Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Ministrat e tu vjedhin e s’i kontrollon dot! Jep dorëheqjen”, aktivisti tregon mesazhet që shkëmbeu me kryeministrin


Aktivisti nga diaspora Arbër Lleshi, në një intervistë me moderatorin Klevin Muka në News 24 tregoi ndër të tjera mesazhet që ka shkëmbyer me kryeministrin Edi Rama.

Aktivisti nga diaspora Arbër Lleshi, në një intervistë me moderatorin Klevin Muka në News 24 tregoi ndër të tjera mesazhet që ka shkëmbyer me kryeministrin Edi Rama. Lleshi u shpreh se se i tha kryeministrit se ministrat e tij vjedhin e se vetë Rama më së paku nuk i kontrollon dot. Ai shtoi se edhe kjo është një arsye pse Rama duhet të japë dorëheqjen, për sa kohë nuk kontrollon dot korrupsionin qeveritar. Më tej, Lleshi nënvizoi se Rama e ka kthyer çdo gjë në teatër dhe bën batuta bajate, duke mos u treguar serioz për hallet e qytetarëve. Klevin Muka: Pashë një komunikim tuajin me kryeministrin Edi Rama në Facebook. I kërkuat llogari në numrin e tij personal. Çfarë u tha? Aktivisti nga diaspora Arbër Lleshi: I parashtrova një argumentim të thjeshtë. I thashë se ka gjitha këto skandale korruptive në qeveri. I thashë që ju keni thënë se nuk janë bërë aktet korruptive me urdhrin tim, por janë bërë pas shpinës time. Edhe sikur kjo të jetë e vërtetë, i bie që kemi të bëjmë me një kryeministër që nuk kontrollon dot korrupsionin që ndodh nën hundën e tij. Kjo përmban një përgjegjësi institucionale për ju si kryeministër. I thashë që vetëm kjo përgjegjësi ju bën ju që të jepni dorëheqjen. Klevin Muka: Çfarë ju tha kryeministri?

Arbër Lleshi: Më tha “amanet mushkat”, që është një shprehje e vjetër shqiptare. Kryeministri vazhdon teatrin, nuk është serioz. Nuk i përgjigjet ankesave në mënyrë serioze, por bën batuta bajate. Më tha që këtë e rregullon sistemi i drejtësisë, që la të nënkuptuar që këtë sistem drejtësie e kishte sjellë ai. Në fakt e dimë shumë mirë që drejtësia është një përpjekje ndërkombëtare për të bërë gjërat më mirë e për të shpëtuar Shqipërinë nga njerëzit si Rama. Rama është njeriu i parë që duhet të jetë target i drejtësisë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: aktivisti edi rama jep doreheqjen mesazhet