Lajme Zone
PolitikëReport TV

Ministrja Spahiu viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër: Do të vijojmë zgjerimin e aksesit në shërbime cilësore, sa më pranë nevojave të qytetarëve të moshës së tretë (VIDEO)


Ministria Spahiu deklaroi se do të vijojë zgjerimi i aksesit në shërbime sociale, nga depistimi dhe ndjekja shëndetësore, për të qenë sa më pranë nevojave të qytetarëve të moshës së tretë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, ka vizituar sot Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër, ku ofrohen shërbime të integruara shëndetësore dhe sociale. Spahiu ka theksuar se Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale do të vijojë zgjerimin e aksesit në shërbime sociale, nga depistimi dhe ndjekja shëndetësore, për të qenë sa më pranë nevojave të qytetarëve të moshës së tretë. LEXO edhe...Spahiu takim me specialistët e shëndetit mendor në Durrës: Duhet më shumë mbështetje dhe dinjitet për pacientët “Në Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër, ku ofrohen shërbime të integruara shëndetësore dhe sociale, me fokus mirëqenien, kujdesin e personalizuar dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për të moshuarit. Nga depistimi dhe ndjekja shëndetësore, te kujdesi social dhe mbështetja e përditshme, do të vijojmë zgjerimin e aksesit në shërbime cilësore, sa më pranë nevojave të qytetarëve të moshës së tretë”, ka shkruar Spahiu në rrjetet sociale. R.Xh/E.H/ReportTv.al ministria e shendetesise shtepia e te moshuarve Shkoder Klodiana Spahiu Komento Komente Sondazhi i ditës: Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet? Po 25.9% Jo 69% Nuk e di 5.1% Vota total: 791 Sondazhi i ditës: Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet?