Lajme Zone
Ministri i Drejtësisë takon Komisionerin Europian McGrath, në fokus reforma në drejtësi dhe integrimi në BE
PolitikëEuronews Albania

Ministri i Drejtësisë takon Komisionerin Europian McGrath, në fokus reforma në drejtësi dhe integrimi në BE

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi këtë të të enjte një takim me Komisionerin Europian për Demokracinë, Drejtësinë, Shtetin e së Drejtës dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath.

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi këtë të të enjte një takim me Komisionerin Europian për Demokracinë, Drejtësinë, Shtetin e së Drejtës dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath. Në qendër të diskutimeve ishin forcimi i shtetit të së drejtës dhe rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Gjatë takimit u diskutua për konsolidimin dhe qëndrueshmërinë e reformës në drejtësi, përmbushjen e kritereve të integrimit europian, si dhe rolin e Ministrisë së Drejtësisë në këto procese. Ministria e Drejtësisë mbetet e angazhuar për të çuar përpara reformat dhe përmbushjen e standardeve europiane, me synim një drejtësi më efektive, institucione që funksionojnë dhe garanci më të forta për të drejtat e qytetarëve.