Lajme Zone
‘Disa gjëra në jetë kanë nevojë për kohë’, Lela Seferi dhe Leo Gashi rigjejnë rrugën drejt njëri-tjetrit
KulturëReport TV

‘Disa gjëra në jetë kanë nevojë për kohë’, Lela Seferi dhe Leo Gashi rigjejnë rrugën drejt njëri-tjetrit

Pas një historie dashurie me ulje e ngritje, Lela Seferi dhe Leo Gashi duket se po shijojnë një kapitull të ri së bashku. Dyshja e njohur nga Big Brother VIP Kosova 3 ka publikuar një kolazh fotografish me momente romantike krah njëri-tjetrit.

Pas një historie dashurie me ulje e ngritje, Lela Seferi dhe Leo Gashi duket se po shijojnë një kapitull të ri së bashku. Dyshja e njohur nga Big Brother VIP Kosova 3 ka publikuar një kolazh fotografish me momente romantike krah njëri-tjetrit, por këtë herë, më shumë se fotografitë, vëmendjen e ka marrë përshkrimi i Lelës. “Disa gjëra në jetë kanë nevojë për kohë, distancë dhe heshtje, që të gjejnë sërish rrugën drejt vendit ku i përkasin…”, ka shkruar ajo. Një dedikim që duket se përmbledh më së miri gjithë rrugëtimin e tyre, nga dashuria që lindi brenda shtëpisë së Big Brother, te ndarja që bëri bujë e deri te vendimi për t’i dhënë një tjetër mundësi njëri-tjetrit. Ndërsa Leo e ka përmbledhur gjithçka në vetëm dy fjalë: “Të dua”, ka komentuar ai. Pas lajmeve për ribashkim, Lela u shfaq si protagoniste në videoklipin e këngës “Don” të Leos, duke vulosur rikthimin e tyre. 1/15 P.J/ReportTv.al lela seferi leo gashi Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59.2% Jo 34.5% Nuk e di 6.4% Vota total: 6497 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?