Ministria e Mjedisit mohon se prej 15 gushtit ka nisur sezoni i gjuetisë. Në një reagim në rrjetet sociale, ministri Sofjan Jaupaj thotë se sipas ligjit, zonat e gjuetisë miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Në mungesë të zonave të miratuara, as kalendari i gjuetisë dhe as dispozitat nuk autorizojnë aktivitetin. Ministria thotë se gjuetia e paligjshme do të ketë si pasojë kontrollet dhe penalitetet e përcaktuara në ligj. Reagimi: LEXO EDHE:Resorti në Zvërnec, ministri Jaupaj: Çdo projekt në këtë zonë do t’i nënshtrohet Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis Në përgjigje të informacioneve që po qarkullojnë lidhur me pretendimin se më 15 gusht ka nisur sezoni i gjuetisë, Ministria e Mjedisit sqaron se ky informacion është i pavërtetë. Në zbatim të Ligjit nr. 89/2025 “Për gjuetinë”, zonat e gjuetisë miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Deri në miratimin e tyre sipas procedurave ligjore, ushtrimi i gjuetisë në Republikën e Shqipërisë nuk lejohet. Për rrjedhojë, as kalendari i gjuetisë dhe as dispozitat kalimtare nuk mund të interpretohen si autorizim për ushtrimin e aktivitetit të gjuetisë në mungesë të zonave të miratuara. Ministria u bën thirrje të gjithë gjuetarëve dhe shoqatave që t’u referohen vetëm akteve dhe njoftimeve zyrtare. Çdo ushtrim i paligjshëm i gjuetisë do të jetë objekt i kontrolleve dhe penaliteteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi. Share P.J/Shqiptarja.com TAG: gjueti Ministria e Mjedisit Sofjan Jaupaj Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.6% Shoqëria 27.1% Social media 16.3% Vota total: 4083 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

