Siguria e qytetarëve, mbarëvajtja e sezonit turistik dhe përballimi i zjarreve ishin në qendër të takimit që ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilloi me 12 prefektët e qarqeve. Në këtë mbledhje u diskutuan prioritetet e punës për muajt në vijim, ndërsa Lamallari kërkoi forcimin e koordinimit mes institucioneve dhe rritjen e pranisë në terren, me synim reagim më të shpejtë dhe zgjidhje konkrete për problematikat. LEXO edhe...'Plazhet janë për familjet, jo për aventurierët', Lamallari pas gjobës 500 mijë lekëshe ndaj Jet Car-it në Shëngjin: Kush rrezikon pushuesit do të përballet me ligjin Një vëmendje e veçantë iu kushtua funksionimit të Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike, për të cilët ministri kërkoi angazhim më të madh nga të gjitha institucionet përgjegjëse, duke theksuar se nuk ka vend për administrim rutinë, por për koordinim të vazhdueshëm, reagim të shpejtë dhe rezultate konkrete në shërbim të qytetarëve. Ministri Lamallari nënvizoi se qytetarët i vlerësojnë institucionet përmes sigurisë që ndiejnë në jetën e përditshme dhe cilësisë së shërbimeve që marrin, ndaj çdo strukturë duhet të jetë në lartësinë e përgjegjësive të saj. Në përfundim të takimit, ministri vlerësoi rolin e prefektit si përfaqësues i Qeverisë në territor dhe si hallkë kyçe në koordinimin e institucioneve, me qëllim garantimin e zbatimit të politikave publike dhe arritjen e rezultateve konkrete në interes të qytetarëve. U.D/ReportTv.al Tirane turizmi Besfort Lamallari Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.9% Jo 29.4% Nuk e di 6.6% Vota total: 8699 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

