Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Ministri Lamallari publikon pamje: Akset rrugore po monitorohen me dronë, radarë dhe mjete inteligjente! Qëllimi, evidentimi i shkeljeve (VIDEO)


Ministri Lamallari ka theksuar se zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor është detyrim për të gjithë drejtuesit e mjeteve, për mbrojtjen e vetes dhe përdoruesve të tjerë të rrugës.

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka theksuar se akset rrugore të vendit po monitorohen me dronë, radarë, mjete inteligjente dhe teknologji moderne. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe pamje nga monitorimi i akseve rrugore, Lamallari ka shkruar se monitorimi i akseve rrugore bëhet me qëllim evidentimin e shkeljeve dhe parandalimin e aksidenteve. LEXO edhe...Policia monitoron rrugët e Korçës me mjete inteligjente, 946 shoferë gjobiten brenda një jave Më tej Lamallari ka theksuar se rregullat e qarkullimit është detyrë për të gjithë që të zbatohen dhe të respektohen. “Me dronë, radarë, mjete inteligjente dhe teknologji moderne, Policia e Shtetit po monitoron në kohë reale akset rrugore për të evidentuar shkeljet dhe për të parandaluar aksidentet. Rregullat e qarkullimit nuk janë me zgjedhje, por detyrim për t’u respektuar nga të gjithë. Kështu mbrojmë veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës”, ka shkruar Lamallari krahas videos së postuar në rrjetet sociale. Share R.Xh/E.H/ReportTv.al aksidentet rrugore policia rrugore Besfort Lamallari akset rrugore Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.3% Shoqëria 26.9% Social media 15.8% Vota total: 5621 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?