon të qëndrojë në fund të bulevardit, ndërsa grupi tjetër ka nisur të marshojë sërish drejt zonës së Muzeut Historik Kombëtar, në afërsi të Bankës së Shqipërisë. Lëvizja vjen pas ndërhyrjes së policisë me tre automjete ujëhedhëse dhe gaz lotsjellës, përmes së cilës forcat e rendit kanë shtyrë turmën nga pozicionet e mëparshme në bulevard.
Ndarja e protestuesve ka krijuar dy pika të veçanta grumbullimi në qendër të kryeqytetit. Ndërsa një grup mbetet në zonën e bulevardit, pjesa tjetër po zhvendoset drejt Muzeut Kombëtar, duke e shtrirë sërish protestën në një tjetër aks të rëndësishëm të Tiranës.
Gjatë orëve të fundit, përplasjet mes demonstruesve dhe policisë janë shoqëruar me përdorimin e ujit me presion dhe gazit lotsjellës nga forcat e rendit. Protestuesit kanë rrokullisur gjithashtu blloqe betoni në drejtim të policisë.
Pavarësisht ndërhyrjeve dhe zhvendosjes së turmës, demonstruesit po vijojnë protestën në ditën e gjashtë radhazi të përplasjeve, duke mbajtur të pandryshuar kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protesta tashmë po zhvillohet në dy zona të qendrës së Tiranës, ndërsa lëvizja e demonstruesve drejt Muzeut Kombëtar shënon një tjetër zhvendosje të turmës pas ndërhyrjes policore në bulevard. 2 ORE ME PARE Përplasjet në bulevard, protestuesit rrokullisin blloqe betoni drejt policisë Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është kthyer sërish në një vatër përplasjesh të ashpra mes protestuesve dhe forcave të policisë, në ditën e gjashtë të revoltës kundër qeverisë së Edi Ramës.
Gjatë përballjes së fundit, protestuesit kanë rrokullisur blloqe të mëdha betoni në drejtim të forcave të rendit, ndërsa policia ka ndërhyrë me automjete ujëhedhëse dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit.
Pamjet nga bulevardi tregojnë një automjet të blinduar të policisë që lëshon ujë me presion drejt zonës ku ndodhen protestuesit. Në rrugë shihen blloqe betoni të zhvendosura, ndërsa efektivë të pajisur me skafandra qëndrojnë pranë mjeteve policore.
Situata është përshkallëzuar gjatë operacionit të policisë për largimin e turmës nga bulevardi. Përballë ndërhyrjes me ujë dhe gaz lotsjellës, protestuesit kanë vijuar rezistencën, duke përdorur edhe pengesat e betonit të vendosura në rrugë.
Përplasjet e sotme pasojnë pesë ditë tensionesh në kryeqytet, gjatë të cilave demonstruesit kanë kërkuar vazhdimisht dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ndërhyrja e forcave policore me ujëhedhëse dhe gaz lotsjellës, si dhe përdorimi i blloqeve të betonit nga protestuesit, kanë krijuar një situatë të rrezikshme në një prej akseve kryesore të Tiranës.
Në ditën e gjashtë, protesta kundër Ramës vijon me të njëjtën kërkesë politike për largimin e tij, ndërsa përplasjet mes demonstruesve dhe policisë po vazhdojnë në zemër të kryeqytetit. 2 ORE ME PARE Tensione para Kryeministrisë/ FNSH ndërhyn në një lokal pranë Piramidës, klientët pengojnë policët; shoqërohet 1 protestues! Situata para Kryeministrisë është përshkallëzuar, ndërsa policia ka shtuar praninë e forcave të rendit, duke angazhuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), pas tensioneve me protestuesit.
Në vijim të ndërhyrjeve, efektivët e FNSH-së kanë hyrë edhe në ambientet e një lokali pranë Piramidës, ku kanë tentuar të shoqërojnë një prej protestuesve.
Megjithatë, ndërhyrja e policisë ka hasur në kundërshtimin e klientëve që ndodheshin në lokal. Këta të fundit kanë ndërhyrë duke penguar shoqërimin e protestuesit, i cili ka arritur të largohet nga efektivët.
