Blendi Gonxhe Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit evidenton një seri mangësish serioze në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit gjatë viteve 2024-2025, periudhë kur institucioni drejtohet nga Blendi Gonxhe Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit hedh dritë mbi mënyrën se si është administruar Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në vitet 2024-2025, kur në krye të saj ka qenë Blendi Gonxhja. Përtej bilanceve dhe tabelave financiare, audituesit kanë evidentuar probleme që prekin drejtpërdrejt disiplinën buxhetore, kontrollin e brendshëm, menaxhimin e personelit dhe administrimin e programeve me para publike.
Një nga konstatimet më të forta lidhet me pagesat e Ministrisë gjatë vitit 2024. KLSH ka verifikuar shpenzimet e gjeneruara nga sistemi financiar dhe ka konstatuar 405 raste të moslikuidimit në kohë të faturave tatimore, të cilat raporti i klasifikon si “shkelje të disiplinës buxhetore”. Sipas audituesve, këto vonesa krijojnë premisa për penalitete dhe janë në mospërputhje me ligjin për menaxhimin e sistemit buxhetor, ligjin për pagesat e vonuara dhe procedurat standarde të zbatimit të buxhetit.
Problemet nuk mbarojnë me pagesat. KLSH konstaton se aktivet e aparatit të ministrisë nuk janë inventarizuar plotësisht për vitin 2024, një tjetër element që ngre pikëpyetje mbi kontrollin e pasurisë së institucionit. Në pasqyrat financiare është konstatuar gjithashtu nënvlerësim me rreth 11 milionë lekë i një llogarie detyrimesh, pasi nuk ishin pasqyruar detyrime që lidheshin me ndërhyrjen emergjente në Urën e Matit dhe restaurimin e Mozaikut të Tiranës.
Por një nga gjetjet më domethënëse për mënyrën e funksionimit të MEKI-t gjatë drejtimit të Gonxhes është fakti se ministria e krijuar në janar 2024 funksionoi për më shumë se një vit pa një rregullore të brendshme të përshtatur me strukturën dhe kompetencat e saj të reja.
KLSH evidenton se rregullorja e re u miratua vetëm në vitin 2025. Deri atëherë, MEKI kishte vijuar të konsideronte si bazë një rregullore të vitit 2020, të hartuar për ish-Ministrinë e Kulturës, megjithëse institucioni i ri kishte marrë tashmë edhe përgjegjësitë për ekonominë dhe inovacionin. Sipas audituesve, kjo bëri që për më shumë se një vit të mungonte një akt i përditësuar që përcaktonte qartazi detyrat dhe përgjegjësitë e punonjësve dhe strukturave të ministrisë.
Edhe më problematike paraqitet situata me auditimin e brendshëm, mekanizmi që në teori duhet të kontrollojë pikërisht mënyrën se si menaxhohet institucioni.
Gjatë tetë muajve të parë të vitit 2024, Drejtoria e Auditimit të Brendshëm funksionoi vetëm me një specialist, pa drejtor dhe pa përgjegjës sektori. Në gusht u shtuan dy specialistë, por drejtori dhe një përgjegjës sektori u plotësuan vetëm në nëntor.
Nga tetë angazhime auditimi të planifikuara për vitin 2024, në raportin e aktivitetit të ministrisë figuronin vetëm katër të realizuara. Por KLSH shkon edhe më tej: dy prej tyre, kontrollet në Butrint dhe në parqet arkeologjike Apoloni e Bylis, nuk konsiderohen nga audituesit si angazhime auditimi të mirëfillta, por si inspektime të ngritura me urdhër të ministrit.
Pra, kontrolli i brendshëm i një ministrie që administronte 11 programe buxhetore dhe fonde të konsiderueshme rezulton se gjatë një pjese të rëndësishme të vitit 2024 ka funksionuar me kapacitete dukshëm të kufizuara.
