Ministri Blendi Gonxhja mirëpriti në MTKS Sekretarin e Përgjithshëm të FIBA-s, Andreas Zagklis, anëtarin e Bordit të FIBA Europe, Michal Konecny, dhe Presidentin e Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari. Gjatë takimit me ta u diskutua për zhvillimin e basketbollit shqiptar përmes rritjes së mbështetjes për federatën dhe investimeve në infrastrukturën sportive, me fokus krijimin e hapësirave të dedikuara për basketbollin. LEXO edhe...Blendi Gonxhja nderohet në Senatin Italian me çmimin 'Luani i Artë për Merita' Vëmendje të veçantë gjatë takimit iu kushtua ligjit të sponsorizimit si instrument për të nxitur përfshirjen e sektorit privat dhe për të zgjeruar burimet financiare për klubet e sportistët, si dhe forcimit të bashkëpunimit me FIBA-n për një basketboll shqiptar më konkurrues në arenën ndërkombëtare. Share R.Xh/E.H/ReportTv.al sponsorizim basketboll Blendi Gonxhja Fiba Komento Komente Sondazhi i ditës: Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet? Po 26% Jo 69% Nuk e di 5% Vota total: 715 Sondazhi i ditës: Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet?