Ndërkohë, pak çaste më vonë, forcat e policisë kanë ndaluar një tjetër person që ndodhej në trotuarin e bulevardit, i cili, sipas informacioneve të përcjella, po qëndronte paqësisht në momentin e ndërhyrjes. 2 ORE ME PARE Policia aksion të gjerë për largimin e protestuesve, turma zhvendoset pranë Ministrisë së Brendshme Përshkallëzohen përplasjet në ditën e gjashtë të revoltës kundër qeverisë Rama. Forcat e policisë kanë ndërhyrë me tre automjete ujëhedhëse dhe gaz lotsjellës për të larguar demonstruesit nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Policia ka nisur një aksion për shpërndarjen e protestuesve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke përdorur tre automjete ujëhedhëse dhe gaz lotsjellës kundër turmës së mbledhur në qendër të Tiranës.
Ndërhyrja ka sjellë zhvendosjen e demonstruesve drejt zonës pranë Ministrisë së Brendshme, ndërsa tensionet vijojnë në ditën e gjashtë të protestave kundër qeverisë së Edi Ramës.
Forcat policore po përpiqen të largojnë protestuesit nga bulevardi përmes përdorimit të ujit me presion dhe gazit lotsjellës. Si pasojë e ndërhyrjes, turma është shtyrë nga pozicionet ku ishte grumbulluar më parë dhe është zhvendosur në drejtim të Ministrisë së Brendshme.
Aksioni shënon një tjetër moment përshkallëzimi të situatës në kryeqytet, ku protestat kanë nisur që në orët e paradites dhe janë shoqëruar me përplasje mes demonstruesve dhe forcave të rendit.
Pavarësisht ndërhyrjeve policore të ditëve të fundit, protestuesit kanë vijuar të dalin në rrugë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Përdorimi i njëkohshëm i tre ujëhedhëseve dhe gazit lotsjellës tregon përmasat e operacionit policor për të shpërndarë grumbullimin në bulevard. Ndërkohë, zhvendosja e protestuesve drejt Ministrisë së Brendshme e ka çuar përballjen në një tjetër zonë të qendrës së Tiranës.
Në ditën e gjashtë të revoltës, kërkesa politike e demonstruesve mbetet e pandryshuar: largimi i Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë. Ndërhyrja e fundit policore ka ndryshuar pozicionin e turmës në kryeqytet, por protestat vijojnë. 2 ORE ME PARE Përplasje të forta/ Studentët nuk tërhiqen, policia avancon me autobotë me ujë për të shpërndarë turmën Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë vijojnë me intensitet përpara Kryeministrisë, ku studentë dhe gjimnazistë po protestojnë për të gjashtën ditë radhazi, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Situata në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mbetet e tensionuar, ndërsa protestuesit kanë hedhur vazhdimisht gurë në drejtim të efektivëve të policisë dhe autobotëve me ujë.
Nga ana tjetër, forcat e rendit kanë avancuar me autobotë në përpjekje për të shpërndarë turmën, por protestuesit vijojnë të qëndrojnë në zonë dhe refuzojnë të tërhiqen.
Ndërkohë, kanë nisur edhe shoqërimet e protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Disa persona janë marrë nga efektivët e policisë gjatë ndërhyrjes, ndërsa ende nuk dihet numri i saktë i të shoqëruarve.
Në terren janë dislokuar forca të shumta policore, përfshirë efektivë të FNSH-së dhe të repartit “Shqiponja”, ndërsa autobotët me ujë vijojnë të avancojnë drejt protestuesve në përpjekje për të shpërndarë turmën.
Më herët gjatë ditës, incidente u regjistruan edhe pranë Ministrisë së Arsimit, ku pati arrestime, si dhe te selia e Partisë Socialiste, ku u thyen xhamat e godinës.
Pavarësisht ndërhyrjeve të policisë, protestuesit vijojnë të qëndrojnë në rrugët e kryeqytetit, ndërsa përplasjet dhe tensionet para Kryeministrisë vazhdojnë. 2 ORE ME PARE Protestuesit zbarkojnë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, studentët mblidhen para Kryeministrisë, policia merr masa të forta sigurie Ka nisur grumbullimi i protestuesve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Kryeministrisë, ku një numër i madh qytetarësh po mblidhen për të marrë pjesë në protestë.
Ndërkohë, në anën tjetër të bulevardit, forcat e policisë janë pozicionuar përpara godinës së Kryeministrisë, duke marrë masa për sigurimin e perimetrit të institucionit.
Në terren janë vendosur edhe efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, së bashku me dy autobote me ujë, të cilat janë pozicionuar pranë godinës qeveritare për t'u përdorur në rast të përshkallëzimit të situatës.
Një tjetër masë e marrë nga autoritetet është edhe largimi i gurëve nga trotuaret anësore të bulevardit. Kjo masë vjen pas incidenteve të regjistruara gjatë ditëve të fundit, kur protestues kanë përdorur gurë dhe materiale të tjera të forta për të goditur godinat e institucioneve.
