Lajme Zone
Ministri i Jashtëm i Izraelit në Tiranë, sot takime me Ramën, Peleshin e Hoxhën! Në fokus marrëveshjet dypalëshe në fusha të ndryshme
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ministri i Jashtëm i Izraelit në Tiranë, sot takime me Ramën, Peleshin e Hoxhën! Në fokus marrëveshjet dypalëshe në fusha të ndryshme

Qëllimi i vizitës është nënshkrimi i një marrëveshjeje të gjerë ndërqeveritare (G2G). Në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme izraelite, theksohet gjithashtu edhe marrëdhënia e mirë mes dy vendeve, duke cituar edhe mbështetjen e Tiranës zyrtare ndaj Izraelit kundër Iranit dhe Hamasit.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare diplomatike me qëllim nënshkrimin e një marrëveshjeje të gjerë ndërqeveritare (G2G). Me këto marrëveshje, Shqipëria do të lidhë “kontrata drejtpërdrejt me kompanitë izraelite, duke hapur mundësi të rëndësishme tregtare në fushat e sigurisë kibernetike, inovacionit, menaxhimit të ujit, energjisë, shëndetësisë dhe bujqësisë”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Izraelit. LEXO edhe...Një hapësirë e re për studentët, si duket godina e re e Studimeve Profesionale në universitetin ‘Aleksandër Moisiu’ në Durrës Në axhendën e ministrit përfshihen takime me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi dhe ministrin e Jashtëm, Ferit Hoxha. Në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme izraelite, theksohet gjithashtu edhe marrëdhënia e mirë mes dy vendeve, duke cituar edhe mbështetjen e Tiranës zyrtare ndaj Izraelit kundër Iranit dhe Hamasit. “Marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të forta. Tirana ka shprehur mbështetje për Izraelin, duke e shpallur Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) organizatë terroriste dhe duke dënuar sulmet terroriste të Hamasit”, përfn njoftimi. P.J/ReportTv.al niko peleshi Ferit Hoxha Tirane edi rama Gideon Sa'ar Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59.2% Jo 34.5% Nuk e di 6.3% Vota total: 6407 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?