Qeveria thotë se gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, ekonomia e vendit ka vazhduar të shfaqë një ecuri të qëndrueshme dhe konsolidim pozitiv.
Këto të dhëna u bënë të ditura gjatë një konference të përbashkët për shtyp nga ministri i Financave, Petrit Malaj, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Bes Beja, dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj, ku u bë bilanci i administrimit fiskal për këtë periudhë.
“Ekonomia shqiptare në tremujorin e parë të vitit 2026 u rrit me 3.7%, një ritëm më i lartë se mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe e Bashkimit Evropian”, tha ministri.
Duke parë drejt muajve të ardhshëm, kreu i Financave shprehu optimizëm për ecurinë e mëtejshme. “Deri në fund të vitit 2026 parashikojmë që rritja ekonomike të arrijë në 4%, ku kontributin kryesor do ta japin sektori i shërbimeve, si dhe investimet private dhe publike”, deklaroi ai.