Largimi i gurëve synon të kufizojë mundësinë e përdorimit të tyre gjatë protestës dhe të parandalojë incidente të ngjashme me ato të ditëve të mëparshme.
Prania e shtuar e forcave policore, vendosja e autoboteve me ujë dhe masat parandaluese në hapësirat përreth Kryeministrisë tregojnë përgatitjet e autoriteteve për të menaxhuar situatën në rast tensionesh. 3 ORE ME PARE Tensionohet situata, studentët sulmojnë selinë e PS; nga godina dalin persona të maskuar dhe ndjekin protestuesit! Situata është tensionuar më tej, pasi brenda selisë së Partisë Socialiste ndodheshin disa persona civilë të maskuar dhe të pajisur me shkopinj, të cilët dolën nga ambientet e godinës së PS-së dhe kanë nisur të ndjekin protestuesit... Protesta e studentëve është përshkallëzuar përpara selisë së Partisë Socialiste në Tiranë. Një grup të rinjsh është zhvendosur drejt selisë së PS-së, duke i gjetur të papërgatitura forcat e rendit, të cilat në atë moment nuk ishin të pozicionuara përpara godinës. Të rinjtë kanë nisur të godasin me gurë selinë e Partisë Socialiste, duke shkaktuar thyerjen e disa xhamave të ndërtesës. Situata është tensionuar më tej, pasi brenda selisë së Partisë Socialiste ndodheshin disa persona civilë të maskuar dhe të pajisur me shkopinj, të cilët dolën nga ambientet e godinës së PS-së dhe kanë nisur të ndjekin protestuesit. Ende nuk është e qartë se cilët janë këta persona, çfarë funksioni kanë apo nëse kanë lidhje me strukturat e Partisë Socialiste.
Pas përshkallëzimit të situatës, forcat e policisë kanë ndërhyrë për shpërndarjen e protestuesve, duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës. 3 ORE ME PARE Lumë protestuesish në rrugët e Tiranës, turma ndahet në disa grupe Një numër i madh protestuesish kanë mbushur këtë të diel rrugët e Tiranës, në ditën e gjashtë të protestave kundër qeverisë dhe sistemit politik. Vihet re një pjesëmarrje e konsiderueshme e qytetarëve, të cilët janë ndarë në disa grupe dhe po vijojnë marshimin në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Protestuesit fillimisht u grumbulluan pranë Ministrisë së Arsimit, ku pati tensione dhe ndërhyrje të policisë për shpërndarjen e tyre. Në këtë zonë u regjistruan edhe arrestime, ndërsa më pas një pjesë e turmës u zhvendos drejt 9-katësheve.
Marshimi vijoi në pjesën e pasme të Muzeut Historik Kombëtar, ndërsa grupe të tjera protestuesish kanë vazhduar lëvizjen nëpër rrugët e qendrës së Tiranës.
Ndërkohë, gjatë protestës janë djegur kosha mbeturinash në disa rrugë dhe kryqëzime kryesore të kryeqytetit.
Ajo që bie në sy është numri i madh i protestuesve në terren, të cilët, pavarësisht ndërhyrjes së policisë dhe shpërndarjes së grumbullimit fillestar, kanë vijuar marshimin të ndarë në disa grupe.
Protesta mbetet në zhvillim, ndërsa në qendër të Tiranës vijojnë lëvizjet e demonstruesve dhe prania e forcave të policisë. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Tirana sërish në kaos, policia në ndjekje të protestuesve; përplasje nëpër rrugët e kryeqytetit 18 Tetor 2026, 15:3615:36LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Molotovë, gaz, ujë dhe gurë, kaos total para Kryeministrisë 17 Tetor 2026, 16:2516:25LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Tirana kthehet në arenë përplasjesh; nga molotovët te gazi lotsjellës, kryeqyteti në kaos 17 Tetor 2026, 13:5113:51LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Revolta e studentëve në ditën e 5-të, Shqipëria në këmbë kundër Ramës 17 Tetor 2026, 11:5011:50LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Tym, flakë e kaos në Tiranë; revolta e studentëve nuk shuhet nga gazi lotsjellës 16 Tetor 2026, 19:2019:20LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Protesta e studentëve para Kryeministrisë; përplasje, gaz lotsjellës dhe autobote me ujë! 16 Tetor 2026, 16:2116:21LIVE UPDATES