Probleme serioze evidentohen edhe te burimet njerëzore. Në vitin 2024, MEKI kishte në organikë 281 vende pune, por numri mesatar faktik ishte vetëm 207 punonjës, duke lënë 74 pozicione vakante. Edhe në vitin 2025 situata nuk ishte normalizuar: nga 281 vende të planifikuara, numri faktik ishte 236, ose 45 vende bosh.
Vetë KLSH arrin në përfundimin se kjo mospërputhje e vazhdueshme cenonte drejtpërdrejt eficiencën e funksionimit të ministrisë, realizimin në kohë dhe me cilësi të objektivave institucionale dhe ngarkonte stafin ekzistues me më shumë punë.
Një kapitull tjetër kritik është ai i “Javëve Kulturore Ndërkombëtare”, një program që gjatë viteve 2024 dhe 2025 ishte nën përgjegjësinë e ministrisë së drejtuar nga Gonxhja.
Të dhënat e KLSH tregojnë se në vitin 2024 programi kishte një buxhet prej rreth 119.7 milionë lekësh, me realizim rreth 96%, ndërsa në vitin 2025 buxheti arriti në rreth 90 milionë lekë, me realizim vetëm 60%.
Por problemi kryesor që evidentojnë audituesit nuk është vetëm niveli i realizimit. KLSH konstaton se “Javët Kulturore Ndërkombëtare”, megjithëse ishin një veprimtari institucionale dhe e përvitshme e ministrisë, nuk ishin trajtuar dhe administruar si program institucional, por si projekt kulturor individual.
Sipas raportit, kjo mënyrë administrimi krijoi paqartësi në klasifikimin, administrimin dhe kontrollin e programit. Për më tepër, megjithëse aktiviteti zhvillohej çdo vit që prej 2022, planifikimi i aktiviteteve dhe buxhetit analitik nuk bëhej në vitin pararendës, por niste gjatë vitit kur programi duhej të zbatohej. KLSH e konsideron këtë në kundërshtim me parimet ligjore të planifikimit dhe menaxhimit të burimeve publike.
Bilanci që lë auditimi për vitet 2024–2025 është i rëndë për ministrinë e drejtuar nga Blendi Gonxhja: 405 raste pagesash jashtë afatit, aktive të painventarizuara plotësisht, mangësi në pasqyrat financiare, dhjetëra vende vakante, auditim i brendshëm me kapacitete të cunguar dhe probleme në administrimin e fondeve të “Javëve Kulturore Ndërkombëtare”. Një seri problematikash që KLSH i ka dokumentuar pikërisht në periudhën kur Gonxhja kishte në dorë drejtimin e institucionit./Pamfletigonxhe ministria klsh Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Tepsia 6-milionëshe e Startup Albania/ Ibrahimaj dhe Ymeri shtojnë 55 fitues në heshtje; dalin bizneset e reja, pjesë e rrethit të pazareve 27 Gusht 2026, 19:0119:01Dosja e zezë 'Sazani' hap dosjen amerikane: Kongresi kërkon komunikimet e Jared Kushnerit me Edi Ramën 27 Gusht 2026, 12:0512:05Dosja e zezë Ministrja e ‘përjetshme’ e Ramës me 9 shtëpi nga kursimet, i biri i Kumbaros i punësuar pranë industrisë së Mbrojtjes! 26 Gusht 2026, 18:3318:33Dosja e zezë ‘Jeniçeri’ i Viktor Orbánit kërkon strehë te Edi Rama 26 Gusht 2026, 11:1811:18Dosja e zezë Çfarë aferash fsheh Kryeministri në dosjet e papublikuara të KKT-së: 194 leje ndërtimi të dhëna në vitet 2017-2026 25 Gusht 2026, 15:3315:33Dosja e zezë Stuhia hungareze mbi ‘ONE Albania’: Gjysma e tregut shqiptar të telefonisë në duart e kompanisë nën hetim, 4iG 25 Gusht 2026, 11:1911:19Dosja e zezë

