Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, mbërrin sot në Tiranë për një vizitë zyrtare, gjatë së cilës pritet të nënshkruhen disa marrëveshje ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Izraelit. Gjatë vizitës, kryediplomati izraelit pritet të zhvillojë takime me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, si dhe homologun e tij shqiptar, Ferit Hoxha.
Sipas informacionit të publikuar nga Ministria e Jashtme e Izraelit, marrëveshjet dhe kontratat që pritet të lidhen mes dy vendeve do të përfshijnë disa fusha, mes tyre tregtinë, sigurinë kibernetike, inovacionin, menaxhimin e ujit, energjinë, shëndetësinë dhe bujqësinë.
Në njoftimin e saj, ministria përmend vendimin e Shqipërisë për ta shpallur Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) organizatë terroriste, si dhe dënimin e sulmeve të Hamasit. “Marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të forta. Tirana ka shprehur mbështetje për Izraelin, duke e shpallur Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) organizatë terroriste dhe duke dënuar sulmet terroriste të Hamasit”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, nga zyra e kryeministrit Edi Rama nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë vizitë, apo mbi marrëveshjet që pritet të nënshkruhen. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

