Lajme Zone
Ministri Hoxha takohet me zyrtaren e lartë amerikane, në fokus mbrojtja dhe siguria
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ministri Hoxha takohet me zyrtaren e lartë amerikane, në fokus mbrojtja dhe siguria

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA-së, Allison Hooker, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Strategjik të Bledit.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA-së, Allison Hooker, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Strategjik të Bledit. Përmes një postimi në rrjetin social X, Hoxha bëri të ditur se gjatë takimit u riafirmua rëndësia e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe angazhimi i përbashkët për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha me interes të ndërsjellë. “Ishte kënaqësi të takohesha me Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike, Allison Hooker, në margjinat e Forumit Strategjik të Bledit”, shkroi Hoxha. Sipas ministrit, në vijim të diskutimeve të zhvilluara në Uashington në korrik, palët diskutuan mbi bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe bashkëpunimin brenda NATO-s, veçanërisht pas Samitit të Ankarasë dhe në prag të samitit të ardhshëm të Aleancës që do të mbahet në Shqipëri. Në takim u diskutua gjithashtu për mjedisin e sigurisë dhe zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm në mbështetje të stabilitetit dhe sigurisë në rajon. Hoxha theksoi se Shqipëria dhe SHBA-ja janë të lidhura nga një partneritet i gjatë, i mbështetur në vlera të përbashkëta demokratike, solidaritetin transatlantik dhe angazhimin e përbashkët për sigurinë. “Ne mezi presim të vazhdojmë dialogun dhe bashkëpunimin tonë të ngushtë, me fokus në arritjen e rezultateve të prekshme që avancojnë interesat tona të përbashkëta dhe u sjellin dobi të dy vendeve tona”, përfi ministri.