Lajme Zone
Ministria e Shëndetësisë: 65 të lënduar në protestën e së shtunës në Tiranë, 37 prej tyre efektivë policie
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ministria e Shëndetësisë: 65 të lënduar në protestën e së shtunës në Tiranë, 37 prej tyre efektivë policie

65 persona kanë mbetur të lënduar gjatë protestës së zhvilluar më 17 tetor 2026 në Tiranë, ndërsa 12 prej tyre vijojnë të jenë të shtruar në Spitalin e Traumës.

65 persona kanë mbetur të lënduar gjatë protestës së zhvilluar më 17 tetor 2026 në Tiranë, ndërsa 12 prej tyre vijojnë të jenë të shtruar në Spitalin e Traumës. Sipas të dhënave të përditësuara nga Ministria e Shëndetësisë, mes të lënduarve janë 37 efektivë të Policisë, 24 protestues dhe 4 kalimtarë, mes të cilëve edhe një i mitur. Ndërkohë, numri i përgjithshëm i personave të lënduar gjatë pesë ditëve të protestave në kryeqytet ka arritur në 272. Nga totali, 169 janë punonjës të Policisë, 82 protestues dhe 21 kalimtarë.