Serbia dhe Shqipëria kanë rënë dakord në parim për të hapur konsullata në Shkodër dhe Bujanoc, tha Ministri i Jashtëm serb Marko Gjuriç. “Jam i lumtur që pata bisedime të mira me ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, me të cilin arritëm një marrëveshje në parim për të hapur konsullatat e dy vendeve tona në Shkodër dhe Bujanoc”, tha Gjuriç për Radio Beogradin.
Duke folur për Bashkimin Evropian, Gjuriç tha se Serbia ka përshpejtuar zbatimin e reformave nga axhenda e BE-së dhe se anëtarësimi në BE është interes kombëtar i Serbisë.
“Mendoj se është shumë e përgjegjshme dhe e rëndësishme që Serbia përshpejtoi zbatimin e reformave që janë pjesë e axhendës evropiane. Besoj se është në interesin tonë kombëtar të jemi në atë tryezë, sepse kjo ndryshon jo vetëm faktin se 62 përqind e shkëmbimit tonë ekonomik është me vendet e BE-së, por 78 përqind me vendet e BE-së dhe rajonin.”, tha ai. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

